Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrasja e Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Tetën, shtyhet seanca, mungoi avokati
6 Dhjetor 2021, 17:14Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, të akuzuarin për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht të vitit 2019. Sot është zhvilluar seanca e radhës gjyqsore ndaj Tteës, një muaj pasi u dha pretenca më 8 nëntor, por sërish u shty.
Kjo për shkak se mungoi avokati i të akuzuarit. Teta akuzohet për vrasje me paramendim kryer në kuadër të grupit kriminal në rolin e ndihmësit. Vetë Teta nuk ka pranuar për asnjë moment se ka gisht në lidhje me ngjarjen.
Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore.
Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.
TIRANË– Pesë persona kanë ndërruar në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në bilancin e 24 orëve të fundit të Ministrisë së Shëndetë...
TIRANË– 10 persona janë vënë në pranga në 24 orët e fundit dhe dhjetë të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. N...
TIRANË – Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj bëri me dije se mutacionet e COVID-it po shkojnë në fazën e fundit. Për “TV Klan”, anëtari i Komi...
DURRËS– Një “shtëpi bari” është zbuluar në Durrës! Pas një aksioni të zhvilluar në Durrës, Policia e Shtetit ka vënë në pranga në flagrancë babë e bi...
BRITANI E MADHE- Bekim Zyberaj, 20 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe nga Shqipëria, është dënuar me 12 muaj burg dhe 100 orë punë të papa...