Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ekzekutohet ndërtuesi Niko Goro në Himarë/ Kapet autori nga Tirana, 53-vjeçari e qëlloi 5 herë me armë pas sherrit për p
17 Tetor 2020, 07:15Nga DOSJA
HIMARË- Tronditet Himara. Vritet me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:55 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni 51-vjeçar doli nga marketi i motrës së tij. Atentatori ka studiuar lëvizjet e viktimës, pasi ai çdo mëngjes bënte shëtitje në këmbë. Ai i ka bërë pritë Goros pranë një marketi dhe është larguar me shpejtësi me furgonin ku ndodhej. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi me 5 plumba në drejtim të tij. Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë u plagos lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç.
53-vjeçari u kap një orë më vonë në vendin e quajtur Livadhe, pak minuta larg vendit të ngjarjes. Policia i ka sekuestruar dy armë zjarri, ( një kallashnikov dhe një pistoletë), si dhe furgonin tip “Wolkswagen”, 7 vendesh që është përdorur gjatë atentatit ndaj biznesmenit. Nuk dihet ende se me cilën armë ka qëlluar autori në drejtim të biznesmenit. Ndërkohë dyshohet se personat e tjerë që e kanë ndihmuar janë larguar me skaf nga qyteti i Himarës.
Para uniformave blu, 53-vjeçari ka pranuar krimin e rëndë dhe ka thënë se shkak është bërë një pronë.
Leka ka dëshmuar se Goros i kishte dhënë një pronë për ndërtim, ndërsa ky i fundit nuk i dha lekët. “I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, ka dëshmuar ai.
Dy pistat ku po heton policia për ngjarjen:
Pista e parë është një konflikt pronësie, të cilën e ka pranuar edhe vetë autori. Ndërsa pista dytë është një sherr mes 53-vjeçarit dhe viktimës për një borxh prej 70 mijë euro. Policia dyshon se Kliti Leka e ka qëlluar për vdekje Niko Goron pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh. Autori është elektriçist dhe ka krijuar një grup pune, të cilët kanë marrë përsipër kryerjen e të gjitha instalimeve elektrike në hotelin e dytë që Goro po ndërtonte në Himarë. Mirëpo, mos dhënia e këtyre parave dhe debatet e vazhdueshme me biznesmenin mund të jetë shkak i ekzekutimit.
Kush është Niko Goro?
Niko Goro është baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar një kafe të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit. Ai i ka regjistruar bizneset nën logon “ARG”. Ai ka lidhje të ngushta me socialistët, pasi në një foto shfaqet në krah të Damian Gjiknurit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HIMARË-Kjo është makina që 53-vjeçari Kliti Leka përdori gjatë atentatit me armë zjarri ndaj biznesmenit Niko Goro në Himarë. Dyshohet se në makinën...
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme. Sipas bluve në pranga kanë rënë A. H., 17 v...
HIMARË- Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua 51-vjeçari Niko Goro në Himarë. Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al, vendi para marketit në ...
HIMARË– Biznesmeni Niko Goro që u vra mëngjesin e sotëm në Himarë, pranë marketit të motrës së tij është djali i xhaxhait të kryebashkiakut të Himarës, Jor...
HIMARË- Zbardhet dëshima e Kliti Lekës, 53-vjeçari që vrau me armë zjarri Niko Goron, biznesmen. Ai ka thënë para policëve Goros i kishte dhënë një ...
HIMARË- Janë dy pista ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit Niko Goro. Pista e parë e parë është ajo e një konfliti pronësie. Mësohet se biznesmen...
HIMARË– Del fotoja e biznesmenit Niko Goro, babai i dy fëmijëve që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë. Niko Goro është djali i xhaxhait të kryebashkia...