Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Kërkuan 12 vite burg, u vendos 3.4/SPAK ende asnjë kërkesë për rekurs, pret vendimin
8 Shkurt 2022, 12:06Nga DOSJA
TIRANË– Kanë kaluar 5 ditë nga marrja e vendimit për dënimin me burg të ish-ministrit të Bredshëm, Saimir Tahiri, por dy hetuesit e SPAK, ende nuk kanë ankimuar vendimin. Dritan Premçi dhe Vladimir Mara, dy hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kanë 30 ditë kohë për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e formës së prerë nga Apeli i GJKKO-së. Të dy kërkuan nga Gjykata 12 vite heqje lirie për ish-ministrin, për akuzat e trafikimit të narkotikëve dhe bashkëpunimit me një grup të strukturuar kriminal.
Prokurorët thanë se kanë prova se ish-ministri i Brendshëm ka pasur lidhje me anëtarët e grupit dhe Habilaj dhe i kanë mbështetur e mbrojtur ata në të paktën katër episode trafikimi të drogës në drejtim të Italisë. Por pretenca e tyre nuk u mor parasysh duke dënuar me vetëm 5 vite heqje lirie, ish-zyrtarin, dënim që i reduktohet në 3.4 për shkak se përfiton nga procedura e gjykimit të shkurtuar. Ndaj dhe i shkurohet edhe 1/3 e dënimit. Deri më tani, as mbrojtja e Tahirit nuk ka bërë rekurs pasi presin zbardhjen e plotë të vendimit të Gjykatës së Apelit, ndërsa vetë ish-ministri pritet që të transferohet së shpejti në burgun e Rrogozhinës, ku edhe do të vuajë dënimin.
Edhe pse ish-ministri kërkoi pafajsinë, sërish togat e zeza i konsideruan të forta provat kundër tij duke e dënuar me burg. Akuza e argumentuar nga Prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij. Beteja pritet që të vijojë sërish në Gjykatën e Lartë, por kësaj here ka një ndryshim, Tahiri nuk do të shkojë më si i pandehur, por si fajtor me pranga në duar në kërkim të lirisë.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka denoncuar publikisht 4 raste abuzimesh që sipas tij kanë kryer shkelje të ligjit. Në një deklaratë për s...
TIRANË– 9 persona kanë në rënë në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa 2 të tjerë janë nën hetim. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë disa p...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Rinasit. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e Rinasit, duke bërë që...
SARANDË– Babai i Edmond Theodhorit, të vrarë në vitin 2015, ka paditur në Gjykatën e Sarandës dy të akuzuarit për vrasjen e djalit të tij. Hamit Mehm...
TIRANË– Partia Socialiste ka dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrimin e kandidatëve për Shkodrën, Durrës...