6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
MEKSIKË– María Guadalupe Torres Mendoza alias Tania Mendoza, aktorja dhe këngëtarja që pati sukses në filmin “Mbretëresha e Jugut” ka mbetur e vrarë me armë zjarri si pasojë e një atentati në lagjen Cuernavaca në Morelos të Meksikës. Mediat vendase shkruajnë se rreth orës 17:30 me orën lokale, pasditen e të martës dy burra me motoçikletë mbërritën në vendin ku ishte Tania Mendoza dhe e qëlluan me breshëri plumbash për vdekje.
Tania Mendoza ishte në këtë zonë për të shoqëruar djalin 11-vjeçar në stërvitjen e futbollit në lagjen Lomas de Cortés, por aty e prisnin vrasësit. Pak minuta pas sulmit, në vendngjarje mbërritën mjekët për të ofruar ndihmën e parë, por e gjetën të vdekur aktoren.
Pas vrasjes, policia ka vendosur një operacion në zonë për të gjetur personat përgjegjës, por deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar për këtë krim.
Sipas gazetës El Universal, Tania Mendoza kishte rënë edhe një herë viktimë e një sulmi tjetër që ndodhi në shtator të vitit 2010, kur ajo u rrëmbye së bashku me burrin dhe djalin e saj. Në atë kohë, aktorja ka bërë denoncim në Prokurorinë e Përgjithshme të Morelos për vjedhjen e automjeteve e grabitjen e shtëpisë.
Kush ishte Tania Mendoza, “Mbretëresha e Jugut”?
Në vitin 2005, aktorja luajti në filmin La mera mera Reyna del Sur. Ajo mori pjesë edhe në një film tjetër të quajtur ‘La vegadora de la UZI’ dhe në telenovelën ‘El Precio de tu amor’. Si këngëtare, ajo publikoi pesë albume të zhanerave ranchero, mariachi dhe grupero.
Autoritetet meksikane nuk dinë ende se kush qëndron pas vrasjes së Mendozës dhe as shkakun, por pista kryesore është larja e hesapeve nga grupi Beltran Leyva që ka në krye Juan Patron Sanchez.
(f.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA – Një burrë nga Florida u ndalua të fluturonte me United Airlines pasi kishte veshur një palë tanga të kuqe si maskë për fytyrën i ulur në avion dhe ...
KORE E JUGUT – Mediat e huaja kanë publikuar disa të dhëna të një ‘qyteti 10-minutësh’ të ri të pabesueshëm, ku ‘të gjitha komoditetet e qytetit’ do të je...
AUSTRALI – Ministrja e Shëndetësisë e një shteti australian, po jepte një përditësim për situatën e COVID-19, kur një gazetar vuri në dukje se ajo kishte ...
TIRANË– Gjatë një loje me pyetje dhe përgjigje që është zhvilluar mes banorëve të Big Brother VIP, Donaldi dhe Beatrix iu janë përgjigjur disa prej t...
Nga Dashnor KalociSHQIPËRI – Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Siguri...
SHQIPËRI – Balerini i njohur shqiptar, Oni Pustina ka shkruar një koment për kolegun e tij, Ilir Shaqiri, koment ky që u bë shkak për shumë komente d...
DashiMund të jeni duket përjetuar ditë jo të mira në dashuri dhe e diela nuk është dita e duhur për krahasime. Në punë është një periudhë konfuze, ndaj jeni në ...
TIRANË– Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga mbajtja e referendumit të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokra...
SHQIPËRI – Mbyllja e zyrave të degës së PD-së në Elbasan dhe Shkodër ka shkaktuar ironi dhe humor në rrjetet sociale. Në dy faqet e njohura për meme ...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje në Elbasan, në restortin e Gjergj Lucës të gjithë ambasadorët që ushtrojnë detyrën në Shqipëri. Sot, Rama k...