LIVE UPDATES
Aktualitet

ZBARDHET dosja e kokainës te “Varri i Bamit”, Policia nuk flet për 100 mijë euro, ku shkuan? Gazetari bëhet ‘alibi

29 Korrik 2021, 07:26 Nga DOSJA
ZBARDHET dosja e kokainës te “Varri i Bamit”, Policia nuk flet

TIRANË– Aksioni i dështuar prej efektivëve të Forcave Speciale “RENEA” i faturohet gazetarit Ergys Gjonçaj. Gazetari Elton Qyno ka zbardhur dosjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në zonën e njohur si “Varri i Bamit”, ku u ndërhy për të vënë në pranga një grup kriminal. Bazuar në dosjen e Prokurorisë, Policia nuk përmend fare një dorëzim të kontrolluar me agjentin e infiltruar, ku për kokainën do të jepej sasia e 100 mijë eurove. Po ashtu nga dosja është zbuluar edhe emri i personit të shpallur në kërkim, për të cilin nga Policia u kufizuan informacionet. Bëhet fjalë për Eduart Perhatin alias Skënderi, 33 vjeç. Ky i fundit dyshohet se mori sasinë e lëndës narkotike dhe u largua.

Por si ka nisur aksioni dhe lëvizjes që fundosën grupin?

Pas informacioneve se në zonë shpërndahej kokainë nga një piceri, efektivët zbritën në terren. Në datën 27 korrik 2021, kanë parë Gentian Koren dhe tre persona të tjerë të paidentifikuar që hynin dhe dilnin nga dyqani i pikës së makinave me qira të biznesmenit. Në një moment, pasi hynë këta persona në dyqanin e pikës së dhënies së mjeteve me qira, vjen dhe një makinë tip autoveturë e markës “Volsvagen”, nga e cila zbret një djalë me dy kuti picash në dorë. Duke pasur dyshime se djali me kuti picash mund të kishte sjellë lëndën narkotike, është vendosur ndërhyrja në këtë ambjent me qëllim kapjen në flagrancë të gjithë këtyre personave sëbashku me lëndën narkotike.

“…sapo jemi afruar për të hyrë në dyqanin e pikës për dhënie mjetesh me qira, me jelek me mbishkrim “…policia…”, janë larguar me vrap të gjithë personat që ndodheshin aty dhe konkretisht te dera e dyqanit është bllokuar Gentian Kore. Pak metra më larg, ku ishte automjeti tip “Volvo” me targë DO XC 500, janë bllokuar Altin Gega dhe Erjon Prengaj, dhe të hedhur tek dera makinës “Volvo” kemi konstatuar dhe një telefon të markës “Iphone”,”-thonë efektivët e policisë. Më pas, rezultoi se djali me kutitë e picave dhe Taulant Çoku. Ky i fundit është bllokuar direkt nga shërbimet e policisë. Djali me kutitë e picave është futur mes pallateve në rrugën “Gjolek Kokona”, dhe pranë një klinikë dentare ky shtetas ka hedhur poshtë një makine të parkuar dy kutitë e picave dhe është larguar me vrap, duke i shpëtuar kapjes së policisë.

SKENA ME BENZ-in

Punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti për ta verifikuar nëse personi në mjet kishte ndonjë lidhje me ngjarjen. Por nuk ka pasur rezultat. Gazmir Cani i ka dhënë gaz mjetit duke rrezikuar jetën punonjësve të policisë dhe në rrugën e “Oxhakut”, rreth 200-300 metra më tutje, në ndjekje e sipër, është kapur. Pikërisht në këtë moment është shfaqur edhe gazetari që është bërë alibi për efektivët.

“…në momentin e ndërhyrjes para dyqanit të pikës së mjeteve është parë një person, duke filmuar me telefon në dorë, në këtë moment nga shërbimet e policisë duke mos qënë e qartë se çfarë po kërkonte ky person. I është kërkuar të largohej, por ai ka vazhduar të filmojë duke u afruar më shumë dhe është bërë pengesë e punonjësve të policisë gjatë zhvillimit të operacionit. Në këto rrethana punonjësit e policisë kanë bërë bllokimin e tij dhe në moment e kanë shtrirë në tokë për ta prangosur dhe ka thënë se ishte gazetar. Pas paraqitjes së dokumentit (bejxhit), të cilin e ka marrë tek makina, është identifikuar si gazetar me emrin Ergys Gjencaj dhe është lënë i lirë…”-thonë policët.

ASKUSH NUK FLET

Të gjithë të arrestuarit janë marrë në pyetje por askush nuk flet, duke u munduar të blejnë kohë duke përdorur frazën: Do flasin në një moment të dytë. Vetëm Taulant Çoku tha se ishte gjendur në ambjentet e dyqanit në momentin e gabuar dhe se nuk ka lidhje me shitblerjen e lëndëve narkotike. Në pyetje është marrë dhe Erjon Prenga, i cili nuk ka pranuar të japë shpjegime për këtë ngjarje.

Në operacionin e koduar “Xhamlliku” u prangosën 5 persona, ndërsa një u shpall në kërkim. Në pranga përfunduan:  Gentian Kore, Altin Gega, Taulant Çuku, Gazmir Cani dhe Erjon Prenga. Ndërsa në kërkim është Eduart Prenga/Skënderi. Përveç Canit, të gjithë të tjerët akuzohen për trafik të lëndëvë narkotike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni “xhamlliku” vorri i bamit operacioni “xhamlliku” vorri i bamit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet