LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau kushëririn pas sherrit për tokën, Kastriot Hasalla pranon krimin: Qëllova unë, më lironi djalin dhe vëllain, ktheni

31 Korrik 2021, 14:43 Nga DOSJA
Vrau kushëririn pas sherrit për tokën, Kastriot Hasalla pranon

LUSHNJE– Kastriot Hasalla, 33-vjeçari që qëlloi në drejtim të kushëririt të tij Romeo Hasallës duke e lënë të vdekur pas një konfliktit për tokën, ka pranuar krimin e rëndë, pasi u dorëzua ditën e sotme në policinë e Lushnjes. Dy ditë pasi policia e kërkonte për vrasjen e 30-vjeçarit, ai vendosi të dorëzohej përmes avokatit të tij, pasi është shprehur se nuk ka besim te policia.

Në një intervistë me gazetaren e TvKlan, Anila Sefën, Hasalla ka pretenduar se ka qenë ai që ka qëlluar vetë me armë dhe ka vrarë të riun si dhe ka plagosur vëllezërit dhe babain e viktimës dhe vëllai dhe djali i tij, të cilët ndodhen në burg, duhet të lirohen pasi janë të pafajshëm. Lidhur me vetëdorëzimi në polici ka folur edhe avokati i tij, Ilir Dervishi, i cili tha se Hasalla e ka kryer krimin në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike pasi jeta e djalit të tij është ërcënuar nga pala tjetër me armë.

Intervista me Kastriot Hasallën:

Gazetarja: Kush jeni ju?

Kastriot Hasalla: Unë quhem Kastriot Hasalla.

Gazetarja: Ju jeni autori që kryet vrasjen?

Kastriot Hasalla: Po! Unë them vetëm drejtësinë dhe si ka ndodhur do t’i tregoj më tutje.

Gazetarja: A keni qëlluar ju me armë?

Kastriot Hasalla: Po unë kam qëlluar.

Gazetarja: Pse u dorëzuat te avokati dhe jo te policia?

Kastriot Hasalla: Në polici nuk kisha besim, se nuk ka drejtësi. Për çfarë kam bërë mbaj përgjegjësi deri në fund. Çuni duhet të lirohet me gjithë vëllain se nuk ka përgjegjësi fare. Unë kam qëlluar, mbaj përgjegjësi deri në fund. Mjetet e mia duhet të lirohen, se nuk e kanë bërë mjetet krimin.

Dëshmia e avokatit:

Unë jam avokati Ilir Dervishi që përfaqësoj klientin tim. E rëndësishme është që klienti me vullnetin e tij të lirë po shkon të dorëzohet pranë organeve të drejtësisë. Ka dashur të dorëzohet që ditën e parë, por nuk e di arsyen pasi 50 minuta kemi që kemi kontaktuar bashkë. Kemi kontaktuar shefin e komisariatit, prokurorin e çështjes, drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjes, për veprimin e klientit tim, por meqë jam përballë jush, edhe në emër të klientit tim dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së viktimës, por edhe shërim sa më të shpejtë të të plagosurve. Kjo është një ngjarje e rëndë, por edhe një ngjarje që nuk ka patur rrethana të tjera përveç atyre rastësore, që nuk ka pasur paramendim, por ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike të klientit tim dhe duke parë jetën e djalit që rrezikohej nga kërcënimi me armë i palës tjetër.

Ditën e sotme në Gjykatën e Lushnjes u dhanë masat e sigurisë për të arrestuarit. Gjykata dha masën e arrestit me burg për Afrim dhe Marjo Hasallën, të cilët akuzohen për ngjarjen e rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 29 Korrikut në Garunjas të Lushnjes. Autorët e dyshuar të ngjarjes u përplasën me viktimën, vëllezërit e tij dhe babain e tyre. Romeo Hasalla kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familjet ishin në konflikt të vjetër për pronën teksa rezulton se viktima me autorët ishin kushërinj të largët.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kastriot hasalla romeo hasalla kastriot hasalla romeo hasalla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet