LIVE UPDATES
Aktualitet

Wall Street Tirana/ Rrëfimi i Forexit shqiptar: Si iu vjedhim kumarxhinjve nga 40 në 300 mijë euro, nordikët janë naivë dh

28 Mars 2021, 10:41 Nga DOSJA
Wall Street Tirana/ Rrëfimi i Forexit shqiptar: Si iu vjedhim kumarxhinjve

Nga Grisela Troplini – Një figurë gjigande e Jordan Belfort, ujkut të Wolf Street pikturuar në mur, ngjitur me dhjetra shprehje motivuese. Kështu duket një zyrë Forex-i ilegale në Shqipëri, një lojë psikologjike që “luan” me paranë.

Gazetasi.al arriti të shikonte brenda mjediseve të një prej këtyre zyrave  dhe qëlloi në kohën kur punonjësit e  rinj në Forex, po mësonin informacionet e përgjithshme mbi tregjet e aksioneve, mallrave dhe aseteve. Këshilloheshin mbi çfarë të bënin dhe çfarë jo. Në trajnim të rinjtë mësonin mbi klientët potencialë dhe fushat e tyre të interesit. Të rinjtë parapëlqejnë tregun  e  valutës, ndërsa mosha më e madhe janë më të tërhequr nga mallrat me vlerë. “Mos e bëni punën për para, por për zhvillim!”- ishte këshilla e trajnuesit.

Të rinjtë bien në kontakt me një punë të tillë nga miqtë dhe të afërm, nga njoftimet nëpër rrjete sociale apo platforma të dedikuar tregut të punës. Një tjetër mënyrë është komunikimi i vetë kompanive me të rinjtë ku telefonohen dhe i përgjigjen një pyetësori në lidhje me punën dhe interesin e tyre.

Në një shpjegim universal Forex është shkëmbimi monetar ndërvalutor ku përfshihet investimi në aksionet, mallrat me vlerë dhe asetet e tregjeve të ndryshme ekonomike. Shkëmbimet mund të bëhen individualisht ose me ndihmën e një brokeri, një person i informuar dhe ndërmjetës midis tregut dhe investitorit. Në thelb, Forex është legjitim dhe brokerimi gjithashtu, investimi në kompani të ndryshme me qëllimin e fitimit.

Ajo që konsiderohet ilegjitime është Forex-i në Shqipëri. Kompanitë regjistrohen si fillim si  kompani marketingu online. Më pas kur bien në kontakt me klientët prezantohen si kompani brokerimi deri në momentin që i interesuarit derdh paratë në llogaritë e kompanisë. Më pas nis vjedhja . Paligjshmëria ekziston në faktin që punonjësit e Forex bindin njerëzit të paguajnë shifra marramendëse për një shërbim që nuk ekziston, vetëm duke besuar një shqiptar që shtiret si zvicerian apo anglez përtej telefonit.

Numri me të cilin kontaktohet një klient ndryshon automatikisht nga telefonata në telefonatë dhe nëse njëri nga klientët tenton ta telefonojë mbrapsht mund t’i dalë në celular një zonjë nga Spanja të cilës i përket me të vërtetë ai numër.

Në një krizë pune në vendin tonë, call center-i qe pika mbështetëse e rinisë shqiptare. Gjatë vizitës së Gazetasi.al, zyrat e kompanisë ishin plot me të rinj nga 16 deri në 30 vjeç, djem dhe vajza bashkë. Të fokusuar në telefonata, me fleta dhe shënime mbi tavolinë e me një supervizor mbi kokë.

Një call center tipik, që funksionon me të vërtetë me bazë marketingu, ku operatori ofron një produkt për klientin në anën tjetër të telefonit dhe mbi përqindjen e shitjeve të kryera merret dhe pagesa. Në shumicën e rasteve është vështirë të bindësh një person të blejë diçka që nuk i nevojitet, pa patur një shqisë të marketingut dhe “manipulimit” të zhvilluar.

Ndryshe nga këto , Forex-i ka bonuse shumë herë më të mëdha për realizimin e një “kontrate” dhe në fund të ditës nuk ka asnjë produkt apo shërbim që ofron. 

Këtë tregon një i ri nga Tirana për Gazetasi.al, emri i vërtetë i të cilit nuk bëhet i ditur, por emri i tij si një agjent brokerimi është Jonathan. 

“Kam që në marsin e 2019-ës që punoj këtu, fiks 2 vite. Sigurisht që arsyeja kryesore ishte fitimi. Kisha dëgjuar që një punonjës i Forex ka një pagë të mirë dhe bonuset akoma më të mira,”- tregon Jonathan. Paga bazë e një operatori në Forex mund të nisë nga 350-400 euro.

Jonathan tregon se fitimi më i madh mujor i tij ka qenë 2.800 euro.

Ai shton e përveç arsyeve ekonomike, të punuarit në një punë ku përballesh me njerëz shumë të ndryshëm nga ne dhe nga njëri-tjetri të zhvillon të folurin dhe të menduarin.

“Pothuajse të gjithë njerëzit që ne telefonojmë janë kumarxhinj, domethënë që e kanë në gjak hedhjen e parave ndonëse nuk e kanë të sigurt kthimin e tyre. E dimë që me anë të një strategjie shumë të mirë të folure dhe subjektiviteti do të binden të investojnë,”-thotë Jonathan.

“Një kumarxhi kërkon adrenalinë dhe ne luajmë me këtë.”

Punonjësit e kompanisë tregojnë se vlera minimale për një investim nis me 250 euro dhe mund të arrijë deri në 30-40 mijë euro. 

Sipas punonjësve në Forex, shumica e klientëve që investojnë janë nga Anglia, Gjermania dhe vendet nordike, pasi si thonë ata: “nordikët janë naivë dhe kanë para nëpër duar.” Tregu më i preferuar për investim është ai i aksioneve dhe grupmosha më  e interesuar është 50-60 vjeç.

“Përgjithësisht janë burra,-thotë Jonathan,-“ka edhe gra që investojnë, por vetë nga natyra gratë janë më skeptike.”

Më shumë se sa njohja e një gjuhe të huaj apo tregjeve ekonomike, në Forex të duhet komunikimi, fleksibiliteti dhe loja e fjalëve. “Të luash me psikozën e një kumarxhiu, ta mbushësh me informacione që ai të  krijojë bindjen që ti ke njohuri dhe t’i sigurosh adrenalinën, e binde,”-tregojnë kolegët e Jonathan.

Një tjetër i ri nga qyteti i Durrësit në pozicionin  e Retention-it, agjent që vazhdon punën me klientë të vjetër për t’i ribindur duke mbajtur lojën dhe strategjinë, madje duke komunikuar në përdtshmëri me klientët si shokë, për t’i fituar besimin atyre, tregon për Gazetasi.al se bëjnë kujdes me përdorimin e shqipes nëpër zyra dhe me rastisjen e ndonjë shqiptari në telefon.

“Po ne njihemi me njëri-tjetrin. Njëherë të hidhet muhabeti midis shokëve del se kush e ka telefonuar. Aq është Shqipëria,”-tregon ai duke qeshur.

Një call center Forex ka 3 kategori që shërbejnë si operatorë: Junior, ku zakonisht janë të rinjë me aspak ose pak eksperiencë. Këta të rinj mund të kryejnë deri në 800 telefonata në ditë me një sistem automatik. Në një monitorim nga “SI”, Junior-at bëjnë prezantimin e parë të klientit me kompaninë e “brokerimit”. Tregon mënyrat se si kjo kompani mund ta ndihmojë dhe e lidh edhe me website-n e kompanisë (që është një kompani e huaj brokerimi) për të treguar arritjet e tyre. Biseda bëhet personale dhe Juniori nuk ka kurrë të njëjtën histori. Për t’u personifikuar me klientin potencial, një ditë mund të jetë një burrë i martuar me fëmijë që është pasuruar nga Forex, një ditë një djalë i sapo diplomuar që Forex-i e ndihmoi.

Nëse loja ecën mirë, kalon tek operatori Senior, ai që e ka në dorë kryerjen e një transaksioni. Senior-at ishin dinamikë, emocionalë dhe tepër të besueshëm. Ata ndryshe nga Junior-at mund të debatonin me klientin dhe një telefonatë mund të zgjaste me orë. Kur investitori bindej ai dërgonte paratë në llogarinë e dhënë. Gjithmonë llogaritë bankare ishin të huaja.

Kategoria e tretë quhet Retention, aty ku ndodh ribindja. Operatorët e Retention merren me investitorët që kanë investuar shuma të mëdha dhe potencialisht mund të investojnë përsëri. Të punësuarit në Forex thonë për Gazetasi.al se Retention-i arrin shuma të investuara deri në 300 mijë euro.

Agjenti i Retention merret me klientët që jetojnë me obsesionin për kumarin dhe të vullnetshëm të investojnë përsëri shuma të mëdha. Në një investim prej 30 mijë eurove, Retention-i  i kthen klientit 2 deri 5 mijë euro që ta bindë atë që po merr mbrapsht fitimin e premtuar. Me këtë strategji, klienti vendos të fusë përsëri para duke besuar se do të marrë dyfishin e tyre, por pak më vonë.  

Jonathan pyetur nga Gazetasi.al tha se nuk ka nisur ende lëvizja me Bitcoin sepse nuk është përqafuar ende nga investitorët e vegjël dhe se nuk shfaq siguri si valutë.

Call center-at në Forex kanë “marrë peng” rreth 25 mijë individë në Shqipëri që paguhen me pagë zarfi duke iu shmangur dhe detyrimeve tatimore. Ndërkohë, disa kohë më parë AMF-ja dyshonte për një strukturë të pastrimit të parave ndërmjet këtyre kompanive.

Cila do qoftë  e vërteta , nuk po pengon as kompanitë, as aksionerët dhe as punonjësit për të krijuar një Wall Street të viteve 80’ në Tiranën e viteve 2020. Marrë nga Gazeta Si

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bursat shqiptare forex forex albania griselda troplini bursat shqiptare forex forex albania griselda troplini

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni