Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Vuçiç provokon Kosovën, ish-kryeministrja Tahiri: I mungojnë bombardimet e NATO-s
19 Mars 2021, 09:41Nga DOSJA
KOSOVË- Ish-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar pas postimit të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Instagram ku ka mbuluar hartën e Kosovës me flamurin serb. Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Vuçiç provokon në këtë mënyrë. Ajo ka kujtuar një episod që ka ndodhur në Bruksel, ku pas provokimit të Vuçiç, Tahiri i ka thënë se i mungojnë bombardimet e NATO-s. Ai shkroi se ja përsërit sërish këtë gjë.
Aleksander Vuçiç vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai kishte provokuar në mënyrë të njëjtë. I isha përgjigjur duke i thënë, “duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”. I them sërish njëjtën gjë,” shkroi Tahiri.
Serbia’s @vucic has come up with new provocations against #Kosovo, showing his hegemonic mindset. Once in the Brussels Dialogue when he provoked in a similar way, I responded to him by saying “you seem to miss the #NATO bombings”. I’m telling him again!
Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç në Instagram ka postuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin.
Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?
5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
MEKSIKË- 13 oficerë policie janë vrarë ditën e djeshme në Meksinë. Straitstimes shkruan se policët u sulmuan nga karteli i drogës Llano Grande në komunën C...
MADAGASKAR- 19 persona kanë humbur jetën ditën e djeshme në Madagaskar pasi kanë ngrënë mish breshke. Tgcom24 shkruan se midis viktimave janë edhe 9 fëmijë , nd...
EUROPË– Shtetet kryesore të Bashkimit Evropian do të rinisin imunizimin kundër koronavirusit me vaksinën AstraZeneca, pasi rregullatori shëndetësor i...
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të shpërndajnë 4 milionë vaksina AstraZeneca për Kanadanë dhe Meksikën, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.Kanadaja dhe Meksika e kanë ...
ITALI – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se deri në verë do të vaksinojnë 70% të qytetarëve të Evropës. Tgcom24 shkruan se...
Bota19 Mars 2021, 08:15
KOSOVË– Postimi provokues i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën ka ngjallur reagime të forta nga politika shqiptare. Kryem...
SHBA- Ligjvënësit në Senat konfirmuan ish-ambasadorin William Burns në postin e Drejtorit të CIA-s të ejten, duke plotësuar ekipin e Presidentit Biden me një an...
KOSOVË- Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani kanë zhvilluar ditën e sotme, një takim me Kreun e Lidhj...