LIVE UPDATES
Aktualitet

Worldindata: Shqipëria, ndër 4 vendet e Europës me nivelin më të ulët të vaksinimit kundër Covid-19, Malta shteti që mb

1 Shtator 2021, 05:48 Nga DOSJA

Teksa vala e re e Covid ka rritur numrin e infeksioneve dhe shtuar vdekjet kudo në botë, vaksinimi masiv i popullatës po shihet si zgjidhja më e shpejtë për të frenuar pasojat e infeksionit.

Shtetet e Europës kanë rritur ndjeshëm ritmet e vaksinimit të popullatës së tyre.

Të dhënat e Worldindata, të përditësuara deri në 30 gusht tregojnë se shteti që ka avancuar më shumë në Europë është Portugalia, që ka dhënë në paktën një dozë për 85% të popullsisë, ndërsa rreth 74% i kanë marrë të dyja dozat.

Malta është shteti që mban rekordin për vaksinimin total të popullsisë, me 80% të saj që i kanë marrë të dyja dozat.

Më pas renditen Spanja (78% me të paktën një dozë dhe 70% plotësisht), Danimarka (76% me të paktën një dozë dhe 72% plotësisht), Finlanda, (72% me të paktën një dozë dhe 50% plotësisht), Belgjika, (72% me të paktën një dozë dhe 70% plotësisht), Franca (71% me të paktën një dozë dhe 59% plotësisht),

Mbretëria e Bashkuar, që ishte në krye të vaksinimit pak muaj më parë vjen pas tyre, me 70% me të paktën një dozë dhe 63% plotësisht.

Listën e vijon Italia, që ka dhënë një dozë lpër 70% të popullsisë dhe 60% i kanë marrë të dyja.

Në Europë është vaksinuar mesatarisht 54% e popullsisë me të paktën një dozë dhe gati gjysma (47.5%) me të dyja.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, tha së fundmi se 70% e popullsisë së Bashkimit Europian është tërësisht e vaksinuar. Sipas njoftimit të Komisionit Europian, vaksinimi i shpejtë dhe i plotë i të gjitha popullatave të synuara – në Evropë dhe në nivel global – është çelësi për të kontrolluar ndikimin e pandemisë.

Shqipëria e katërta nga fundi

Ndonëse ritmet e vaksinimit kanë ecur më shpejt muajt e fundit, sërish Shqipëria mbetet ndër shtetet që kanë dhënë më pak doza për popullsinë përkatëse. Sipas Worldindata, deri në 30 gusht, 28.5% është vaksinuar me të paktën një dozë dhe gati 22% me të dyja.

Serbia i ka ulur ritmet në krahasim me muajt e parë të vitit, kur arriti gati të njëjtat nivele si Mbretëria e Bashkuar, por sërish mbetet rekord në rajon (41% i ka marrë të dyja dozat).

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që e filluan procesin pas Shqipërisë e kanë tejkaluar atë, duke vaksinuar të paktën me nga një dozë 33-34% të popullsisë.

Më keq se Shqipëria renditen vetëm Kosova, që i ka dhënë të paktën një dozë 20% të popullsiëë dhe të dyja 11%; Bosnjë Hercegovina (17% me të paktën një dozë) dhe më keq nga të gjithë është Bullgari (16% të dyja dozat).

Ministria shqiptare e Shëndetësisë, sipas të dhënave të përditësuara në 31 gusht njoftoi se vijon vaksinimi masiv në pikat e përqendruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,458,048 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 633,878 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e hënë, datë 30 Gusht janë kryer 13,284 vaksinime në të gjithë vendin.

Sipas një përditësimi të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vaksinat e Covid-19 mund të jenë më pak efektive në parandalimin e infeksionit dhe simptomave të moderuara të shkaktuara nga varianti Delta, por ato janë shumë efektive kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga variantet e COVID-19, përfshirë Delta./MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi ne shqiperi worldindata vaksinimi ne shqiperi worldindata


Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Gusht 2021, 20:42

ITALI– Aron Tila, 4-vjeçari që humbi jetën nën gërmadhat e ndërtesës që u shemb pas shpërthimit të një bombole gazi, është përcjellë sot për në banesën e...

Aktualitet 31 Gusht 2021, 18:52

Aktivizohet një vatër zjarri në Pilur të Himarës

HIMARË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se flakët aknë përfshirë një hapësirë me bimësi në Pilur të Himarës. Konkretisht...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet