EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Aktualitet
6 Gusht 2020, 05:41Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 33-vjeçari Mihal Thimjo nga fshati Derviçan. Ky i fundit është arrestuar gjatë natës në rrugën nacionale, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Për arrestimin e tij, janë angazhuar 50 forca policie.
Policia njofton se vrasja ndodhi gjatë një sherri të çastit për motive të dobëta. Ndërkohë, vetë autori ka pranuar krimin e rëndë dhe ka deklaruar para oficerëve se sherri nisi pasi viktima e quajti grek. Po kështu, ai ka deklaruar se bashkë me viktimën kishin konsumuar alkool, pasi po ktheheshin nga një drekë në Poliçan të Zagorisë.
57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë atë. Por, gjatë përleshjes edhe autori është i plagosur në shpatull dhe në këmbë. Pas vrasjes Mihal Thimjo, shkoi në banesë dhe ndërroi rrobat me të cilat kreu krimin e rëndë. Më pas, ai mori makinën dhe u nis për rrugë, por nuk mundi t’i shpëtonte forcave të Policisë.
33-vjeçari punonte si muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Autori dhe viktima Gëzim Saraçi u konfikuan me njëri-tjetrin teksa po udhëtonin me kamionçinën e këtij të fundit. Gjatë sherrit, ai e goditi 57-vjeçarin me sende të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes së rëndë autori zbriti nga kamionçina dhe mori në telefon familjen e tij, të cilët shkuan në vendngjarje dhe gjetën të pajetë Saraçin.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Sot mos dilni pa çadër nga shtëpia. Meteoalb parashikon se gjatë mesditës do të ketë vranësiria dhe shira në të gjithë territorin. Tempera...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë thirrjen e Ilir Metës për qeverinë, ...
LIBAN-E gjithë bota është sensibilizuar pas tragjedisë në kryeqytetin e Libanit, Bejrutin. Gjatë ditës së djeshme është krijuar një fond nga organizata jo-fitim...
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Në Dubai, të infektuarit me Covid-19, tashmë nuk kanë më nevojë që t’i nënshtrohen një testi për ta kuptuar këtë gjë. Ata por zbuloh...
ELBASAN-Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëemjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë. Identiteti i vik...
TIRANË- Mjekja Lida Shosha ka reaguar sot për situatën e COVID-19 dhe ka një mesazh për të gjithë ata që nuk ekzistojnë tek koronavirusi. Në një postim në ...
TIRANË- Në Shqipëri vazhdon të përhapet me shpejtësi epidemia COVID 19. Përditë shënohen disa vdekje dhe disa dhjetëra të infektuar të rinj. Por, studiuesi...
VELIPOJË -Tre vrojtues në plazhin e Velipojës kanë shpëthuar nga mbytje tre persona gjatë ditës së sotme. Githçka nisi pasi një pushuese nga Gjakova...
SHBA- Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pas shtimit të rast...
TROPOJË– Janë zbardhur detaje në lidhje me shtatë personat e infektuar në Tropojë, që u raportuan gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se mes shtatë ras...