Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ditën e sotme është arrestuar një person ndaj të cilit ishte vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në Burg” për veprat penale “Mashtri i kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe “Mashtrim me pasoja të Rënda”.
Policia bën me dije se është arrestuar 39- vjeçari A.S ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër me inicialet D.H. Në bashkëpunim me njëri tjetrin, ata kanë marrë hua shumë të konsiderueshme parash nga njerëz të ndryshëm të cilëve u kanë premtuar shërbime të ndryshme. Policia njofton po ashtu se janë zbardhur 10 vjedhje në kryeqytet
Njoftimi i plotë:
Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndryshme në qarkun e Tiranës, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Investitori”.
Procedohet penalisht dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 28 vjeç, B. P., 36 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 20.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. Nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së 5 biçikletave, vjedhjes në një banesë dhe në një dyqan. Gjithashtu shtetasi S. K. ka qenë person i shpallur në kërkim policor, pasi më datë 27.03.2021 dhe 02.04.2021 ka kryer 2 vjedhje të ndryshme (1 banesë dhe 1 biçikletë). Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 biçikletat e vjedhura.
• Në kuadër të operacionit “Investitori”, i zhvilluar më datë 08.12.2020, si rezultat i të cilit u vu në pranga një 49-vjeçare, ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë kapja dhe u ekzekutua urdhri i ndalimit për shtetasin në kërkim A. S., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.
Në vijim të operacionit u shpall në kërkim dhe shtetasi D. H. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm, duke iu premtuar klering/ndërrim apartamentesh, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.
•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ELBASAN– Teksa kanë kaluar më shumë se 20 orë nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku mbeti i vrarë 56-vjeçari, Pjerin Xhuvani, në gjendje të rëndë vijon të mb...
ELBASAN– Skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së katër personave të tjerë është rindërtuar pas dëshmisë së marrë nga disa persona. ‘Balkanweb’ rapor...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesësisht kërkesën e Komitetit të Helsinkit, duke shpallur testin e poligrafit si të papajtueshëm për Vettingun në ...
ELBASAN– Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar lidhur me masakrën e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku i vdekur mbeti Pjerin Xhuvani dhe 4 persona u p...
TIRANË– Banorët e Selitës së Re në Tiranë janë përballur me shpërthimin e ujit në rrugë. Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihet shpërthimi i tubacioneve...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për ish-nëndrejtorin e Policisë, Shkëlqim Pepk...
LEZHË– Tre të rinj kanë përfunduar në pranga të policisë pasi kanë tentuar që të vjedhin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç. Sipas policisë,...
TIRANË– Florenc Hoxha është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit pasi dhunoi dje një 36-vjeçar në fshatin Vaqarr të Tiranës. Mbrëmjen e djeshme...
SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit ka shtuar këtë javë të paktën 116 vende në listën e atyre ku këshillon të mos udhëtohet, duke futur Britaninë, Kanadanë, F...