LIVE UPDATES
Aktualitet

“Wall Street Journal”: Shqipëria merr drejtimin në shpëtimin e refugjatëve afganë

28 Dhjetor 2021, 11:06 Nga DOSJA

TIRANË- Katër muaj pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Kabuli, Uashingtoni mbetet ende i përhumbur nga tërheqja e tij nga Afganistani si edhe nga fakti që ai e di shumë mirë se krizat që tani po e mbërthejnë atë vend, nuk ka gjasa të mbeten atje, shkruan Vance Serchuk* për gazetën e njohur amerikane “Wall Street Journal”.

Megjithatë, nëse ka një histori shpresëdhënëse për të dalë nga fatkeqësia afgane e këtij viti, ajo mund të jetë në Ballkanin Perëndimor, një rajon që vetëm një gjeneratë më parë përjetoi një largim në masë refugjatësh, por që doli në ballë verën e kaluar si një strehë e papritur për ata që iknin nga talebanët. Dhe të gjithë këtë e kryesoi Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Edhe para rënies së Kabulit, zoti Rama e mori këtë vendim të jashtëzakonshëm për të ofruar strehim të përkohshëm për afganët e rrezikuar, që nuk kishin ku të shkonin.

Që nga fundi i gushtit, më shumë se 2 000 afganë dhe familjet e tyre, përfshirë figura të shquara grash, gazetare dhe aktiviste të shoqërisë civile, janë evakuuar nga organizata joqeveritare të palëve të treta. (Ndër OJQ-të e përfshira është edhe fondacioni ”Për të ardhmen e Afganistanit”, në bordin e të cilit unë shërbej.) Në vend që ta fshihnin apo ta nënvlerësonin këtë fluks të huajsh, liderët e Shqipërisë i kanë përqafuar ata me krenari kombëtare.

 

 

Kur avionët e parë me afganë u ulën në aeroportin e Tiranës këtë verë, kryeministri shqiptar ishte në pistë për t’i përshëndetur ata personalisht.

Për refugjatët e traumatizuar që mbërrinin pa para’ në një tokë të huaj, prania e zotit Rama ishte një gjest i jashtëzakonshëm për të treguar se Shqipëria do t’i trajtonte afganët jo si një barrë për t’u duruar, por si mysafirë të nderuar që meritojnë respekt. Për këtë arsye zoti Rama ndaloi strehimin e afganëve në kampe dhe në vend të kësaj i akomodoi ata në një kompleks turistik bregdetar.

Veprat e drejtuesve të Shqipërisë kanë qenë në përputhje të plotë me fjalët e tyre. Si në trajtimin mjekësor, shpërndarjen e rrobave dimërore apo organizimin e kurseve të anglishtes, shqiptarët brenda apo jashtë qeverisë kanë qenë partnerë krijues dhe të palodhur në kujdesin për refugjatët afganë.

Kjo ka qenë edhe më mbresëlënëse duke pasur parasysh burimet e kufizuara të Shqipërisë. Një nga vendet më të vogla dhe më të varfra të Evropës ka qenë ndër më bujarët në përgjigjen ndaj krizës afgane.

”Ajo që kemi bërë nuk duhet të konsiderohet e jashtëzakonshme”,– më thotë zoti Rama në një intervistë.

“Si mund të kishim bërë ndryshe?”, -pyet ai.

Në shpjegimin e vendimit për të strehuar afganët, zoti Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka evokojnë përvojat e vetë shqiptarëve me luftën dhe shpërnguljet gjatë trazirave ballkanike të viteve 1990.

”Ne e dimë se si është të detyrohesh të largohesh nga shtëpia, nga vendi yt”,– thotë zonja Xhaçka.

Ata citojnë gjithashtu heroizmin e kombit të tyre në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Shqipëria me shumicë myslimane i dha fund Luftës së Dytë Botërore me një komunitet më të madh hebre se para fillimit të saj.

Megjithatë, cinikët paralajmëruan verën e kaluar se dashamirësia e Shqipërisë do të rezultonte një bumenrang duke provokuar një reagim të brendshëm politik, një kërcënim terrorist apo një vërshim refugjatësh.

Asnjë nga këto frikëra nuk u materializua. Afganët që mbërrijnë në Shqipëri janë pranuar përmes një procesi të kontrolluar me kujdes dhe në një numër të menaxhueshëm. Ata priren të jenë profesionistë të arsimuar me lidhje të ngushta me Perëndimin, thënë ndryshe lloji i njerëzve të terrorizuar nga ekstremistët islamikë, jo të radikalizuar prej tyre. Për këtë arsye, shumica kanë edhe raste të forta për të ikur në SHBA.

Është në interesin e Uashingtonit që Shqipëria të mos penalizohet për performancën e saj në këtë krizë, përpara se të shteren kapacitetet e saj bamirëse.
Administrata Biden duhet të dërgojë personel amerikan për të përpunuar kërkesat e refugjatëve afganë të evakuuar në Shqipëri.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i tha Kongresit në shtator se kjo do të ndodhte, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Në praktikë, administrata Biden i ka dhënë më shumë prioritet

afganëve të dërguar në bazat ushtarake të SHBA-së sesa atyre të evakuuar në vende të treta si Shqipëria.

Por, situata e krijuar në aeroportin e Kabulit verën e kaluar nënkuptonte se ishte shpesh arbitrare nëse dikush përfundonte me një transport të Forcave Ajrore për në Katar apo me një fluturim çarter për në Ballkan.

Gjithashtu arbitrare: Administrata Biden ka lënë të kuptohet se mund t’i trajtojë afganët e sjellë në Shqipëri përpara 31 gushtit ndryshe nga ata që mbërritën më pas. Kjo do të ishte në kundërshtim me premtimet e Shtëpisë së Bardhë verën e kaluar se angazhimi i saj ndaj afganëve të rrezikuar nuk do të zvogëlohej pas tërheqjes ushtarake të SHBA.

Ajo që nevojitet është një zgjidhje e plotë, e udhëhequr nga SHBA, për komunitetin afgan në Shqipëri.

Në një kohë kur shumë amerikanë kanë humbur besimin në aftësinë e tyre për të ndryshuar botën për mirë, lidershipi i Shqipërisë duhet të shërbejë si një udhëzues.

Një çerek shekulli më parë, SHBA mblodhi me sukses demokracitë transatlantike për t’i dhënë fund dhunës gjenocidale që shpërbëu ish-Jugosllavisë.

Tani, Ballkani Perëndimor mund t’i kujtojë një Perëndimi të demoralizuar se si duhet të duket një lidership parimor global dhe pse është ende e nevojshme një gjë e tillë.

Burimi: Ballkan.web

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama olta xhacka refugjatet afgane edi rama olta xhacka refugjatet afgane

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen