LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zbardhet dokumenti/ Enver Hoxha me Shtabin e tij ruhet nga ushtarë anglezë, të pajisur me radio transmetuese, rrëzimi i avio

19 Tetor 2019, 11:09 Nga DOSJA
Zbardhet dokumenti/ Enver Hoxha me Shtabin e tij ruhet nga ushtarë

TIRANË- Memorie.al publikon dokument arkivore me dosjet e panjohura të veprimtarisë së aleatëve Anglo-amerikanë në vëndin tonë gjatë periudhës së Luftës, 1943-1946, të nxjerra nga Arkiv Qëndror i Shtetit, fondi “Veprimtaria e misioneve aleate Anglo-amerikane në Shqipëri”, ku hidhet dritë mbi kontributin e tyre vendimtar në çlirimin e plotë të Shqipërisë nga italianët e gjermanët. Si u rrëzuan në Shqipëri me dhjetra avionë aleatë, duke u kapur rob nga qindra parashutistë si dhe viktimat nga popullsia civile në qytete të ndryshme të Shqipërisë…

Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore forcat aleate anglo-amerikanë morën pjesë aktive që në fillimet e rezistencës antifashiste në Shqipëri duke u inkuadruar në çetat e para nacionaliste dhe ato partizane, ata financuan dhe furnizuan rregullisht me para, veshmbathje, paisje shëndetsore, municjone, armatime, teknikë luftarake, e gjithshka tjetër që i duhej asaj rezistence në vëndin tonë.

Ata kryen me qindra inkursione ajrore fluturimi duke bombarduar pa pushim të gjitha trupat dhe vënd-instalimet gjermane kudo që ndodheshin në të gjithë krahinat, fshatrat e qytetet në gjithë territorin e Shqipërisë së asaj kohe, përfshirë edhe ato që ndodheshin në Malin e Zi, Kosovë e Maqedoni. Dhe si rezultat i gjithë këtij angazhimi të tyre, gjatë viteve 1943-1944, vetëm në territorin e Shqipërisë janë rrëzuar disa dhjetra avionë aleatë, duke u vrarë, kapur rob prej gjermanëve, apo zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, disa qindra ushtarakë anglo-amerikanë. Shumica e të cilëve më pas përfunduan krematoriumeve të Aushvic-it, Mat’hauzen-it, Dakao-s, apo kampeve të tjera shfarosëse që nazistët hitlerianë kishin ngritur në shtete të ndryshme të Europës.

Por të gjitha këto, për Enver Hoxhën dhe regjimin e tij komunist, patën vlerë deri në vitin 1946, kur lufta kishte mbaruar dhe ai nuk kishte më nevojë për ta. Në atë kohë Hoxha i ndërpreu të gjitha marrdhëniet me anglo-amerikanët, dhe më pas, gjithshka që ata kishin bërë për Shqipërinë, u fshinë të gjitha sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Që nga ajo kohë e deri në fillimin e viteve ’90-të, historiografia e propaganda zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës, jo vetëm që e pasqyronte ndihmën dhe rolin e tyre në Shqipëri si tejet sporadike, por përkundrazi: i konsideronte ata si pengesë në Luftën Antifashiste, duke i identifikuar si “tradhëtarë dhe renegatë” të kauzës e idealeve të tyre komuniste. Si rezultat i gjithë kësaj propagande afro gjysëm shekullore, gjë e cila fatkeqësisht vazhdon ende dhe në ditët e sotme, në imazhin e përfytyrimin e pjesës më të madhe të shqiptarëve, aleatët anglo-amerikanë, janë ata që “hidhnin dy këpucë të një këmbe”, apo “biskota dhe çokollata të prishura, duke “ndihmuar vetëm agjentin e tyre, Bazin e Canës”.

Nisur nga këto çka thamë më lart, pa dashur kurrsesi që të glorifikojmë rolin e tyre, e të mohojmë apo minimizojmë rolin e kontributin e të gjithë atyre shqiptarëve që u ngritën e luftuan kundër pushtuesëve të huaj gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, por me të vetmin qëllim për të ndriçuar e hedhur dritë sadopak mbi të vërtetën, Memorie.al. që nga ky numër e në vazhdim, do të publikojë një sërë dokumentesh arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, ku pasqyrohet më së miri, e gjithë veprimtaria e aktiviteti i Anglo-amerikanëve në Shqipëri. Një pjesë prej tyre po i botojmë në mënyrë integrale dhe pa asnjë shkurtim, me qëllim që të krijohet një ide sa më e qartë mbi rolin e tyre dhe të Shqipërisë së asaj kohe.

vijon nga numri i kaluar

Siç shihet edhe nga dokumentet e shumta arkivore, gjatë viteve 1943-1944, aviacioni aleat ndërrmori aq shumë inkursione ajrore bombardimi kundër trupave gjermane në të gjithë territorin e Shqipërisë (Etnike), saqë e detyroi qeverinë e Tiranës të formonte një Komitet për Mbrojtjen Kundërajrore, duke vënë edhe një shumë të madhe në franga ari nga buxheti i shtetit për kompensimin e dëmeve.

Kjo gjë erdhi pasi, veç objektivave gjermane që goditeshin papushim, aviacioni aleat, gabimisht shkaktoi dëme të shumta materiale dhe njerëzore, duke lënë me qindra të vrarë e të palgosur nga popullsia civile. Kjo gjë është e evidentuar saktë edhe me listat përkatëse të dëmeve dhe viktimave në të gjitha qytetet e fshatrat ku u bënë bombardimet. Lidhur me këtë, në një dokument arkivor shkruhet:

“Shteti Shqiptar. Bashkija e Kryeqytetit.

Drejtoria e Shërbimeve të Admin-Personelit.

Prefektura e Tiranës. Nr.2518/II. Ministrija e
P. Të Mbrendëshme. Drejtoria e Korespondencës. Nr.3205/141.

KONCEPT. Tiranë, më 12/VI/1944.

(Shkurtimi: masa kundërajrore)

Ju njoftohet se Gjenerali Fuqiplot Gjerman në Shqipni, kërkon që masat e mbrojtjes kundër-ajrore nga an’ e popullsisë të forcohen në mënyrën që vijon:

N / MINISTRI. (E.Çoba)


d.v.) BASHKISË SË KRYEQYTETIT (Komiteti për M. K. Ajrore)

VËND. Me lutje që të bahen shpalljet e duhuna nga ana e këtij Komiteti dhe të njoftohet përfundimi. PREFEKT’I KL. I: (Q.Mulleti d.v.)

Ministrisë së Kulturës Popullore. Tiranë.

Për ta shpallur sa ma parë me anë të radios e fletores.

ZAV. KOMISAR’I JASHT-ZAKONSHËM:

(Halil Mëniku) firma. 14.6.1944. (AQSH. Fondi 152. Viti 1944.
Dosja 374. Fl. 181)

Kujtimet e ish-misionarëve aleatë, Julian, Amaery, David Smajl dhe Reginald Hibbert

“Mehmet Shehu me brigadën kishte frikë të sulmonte patrullën me
20 gjermanë”

Veç qindra e qindra dokumenteve që gjenden në arkivat e shtetit shqiptar, ku jepet qartë kontributi i madh dhe vendimtar i aleatëve anglo-amerikanë në çlirimin e plotë të Shqipërisë, dhe ndihma që iu dha kryesisht partizanëve të Enver Hoxhës, kjo gjë është pasqyruar edhe në kujtimet e disa prej ish-ushtarakëve aleatë që asokohe ishin me misione në Shqipëri, si: Peter Kemp, David Smajl, Reginald Hibbert, Julian Amery etj. Në parathënien e librit “Bijt e Shqipes”, të Julian Amery, (të botura fillimisht në Londër në 1947-ën dhe më pas në Tiranë në vitin 2002), David Smajl, në mes të tjerash shkruan:

“Ne ishim vazhdimisht në kontakt me Enver Hoxhën dhe Shtabin e Përgjithshëm të LNÇ. Kur u konsiderua se çdo gjë ishte gati, Brigda e Parë sulmuese e komanduar nga Mehmet Shehu, zhvilloi një paradë. Shpresat tona ishin të mëdha se më së fundmi kishim përgatitur një forcë të aftë për të luftuar italianët dhe gjermanët që po mbërrinin. Një postbllok gjerman i përbërë nga 20 ushtarë patrullonte në rrugën nga Korça në Leskovik dhe ata ishin një shënjestër e mirë. I kërkuam Mehmet Shehut të sulmonte këtë postë por ai me kokëfortësi refuzoi.

Kuptuam që të gjitha përpjekjet tona kishin shkuar dëm kur brigada kish lëvizur në Jug dhe po u vinte zjarrin fshatrave balliste. U kuptua qartë se brigada do të përdorej për të luftuar rivalët politikë, ballistët dhe zogistët për të vënë vëndin nën kontroll pasi okupatorët e huaj të nxirreshin jashtë”. (“Bijtë e Shqipes”. Fq. 6, Shtëpia Botuese “Lumo Skëndo” 2002) Kjo ngjarje është e pasqyruar edhe nga Reginald Hibbert në librin e tij “Fitorja e hidhur”, (Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve 1993) ku në mes të tjerash (fq, 91) duke cituar David Smajl-in, ai shkruan:

“Kulmi i zhgënjimit me partizanët erdhi kur Maklini dhe Smajlin sugjeruan që Brigada e I-rë, pasi u u armatos dhe u stërvit prej nja dy muajsh, duhej të provohej në aksion. Siç duket Mehmet Shehu e pranoi këtë dhe u planifikua një pritë kundër një autokolone gjermane në një rrugë afër Barmashit. Para se të niste aksioni, Shehu e tërhoqi atë me një justifikim të pabazuar, se një postë e vogël gjermane në rrugë e bënte të pamundur përparimin e Brigadës prej 800 vetash. Ne në atë kohë këtë qëndrim e quajtëm se vinte thjesht nga frika. Pak kohë pas italianët ndërrmorën një sulm ndëshkues mbi Vithkuqin e Shtyllën dhe Brigada e Parë u tërhoq pa bërë shumë qëndresë”. Dokumenti arkivor hedh dritë për ndihmën e aleatëve ndaj partiznëve.

Në morinë e qindra dokumenteve arkivore ku pasqyrohet qartë veprimtaria e aleatëve Anglo-amerikanë në Shqipëri gjatë periudhës së Luftës, 1940-1944, një vënd të madh zënë ato ku flitet për ndihmën dhe kontributin e tyre ndaj partizanëve të Enver Hoxhës. Aty flitet për oficerë e nënoficerë aletatë të cilët që në vitin 1941 u atashuan pranë çetave të para partizane të komandura nga Bedri Spahiu në Gjirokastër, Nexhip Vinçani në Korçë, Kadri Hoxha në Martanesh, Esat Ndreu në Dibër, etj. Në ato dokumente pasqyrohet edhe ndihma e madhe që ata i dhanë personalisht Enver Hoxhës, si p.sh. në Kongresin e Rinisë Antifashite të Helmësit në Skrapar. Lidhur me këtë, në dokumentin në fjalë të cilin po e botojmë të plotë, shkruhet: “Shteti Shqiptar.

Arma e Gjindarmërisë Shqiptare. Komanda e Përgjithshme. Adjutantura. Nr.311/4 Rezervat Posaçëm. Tiranë më 30 Korrik 1944. Shkurtimi: Mbi një bazë në Skrapar të Oficerëve Englezë që drejtojnë aktivitetin e Shtabeve Komuniste. Ministrisë së P. të Brendëshme (Zyrës Politike) Tiranë. Në vijim të lajmërimit Nr. 311/2 res Posaçëm dt.17 këtij mueji, kemi nderin me parashtrue se Komanda e Zonës Operacjonit Beratit ka ardhë në gjendje të vërtetojë informatën e masipërme me anë njerëzish besnik që ka dërgue në vendë dhe na referon si ma poshtë: Përmbi katundin Helmës në Skrapar dhe pikërisht në rrëzën e Malit “Lirë” në një livadh shumë a pak i gjanë si dhe në lagjen Xholak, po t’atij katundi ku gjendet prapë një livadh i tillë janë ngrehun nji numër i konsiderushëm baraka ende të pangjyrueme.

Ndër të dy këto vende zbresin aeroplanë Englezë me shkarkime materiale të ndryshme dhe ushqime. Gjinden atje 15 Oficera dhe 30 N/Oficera e Ushtarë Englezë të pajosun me Radjo transmetuese.- Për ruajtjen e këtij Shtabi është caktuar Brigada e 12-të e formuese rishtaz me elementët ma të shumtit Kurveleshas dhe përbahet nga 200 veta. Enver Hoxha me Shtabin e tij ndodhet n’atë Qëndër.

-Aty nga data 19-20 e këtij mueji janë nisur prej Skraparit në drejtim të Elbasanit nji çetë prej 250 veta me tri barrë municion reserve dhe nji mortajë të randë me qëllim të shkojnë në ndihnë të çetave në viset e veriut. Para ca ditësh nji mbledhje çetash komuniste asht ba në Çorovodë.-Asht e vërtetë se ndërmjet Komunistave ekziston nji grindje, pse nji pjesë don që të quhet nacional- çlirimtare dhe nji pjesë tjetër Komunista internacjonalistë.- Popullsia asht shumë e dëshpërueme, sidomos për korrjen dhe konfiskimin e grunit, të cilin e depozitojnë pa e ça kryet për ushqim e Popullit.

–Nga gjendja e krijueme në Skrapar, Dëshmicë e Mallakastër, do të ishte e lehtë tash të kryhej një Operacjon vetëm me fuqi Qeveritare, kishte për të pas-simbas mendimit të Komnadës Zonës Operacjonit Beratit-ndihën e plotë të Popullit.- Njëkohësisht asht shumë e nevojshme organizmi shërbimit propagandistik, mënyra ma e mirë me shpërnda trakte me anë ajrorësh dhe doras me anën e Beratit, tuj vënë në dukje humbjet e pësueme në Dibër e Mat, ngjarjen e Beranës (Mal i Zi) mbi vrasjen e Ali Avdisë me shokë Komunista Shqiptarë e tjera.

Zav.Komandant’i P.Gjindarmërisë

KOLONEL (Tahsin Bishqemi)

(AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 866. Fleta 24)

Marrë nga Memorie.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur enver hoxha forcat aleate anglo-amerikanë radio transmetuese enver hoxha forcat aleate anglo-amerikanë radio transmetuese

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 19 Tetor 2019, 06:07

Tiranë- Një ditë më parë Dosja.al evidentoi  një koment të Aurel Vodës, burrit të zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës, i cili në një lajm ku flitej për dësh...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta