"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
EMRAT+ DETAJE/ 1.5 mln dollarë në dëm të shtetit! Zbardhet skema e mashtrimit, 6 zyrtarët e AKBN-së bashkëpunuan me 2 biz
7 Tetor 2020, 07:07Nga DOSJA
TIRANË– Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë përfshirë në një skemë mashtrimi dhe akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milionë dollarëve. Pas më shumë se katër vitesh hetime, Prokuroria e Tiranës ka vënë në pranga dhe janë lënë në masën e arrestit me burg pesë persona, katër prej tyre zyrtarë të AKBN-së, ndërsa një tjetër, biznesmen.
Konkretisht janë lënë në burg: Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për mos kryerje të detyrës; Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës; Qano Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shpërdorim detyre; Denis Durrsi, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve.
Ndërsa në ‘arrest shtëpie” është lënë Rezarta Sulejmani, gjithashtu zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Pas hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit ‘Akciza”, u konstatua se kompania “Phoenix Petroleum”/
Me anë të këtyre faturave, ata kanë futur në lojë dhe zyrtarët e AKBN-së. Tre punonjësit Denis Durrësi, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, Klodian Gradeci që është në kërkim (ish-drejtori i OST-së), kanë pasqyruar punimet e pakryera sit ë kryera, me anë të faturave. Ndërsa punonjësit e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli të falsifikuar. Ky raport ka bërë që administarta të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. Në total dëmi që kanë shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të përfshirit në këtë skemë është 1.472.766 USD.
(f.m;jv/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka angazhuar 70% të strukturave në kuadër të një operacioni masiv anti-kanabis. Operacioni është shtrirë në të gjithë ven...
Aktualitet 7 Tetor 2020, 06:22
POGRADEC– Një automjet i llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, është djegur në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimi...
FUSHË-KRUJË- Makina e llojit “Audi” që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Borizanë dhe solli një të vdekur rezulton të jetë e vjedhur në Milot. Mësohet...
FUSHË KRUJË- Dy të rinjtë, të cilët u aksidentuan mëngjesin e sotëm në Borizanë, dyshohet se janë grabitës. Hetimet paraprake nga grupi i ngritur treg...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin arrestimin e 5 zyrtarëve të AK...
VLORË– Policia e Vlorës ka mohuar lajmin se një automjet policie kishte aksidentuar një qytetar në qytetin bregdetar dhe më pas ishte larguar nga ven...
VLORË- Zyra e përmbarimi nuk zbatonte vendimin e gjykatës sepse nuk kishte skrep për prishjen e objektit. Kur u gjet skrepi, vendimi nuk u zbatua, pasi për...