LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zbardhet dokumenti për të internuarit e Lushnjes/ Katër familje në një dhomë: S’martohen dot se s’kanë ku të

9 Shtator 2019, 12:08 Nga DOSJA
Zbardhet dokumenti për të internuarit e Lushnjes/ Katër familje

LUSHNJE-Dokumenti i Ministrisë së Brendshme i vitit 1959, ku jepen detaje të hollësishme se si jetonin të internuarit e vendosur me dhunë në Lushnje, ku në një dhomë të vogël, detyroheshin të jetonin deri në katër familje…

Një relacion i Ministrisë së Brendshme i gushtit 1959, zbulon gjendjen e rëndë, ku detyroheshin të jetonin të internuarit pasi i vendosën nëpër fshatrat e Lushnjes. Relacioni i përgatitur për Këshillin e Ministrave, nënvizon se në atë kohë, ishin mbi 725 të internaur nga familjet e të arratisurve të famshëm, (cilësuar në dokument “Familjet e Peshkaqenëve”) si e Hasan Dostit, Preng Previzit, Gjon Markagjonit, Abaz Ermenjit, Muharrem Bajraktarit, Mehdi Frashërit etj, të cilët bashkë me shumë familje të tjera të internuara, jetonin në kushte mizerje të strehuar nga 2, 3 apo 4 familje në një dhomë të vogël, saqë kur flinin, nuk shtrinin dot as këmbët. Ngaqë nuk kishin ku të strehoheshin të rinjtë 20-30 vjeç, të cilët kishin shkuar fëmijë në internim dhe ishin rritur kampeve, nuk guxonin të martoheshin e të krijonin familjet e tyre.

Ndër të tjera, në dokumentin e vitit 1959, shkruhet: “…në rrethin tonë, gjenden 478 persona të internuar që janë me vendime të rregullta, të ardhur më së shumti nga rrethet kufitare e tjera. Veç të tjerëve, ndodhen dhe familjet e Peshkaqenve, si të Hasan Dostit, Preng Previzit, Gjon Marka Gjonit, Abaz Ermenjit, Muharrem Bajraktarit, Mehdi Frashërit e tjera. Pjesa e madhe e këtyre kanë dhe familje, si gra e fëmijë me vete që arrin një shumë më tepër se 725 vetë. Gjenda ekonomike e tyre në përgjithësi nuk paraqitet keq pse jo vetëm se punojnë si në Fermë, në ndërmarrjen ndërtim dhe në kantierin e Tërbufit, por ka familje nga të internuarit që u vijnë pako me plaçka të ndryshme dhe para dollar, të cilat jua dërgojnë të arratisurit që kanë jashtë. Shpërndarja e tyre është në qytetin e Lushnjes dhe Ferma 29 nëndori si në sektorin Plug-Savër-Gjazë, Rrapëz-Gradisht-Çermë dhe Thanë, pothuaj se të shpërndarë në gjithë rrethin tonë.

Konditat e strehimit të tyre nuk janë të mira, beqarët i kemi vënë në gazerma (depot), gratë dhe vajzat pa burra banojnë në gazerma(depo) të veçanta, familjarët i kemi vënë nëpër dhoma por kemi dhe familje që banojnë 2-3 dhe 4 familje në nji dhomë të vogël dhe janë kaq shtrënguar sa nuk kanë ku shtrijnë edhe këmbët kur shtrihen për të fjetur.

Në përgjithësi në kamp ku banojmë të internuarit, kemi vënë një regjim që të ketë pastërti me qëllim që të ruajmë shëndetin e tyre , por prapë kemi dyshime se nga vendi I ngushtë që janë dhe gra burra dhe çiliminjë në dhoma të vogla ka rrezik të hapen sëmundje dhe nonji epidemi.. Nga nevoja e madhe për vendstrehim i kemi marrë fermës edhe çerdhen e fëmijëve, hangarët dhe depo, ku kemi future të internuar.

Ka disa familje që kur janë internuar djemtë dhe vajzat e tyre kanë qenë të vegjël 8 deri 10 vjeç, nersa sot ata janë rritur nga 20-30 vjeç dhe kanë nevojën e martesës, por për mungesë vendi (dhome) nuk janë martuar, ose ata që janë martuar banojnë në një dhomë me gjithë pjestarët e familjes së tij dhe me familjarë të tjerë. Ka shumë kërkesa që të internuar që janë vetë dhe familjet i kanë lënë në vendlindjen e tyre, ose që janë beqar duan të sjellin familjet ose të martohen, porse për mungesë vendi nuk bajnë një veprim të tillë.

Sjellja e familjeve dhe martesa e beqarëve neve na intereson se stabilizohen me familjet e tyre dhe heqin tendencën për tu arratisur jashtë shtetit”.

Marrë nga Kujto.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur dokumentet krimet e komunizmit lushnje te internuarit ne lushnje dokumentet krimet e komunizmit lushnje te internuarit ne lushnje


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet