LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Pashko Ujkës, familja ofron 25 mijë € për këdo që jep informacion

8 Shkurt 2022, 12:54 Nga DOSJA
Vrasja e Pashko Ujkës, familja ofron 25 mijë € për këdo

SHKODËR- Familja e Pashko Ujkës, ish-deputetit që u vra më 29 Nëntor 2021 në Shkodër, ka vendosur që të japë shpërblim për këdo që jep informacione rreth autorit të ngjarjes. Lajmin e ka bërë të ditur për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, vajza e Pashko Ujkës, Ledisia Ujka. Kjo e fundit bëri të ditur se familja e saj ka vendosur që të ofrojë 25 mijë Euro shpërblim për këdo që jep informacione dhe të dhëna për autorin e vrasjes së Pashko Ujkës. Familja Ujka ka vendosur në dispozion edhe numrin +355 67 61 75 086, duke garantuar anonimatin për cilindo qytetar që jep informacione. Vajza e ish-deputetit thotë se kanë vendosur numrin e tyre personal dhe jo të policisë për arsye se nuk kanë besim. Ledisia Ujka ka theksuar gjithashtu se dosjen e vrasjes së Pashko Ujkës do ta hapin edhe në Itali për arsye se ish-deputeti ka patur nënshtetësi italiane.

INTERVISTA E PLOTË:

Spartak Koka: Përse keni vendosur si familje të jepni një shpërblim financiar për ata që do t’ju ndihmojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe a mund të na jepni konkretisht më shumë detaje për këtë shpërblim financiar që keni vendosur si familje? Dhe përse vendosët ju dhe nuk e bëri policia dhe institucionet ligjzbatuese?

Ledisia Ujka: E kemi nga halli sepse ne kemi kërkuar drejtësi, por e kemi parë që drejtësia nuk është duke u bërë për gjakun e babit tim dhe për këtë arsye ne kemi vendosur të flasim që të zgjidhim këtë çështje që të zbardhet kjo vrasje. Deri sot nuk është bërë asnjë gjë për të gjetur vrasësin e babit tim. Ne si familje do mundohemi t’i shkojmë deri në fund kësaj drejtësie për të gjetur drejtësi për gjakun e tij.

Spartak Koka: Si do t’i shkoni deri në fund?

Ledisia Ujka: Me prova, me gjëra çfarë kemi mbledhur, me gjithçka çfarë ne dimë dhe çfarë kemi gjetur. Me shtete të tjera sepse do angazhojmë edhe shtetin italian sepse ai kishte nënshtetësi italiane. Edhe në shtetin amerikan meqë kemi parë që autoritetet e Shqipërisë, si policia, si prokuroria, si gjykata, askush nuk ka bërë asnjë gjë për të zbardhur këtë ngjarje.

Spartak Koka: Po si do ta hapni në shtetin italian? Do bëni kallëzim atje?

Ledisia Ujka: Ne kemi marrë të gjithë dosjen me provat për vrasjen e babit tim dhe e kemi dërguar për ta përkthyer dhe pastaj do të hapet si dosje dhe në Itali, në prokurorinë e Italisë.

Spartak Koka: Në cilin vend?

Ledisia Ujka: Në Varese ku ai ka pasur dhe rezidencë atje. Nga momenti që është bërë vrasja e babit deri sot, të gjithë na kanë thënë mos flasim, mos të themi çfarë konfliktesh kemi pasur, mos të japim detaje, nuk na ka dalë asnjë njeri zot. I kemi kërkuar edhe policisë, i kemi thënë që duam mbrojtje, sepse vetë policia në shumë raste na ka thënë që ju mund të jeni të kërcënuar, por mos e diskutoni dhe është më mirë që shumë gjëra t’i mbani për vete.

Spartak Koka: Ju kanë dhënë mbrojtje juve personalisht?

Ledisia Ujka: Jo, jo.

Spartak Koka: Ju keni kërkuar mbrojtje?

Ledisia Ujka: Po, kemi kërkuar mbrojtje, kemi folur edhe me drejtorin e policisë në Shkodër, edhe me nëndrejtorin. Nëndrejtori është ai që është marrë me këtë ngjarje për ta zbardhur dhe na ka thënë nuk keni pse se s’ka çfarë t’ju ndodhi juve.

Spartak Koka: Po a ju kanë thënë që mos flisni se mund t’ju ndodhë diçka?

Ledisia Ujka: Po na kanë thënë. Unë e mbaj mend që atë ditë që kam qenë duke varrosur babin, shumë persona si shokë të tij e shumë veta na kanë thënë mos të flasim.

Spartak Koka: Nga kush ndiheni të kërcënuar?

Ledisia Ujka: Këta dy persona që i patën kapur që dyshojmë. Por këta dy persona që kemi parë ne nuk besoj se gjithë kjo vrasje sepse është një vrasje që ka ndodhur në mes të Shkodrës. Mos të arrihet të gjendet, unë nuk e kuptoj.

Spartak Koka: Çfarë shume keni dhënë si shpërblim dhe çfarë numri keni vendosur për kontakt?

Ledisia Ujka: Ne kemi vendosur shumën si familje dhe ofrojmë 25 mijë Euro për çdo persona që ka fakte konkrete dhe prova për të gjetur vrasësin e babit tim. Këto lekë janë lekë që shkojnë për shpirt të tij, për gjak të tij sepse ai ka punuar gjithë jetën dhe ne do bëjmë të pamundurën që të vendoset drejtësia për të.

Spartak Koka: Përse keni vendosur një numër tuajin familjar dhe jo të policisë?

Ledisia Ujka: Kemi vendosur numrin tonë sepse ne nuk kemi besim te policia. Policia na ka thënë që 99%, pas 2 javëve, ngjarja në shtet është e zgjidhur.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ledisia ujka pashko ujka vdes pashko ujka ledisia ujka pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj