LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Dëshiroj ta ruaj Serbinë nga konfliktet dhe luftërat

8 Mars 2022, 08:07 Nga DOSJA
Vuçiç: Dëshiroj ta ruaj Serbinë nga konfliktet dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia tashmë ka marrë një vendim lidhur me sanksionet ndaj Rusisë dhe se ai vendim i është paraqitur opinionit.

Këtë deklaratë, Vuçiç e ka bërë më 7 Mars duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me qëndrimin që ka Beogradi ndaj ngjarjeve në Ukrainë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 Shkurt, Serbia mbështeti integritetin territorial të atij vendi dhe në të njëjtën kohë vendosi të mos u bashkohet sanksioneve, të cilat Bashkimit Evropian i vendosi ndaj Moskës zyrtare.

“Të udhëheqësh vendin në kushte të këtilla, nuk është gjë e lehtë. Do të dëshiroja ta ruajmë Serbinë nga konfliktet, luftërat dhe problemet e mëdha”, tha Vuçiç, më 7 Mars në Leskovc, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Më 2 mars, Beogradi zyrtar votoi për të miratuar rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilën dënohet sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti i Serbisë tha më 7 Mars se për shkak të konfliktit në Ukrainë, në situatën aktuale globale ekzistojnë shumë aktorë që duan pranim të përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Në qoftë se do të pranoheshin në ndonjë organizatë ndërkombëtare, kjo do të thoshte se ata thyen Marrëveshjen e Uashingtonit. Ne do t’i befasonim ata me një përgjigje efektive. Atë ditë do të mësojnë emrat e disa shteteve që e tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha në Leskovc se Serbia ka hequr dorë nga dërgimi i një note proteste Turqisë në lidhje me qëndrimin e deklaruar për hyrjen e Kosovës në NATO.

“Ne morëm vendimin që të mos dërgojmë notë proteste në Turqi, sepse kam pasur një bisedë me (presidentin turk) Recep Tayyip Erdoganin dhe më sqaroi se çfarë ka thënë ai, çfarë u transmetua dhe morëm vendim që të mos dërgojmë një notë të tillë”, tha Vuçiç.

Sipas mediave turke, Ergodan ka thënë më 1 Mars se Turqia e ka njohur menjëherë Kosovën si shtet dhe se, sipas tyre, kështu do të veprojë edhe kur Kosova të bëjë kërkesë për anëtarësim në NATO.

Vuçiç përsëriti se rezervat e mallrave dhe ato energjetike të Serbisë janë të siguruara dhe se nuk ka nevojë që qytetarët të krijojnë rezerva të ushqimit dhe derivateve të naftës.

Vuçiç tha se vendimi për ndalimin e eksportit të grurit nga Serbia, i cili ishte paralajmëruar dy ditë më parë, do të merret nesër ose pasnesër.

“Mullisëve do t’u lejohet të eksportojnë miell edhe për disa kohë. Do të ketë mjaft grurë për qytetarët e Serbisë, por edhe për rrethin tonë”, ka deklaruar Vuçiç, ndërkaq si një prej problemeve me importin e lëndëve të para, ai ka përmendur mungesën e hekurit dhe koksit për fabrikën e hekurit në Smederevë.

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, më 7 Mars, deklaroi se rezervat e mallrave të Serbisë janë plot me stoqe dhe se në arkën e shtetit ka para për të blerë gjithçka që është e nevojshme.

“Kursi është i qëndrueshëm. Nëse do të jetë e nevojshme, shteti do të reagojë dhe do të pranojë mbi vete barrën e çdo krize të mëtejshme”, tha Malli.

Ai ka theksuar që Serbia ka mjaftueshëm miell, grurë, misër, karburant, oriz, krip dhe sheqer. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Marrë nga REL. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët