LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet DOSJA për punonjësit e Kadastrës, gjithçka e thonë në telefon, Gazmend Cani, Panolo dhe Admir Burri merren me ‘

29 Korrik 2021, 16:12 Nga DOSJA
Zbardhet DOSJA për punonjësit e Kadastrës, gjithçka e

TIRANËDosja.al ka zbardhur Dosjen e plotë me bisedat e zbardhura pas përgjimeve të bëra prej muajsh nga Prokuroria. Busedat zhvillohen mes personave të vënë nën hetim Gazmend Canaj, Admir Burri dhe Panol At Nikolla, dy të parët të vënë në pranga, ndërsa i fundit është pezulluar nga detyra.

Për çdo çështje, të tre, por më shumë Canaj dhe Burri kanë komunikime të vazhdueshme në telefona, ku flasin për aplikime, çertifikata pronësie dhe për paratë që duhen marrë në lidhje me këto gjëra.

Sot, Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi arrestin me burg për punjonjesit e hipotekës. Në burg janë lënë: Neritan Bablushaj, Admir Burri dhe Gazmend Canaj, ndërsa punonjësi Panol At Nikolla është pezulluar nga puna.

Të arrestuarit kanë rënë në rrjetë gjatë kohës kur hetohej për falsifikimin e votave. Canaj, Burri dhe Bablusha, përkatësisht dy sekretarë që kanë luajtur rolin e ndërmjetësit dhe zyrtari akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente për të tjetërsuar prona. Në vijim të hetimeve është zbuluar se Bablusha premtonte legalizime në këmbim të votave. Ata u vunë në pranga tre ditë më parë, kur SPAK mësyu në Kadastër. 

DOSJA E PROKURORISË:

Nga transkriptimet e përgjimeve, rezulton se personat nën hetim Gazmend Canaj dhe Admir Burri kane marrë përsiper nxjerrjen e dokumentave të pronēsisë për rastin e përmendur nga ta si “Bodini”, kundrejt vlerave të caktuara monetare. Rezulton se në datën 22/04/2021 ora 4:11:17 MD, personi nën hetim Gazmend Canaj ka telefonuar personin nën hetim Admir Burri dhe ky i fundit i thotë: Po, po e ka firmos vëlla, ka maru, tani do ta nxjerrë që të marr dhe numrin e protokollit të kaloj dhe te posta. Të marr numrin, dhe ti thush do vij posta me këte numër protokolli, dosja Gani Hamit Budini, ta rregulloj vet ai, se do i shkoj me postë.

Në datën 22/04/2021 4:34:45 MD personi nën hetim Admir Burri i ka dërguar personit nën hetim Gazmend Canaj një mesazh me këtë përmbajtje: “O të kam thënë kam dhe gurin edhe arrën kësaj ralle, i thamë bëje. Se kështu i thuhet nesër është porosia e filonit edhe kalon brenda orës dy. Kalo vetë se po ashtu i thona. Po tani kanë edhe orarin dhe mbyllen. Praktika është e gjitha tek kartela. I ka bo Klodi, i ka kaluar per firme, për të hudh firmë. Mos të zgjatemi më shumë, po të paktën Budini eshtë 1 miliard përqind. Pres vetem kalimin une, mu ne vjen ne sistem, sistemin e kontrolloj çdo 10 minuta. Kshu që kjo është histori e mbyllme. Unë porderisa e thash, po është, se po ashtu të thoja të prisje se nuk është mbyll akoma. Kur të thashë çun është mbyll historia, vetëm të hudhi siglën në system, printimin orgjinal direkt në dorë, mirupafshin edhe vazhdo veprimet e tjera.

Në daten 24.05.2021, ora 7,00:44 MD, personi nën hetim Gazmend Canaj bisedon me personin nën hetim Admir Burri sërish në lidhje me praktikën “Bodini”, ku Gazmendi e pyet nëse kishte folur me atë mikun dhe Admiri i përgjigjet me fjalët: “.. Ja kam çu mesazh e të gjitha dhe i thashë se ja bona kshtu une muhabetin. I thash pyta nje shokun tim specialist dhe nuk eshte hedh asigio në sistem Gazo. Po a ke tru ne koke o burre? Ore un po te them kaqi gjo, me u pas bo ky gabim. Une neser unë për veshi iu kap në mgjes dhe nuk del asnji nga hipoteka pa u mbaru Budini”.

Në orën 11:25:41 PM te dates 24.05.2021 ata bisedojnë sërish për këtë praktikë, ku Gazmendi i kërkon të interesohet dhe Admiri i thotë se nuk do e kishte lënë pezull por nuk mund ta sqaronte në telefon. Te nesermen ata bisedojne sënsh për këtë praktike dhe Admiri shprehet se do shkonte ta takonte dhe do merrej vetem me rastin Bodini.

Në orën 5:17:12 PM të datës 24.05 2021 të dy vazhdojnë të bisedojnë për këtë praktikë dhe Gazmendi i thotë se kishte qenë në hipotekë dhe kishte venifikuar sa nuk ishte mbaruar praktika dhe i sugjeron të shkojë të takojë personin duke u shprehur me fjalët: Ik o vlla takoje o vlla, ska bo gjo ai vetëm thuj o lla pse je tall? Varja aplikimin te qafa! Neser deri në orën 10 do ta morim atë thuj ose do pergjigjesh te Klodi o lato, jepi leket Klodit.

Në datën 10.06.2021 personi nën hetim Gazmend Canaj telefon personin nën hetim Admir Burri dhe i thotë: Merr Budinin në katër thuj burrit të huj mos ta bejme te modhe thuj, merr Budinin ne kater lalo, ne kater e gjys du Budinin te jetë ne dore ketu te mu, sot. Mos e le mo Ado fare, rrena, merr Budinin në kater e du ketu, ne kater e gjys thuj burrit te huj te ** nonën e vet ai.

Në datën 16.06 2021 në orën 2:16.05.MD personi nën hetim Admir Burri bisedon me personin nen hetim Gazmend Canaj duke u shprehur se rasti i praktikes “Bodini” ishte mbyllur. Me konkretisht zhvillojnë biseden e mëposhtme:

0682133964 (Gazi). Anej je ti

0699366665 (Adi): Ktu ktu, ktu me ke te hipoteka

0652133964(Gazi): Do e mbyllesh sot e merr

0699366665 (Adi): Po po, Budini osht mbyll muhabeti Gazo

0699366665 (Adi): Mos e diskuto ate

Nga kqyrja e sistemi te ASHK-se rezulton se shtetasi Gani Bodini është pronar/bashkëpronar i disa pasurive të palujatshme dhe rezulton se për pasuriné nr. 632/1/57 te jetë kryer veprimi me emërtimin “regjistrim i bashkimit ose ndarjes se pasurisë së paluajtshme” nr. 1025/505 dotë 27.02.2021. e renditur me Nr. 3053 datë 30.03.2021 dhe kryer rivlerësimi i pasurisë me aktin nr.3165 de11.06.2021. Nga verifikimet rezulton që prona e shtetasit Gani Bodini ndodhen në ZK. 7529 gjë mbulohet nga Drejtoria Vendore e ASHK-së “Tirana Rurale nr 1., ku drejtuese e këtij institucioni është shtetasja me iniciale “R.XH” dhe zëvendës shtetasi me iniciale K.B të cilët personi nën hetim Admir Burri, në bisedat e rregjistruara i përmend me emrat “Risena” dhe “Klodi”.

Për rastin e praktikës së shtetasit Ilir Ahmetaj/Aida Ahmetaj. Nga transkiptimet e pergjimeve, rezulton se shtetasit nën hetim Gazmend Canaj dhe Admir Burri kane marre përsipër nxjerrjen e dokumentave të pronesist sẽ shtetasit me emrin “Ilir”, lidhje shoqërore e shtetasit Gezim Bazha kundrejt vlerave të caktuara monetare. Në datën 07.05.2021 personi nën hetim Gëzim Bazha posedues i numrit felefonik celuar 696555588 ka telefonuar personin nën hetim Gazmend Canaj duke i kerkuar të takohen dhe thënë që një njeriu i tij që ka ardhur nga Gjermania ka nje problem te hipoteka. Gazmendi i thotë se ndodhej tek Eljoni por Gëzimi thotë se shoku i tij ishte me bashkëshorten dhe nuk mundeshin të shkonin atje. Më pas Gazmendi i thotë se ishte me Adin dhe do te shkonin ata ta takonin. Në vijim, në orën 01:52 MD, të po kësaj date personat nën hetim Gazmend Canaj dhe Admir Burri kane komunikuar me njeri-tjetrin, përmbajtja e bisedës telefonike të zhvilluar mes tyre është si me poshtë:

699366665 (Adi): Ej, ta marrë vete atë gruan unë, ta adresoj si të gjejnë atë kodin e e-albania, se pa kodin e e-albanias nuk kam si e bëj aplikimin.

682133964 (Gazi). Po mirë

699366665 (tdi): Ta marr vetë ate gruan apo do e moresh ti? Apo po e mor vet po i them ku të shkojne e ku ta mori

682133964 (Gazi). Ose merre me vetë atë, ta bëj ajo aplikimin me ty

699366665 (Adi): Jo jo nuk bëhet, duhet bo nga zyra aplikimi, se duhet të skanohet kontrata, si do e skanoj kontratën në telefon. E pyta une, thash tja bëj nga telefoni aplikimin direkt, tha or vella duhet skanu kontrata tha se po ashu e kishte bo ai me kohë, smë pret as mu as ty

682133964 (Gazi): Merre atë gruan dhe të shkoj të bëj muhabet thuaj, pa bo këta thuaj, sbojmë dot muhabet

699366665 (Adi): Mir pra mir, këtë e mor vesh. Ti them me gjej kondin e-albaniAs, si të Bej aplikimin unë, të them ty e bona Gazo, dhe shko thuaj kaq kshu, kaq kshu, hajt

Në datë 07/05/2021, në orën 06:01 MD, personat nën hetim Gazmend Canaj dhe Admir Burri komunikojnë sërish me njëri-tjetrin, ku shtetasi Admir i konfirmon shtetasit  Gazmend se i sollën kodin dhe në orën 6 ai do t’i bënte aplikimin dhe do ta niste atij (Gazit). Personi nën hetim Admir Burri i thotë personit nën hetim Gazmend Canaj fjalët: Do i shkruaj asaj, aplikimin e bëra, gjobën do ia heqim.

Personi nën hetim Gazmend Canaj ka telefonuar shtetasin Gezim Bazha, te cilit i thote: E mbarova muhabetin une, dil te rruga te fol njeçik më ty unë, nëqoftese jane dakort ata

Nga përmbajta e përgjimeve të transkiptuara rezulton se në datë 08.05.2021, ora 09:53 PM, personi nën hetim Gazmend Canaj është telefonuar nga personi nën hetim Admir Burri, dhe kanë zhvilluar bisedën me përmbaitjen si me poshtë:

699366605 (Adi): O ky, se ja nisa aplikimin une. Aplikimi boka 220 mije leke o Gazo, se paska edhe rosta, domethone edhe aplimi pagesa ne shtet qe ka per te bo ky per ti dale kartela, e ke anash qe bo 30 mij leke edhe ajo paska qenë me gjobë per vonesat. Rregulloja vetë muhabetin tashi ti. Një pikë pesë i do drejtori, nëndrejtor, 200 specialisti, 100 Adi, 200 Euro boni aplikimi, e ke aty biles në leter sa bo aplikimi

687133964 (Gazi): Mos e ki merak. ja tashi do iki une

Ne vijim, të ketij komunikimi në datën 08 05.2021, ora 11:08 PM, personi nën hetim Admir Burri ka telefonuar personit nen hetim Gazmend Canaj dhe kanë zhvilluar biseden me përmbajtje si me poshte vijon:

682133964 (Gazi): Ja po takoj Gëzimin pra, se po vjen dhe ai këtu, të takoj Gerimin

699366665 (Adi) Mir takoje, sqaroj po si do me qenë të paktën atë 200 eurosh duhet tja morësh sot, që ta bejme pagesen ke posta, tja cojme Mandit. Po qe se thone për të tjera pastaj, të hohën kur te bi karleten thuaj, po qe se bejnë gerr verr, po ti dhanë okej pastaj.

682133964 (Gazi). Jo mo do t’ja mor do t’ja mor se sbon. Te shof ca do me thone

699366665 (Adi). Shife vetë ti tashi, po të pakten 200 euroshin duhet me ashu që ta coj Mandit edhe pastaj të hohën po ti than ti cojmë dhe lekët “Manolit” sot e të gjitha unë, i them te honen do vij ti marr vet atje, a kupto?

Ne daten 09.05,2021 personi nën hetim Gazmend Canaj telefonohet nga numri i telefonit 0696555588 qe posedohet nga shtetasi Gezim Bazha dhe e lënë të takohen bashkë. Në orën 7:59:19 MD personi nen hetim Gazmend Canaj telefonohet nga persomi nën hetim që i thotë se kishte takuar Adin dhe me pas do të takoheshin bashkë.

Nga procesverbali i datës 10.05.2021 rezulton se personat nen hetim Admir Burri dhe Gezim Bazha jane konstatuar te ulur ne ambjentet e jashtme të subjektit “Akullore Aroma. Rreth ores 17,30 të dy çohen dhe futen tek një argjendari prane dhe personi nën hetim konstatohet të mbante disa letra ne dore. Rretlh orés 1745 kane dale nga argiendaria dhe janë futur në ambientet e brendshme të subjektit “Akullore Aroma”

Rreth ores 18 05 dy personat nen hetim Gezun Hazha dhe Admir Burri kand dale nga “Akullore Aroma” të shoqënuar edhe nga dy persona te tjerë, njëri i seksit mashkull dhe tjetra e seksit femer. Nga kqyrja e pamjeve filmike te sekuestrunra në subjektin “Akullore Aroma” rezulton se në oren 17:47 personi-nën hetim Gezim Bazha ka shkuar ne kete ambjent, ku ka qenë dhe shtetasi nen hetim llir Ahmetaj, i shoqëruar nga një person i seksit femer dhe jane takuar me personin nen hetim Admir Burri. Ata kane nisur to bisedojnë duke patur ne duar

disa dokumente, të cilat i ka patur fillimisht shtetasja femer. Ne orën 18:01 ata jane larguar

të gjithë nga ambjenti i lokalit.

Në datën 25.05 2021, në orën 2:21:04 TPM personi nën hetim Gazmend Canaj telefonon një numër të cilit, ndër të tjera i thote ca bën lalo? Lirin e mbyllem e do shkoj ti marr pastaj të gjitha ti jap në dorë.

Nga kqyrja e sistemit të ASHK-se rezulton se shtetasja Aida Ahmetaj, bashkeshortja e shtetasit Ilir Ahmetaj është bashkëpronare e disa pasurive dhe për njërën nga këto pasuri rezulton të jetë kryer veprimi me nr. regjistrimi 00008274 datë regjistrimi 26.03.2021. Pasuritë në emër të kësaj shtetasje ndodhen në zonën kadastrale 8170 ge mbujohet nga Drejtoria Vendore e ASHK Tirana Veri.

Për rastin e praktikës së shtetasit “Besnik llyka”. Nga transkiptimet e përgjimeve, rezulton se personat nën hetim Gazmend Canaj dhe Admir Burri kanë marre përsiper nxjerjen e dokumentave te pronesise se shetasit Besnik Hyka perdorues i numrit elefonik celular 0682452835, kundrejt vlerave te caktuara monetare.

Kështu, në datën 30.04.2021, ora 10:00 personi nën hetim Gazmend Canaj eshtë telefonuar nga numri telefonik celular 0682452835 në posedim nga shtetasi Besnik Hyka, i thërritur “Niku” i cili i thote: “Po si spo më qisin mu nja dy letra aty ke hipoteka, spo mi japin, me kërkojnë lekë o vella..i kam dhonë lëkë dikujt, dhe me thot jo po më kërko një tjetër prap lekë.

Ndërsa personi nën hetim Gazmend Canaj i thotë të shkonte ta takonte, diten e henë, se te martën fillonte punë.

Personi nën hetim Besnik Hyka në datën 04/06/2021 i ka derguar një mesazh personit nën hetim Gazmend Canaj me tekst “Gazi ke 2 miljon lek në dore vetem qit cetifikaten e tokes. I kam futur dokumentat.

Ne date 05/06/2021 ai i dergon sërish mesazh personit nën hetim Gazmend Canaj me tekst: O gjigant a e ke vene gjë në vijë. Pas ketij mesazhi, zhvillohet biseda si më poshtë:

682133964 (Gazi): Domethënë ore..

699360003 (Adi): Vellain tem

682133964 (Gazi). Po mir hajt, shyqvr

690360005 (Adi): Ate dyshen qe i kam thonë që në fillim do i morin ata, qe pretendojn shume fare a kupto ? Ne nga tonat do respektojm Panolin, i kena une dhe ti, ca halli qan, kshu që po hongre ti ha umë, po hongra une ha ti

682133964 (Gazi). Lajmeroje dhe Nikun tashi

699366665 (Adi): Ta lejmëroj unë ma ngece prap mu a

682133964 (Gazi) Lajmeroje tashi, dhe te bij aplikimin

Në datën 16.06.2021 ne oren 2:16:05, MD personi nen hetim Gazmend Canaj telefonon personin nën hetim Admir Burri dhe zhvillojnë këtë bisede :

682133964 (Gazi): Ik pra maro..po me Nikun marove ?

699366065 (Adi): Me Nikun akoma pra se mik e domethone te mbyll e kam po punimet, jane punimet a kupto. Nuk ja marr dot certifikaten sot, por si bisede e kam mbyll

682133964 (Gazi): Po neser e merr ?

699366665 (di): Po besoj po, keto dy dit Gazo mos ti them kot neser dhe te dal mashtrus, leje ti bi certifikaten ne dore, e të mbarojme pune.

Gjithashtu, nga procesverbali mbi vëzhgimin, filmimin dhe fotografimın e fshehtë në vende publike rezulton se në datën 17.06.2021 shtetasi nën hetim Admir Burri eshtë konstatuar në ambjentet e Drejtorise Vendore të ASHK-se, me vendodhje në godinen e Qendrës “Tirana Business Park” dhe është ulur në lokal me nje person te seksit mashkull, që dyshohet se eshtë punonjës i këtij institucioni, personi nën hetim Panol At Nikolla, të cilit ai i referohet vazhdimisht gjatë bisedave me personin nën hetim Gazmend Canaj dhe persona të tjere me emrin “Panol”.

Nga kqyrja e sistemit të ASHK-së rezulton se shfetasi Besnik Hyka është pronar I disa pasurive dhe për dy nga këto pasuri rezulton të jetë kryer veprimi me Nr.00005574. Pasuritë të rregjistruar në emër të shtetasit Besnik Ramazan Hyka, ndodhen në zk.2105 që mbulohen nga Drejtoria Vendore e ASHK-se “Tirana Rurale 2 ku është i punësuar punonjësi i këtij institucionin me emrin “Panol At Nikolla”.

Për rastin e praktikës “Hakanaj”. Nga transkiptimet e përgjimeve, rezulton se personi nën hetim Admir Buri ka marrë përsiper nxjerjen e dokumentave të pronesise se shtetasit Roland Hakanaj, Kështu në datën 14.06.2021 ora 12:22 personi nën hetim komunikon në telefon me numrin ..311 dhe bisedojnë në lidhje me aplikimin e Rolandit pasi kishte një problem për shkak se aplikimi ishte bërë në emer të subjektit tregtar dhe duhej ribërë në emër të shtetasit, duke rënë dakort që akt verifikimi ti nisej personit nen hetim Admir Burri në aplikacionin Whatsapp.

Në orën 13:21 personi nën hetim Admir Burri e telefon serish poseduesen e numrit të telefonit..311 dhe interesohet sërish per aplikimin.

Ne orën 10:39:37 MD te datés 09.05.2021 peson nen herim Gazmend Canaj telefonohet nga personi nen hetim Neritan Bablusha dhe i thote se po dilte ta takonte. Ne datën 09.05.2021, ora 11:14 MD, personi nen hetim Gazmend Canaj dhe personit nën hetim Gëzim Basha, posedues i numrit telefonik celular 0696555588 kanë zhvilluar bisceden me permbajtjen si më poshtë:

0696555588 (Gëzimi): Ho me ça tha ?

0682733964 (Gazi): Hiç me gje te premten tha to jap në dorë

0696555588 (Gezimi): Po pra, ashu me tha dhe mu, amon me le një çik kohe

0682133964 (Gazi): Unë ti pruna lekët për burreni. Mbaj thash lëket, nëgofte se e ke te sigurte, ke bo be cunin thash, do ulemi dhe një herë nesër me Gezimin le pime kafe,

Në datën 18.05,2021 ora 4:07:01 MD personi nën hetim Gazmend Canaj i degron personit nën hetim Gezim Bazha mesazhin me këtë përmbajtje ” He Gzimo. Car u ba ne 5 e gjys i ka thane. Te ka marre Barbara.po…

Në datën 18.05.2021 personi nën hetim Gezim Bazha telefon personin nën hetim Gazmend Canaj dhe i thotë se ka biseduar me Barbarën gë i ka thene te duronte sepse ishte te hipoteka duke u marrë më atë punë, po priste até mikun e tij dhe se do ta sqaronte nga afer

Ne datën 23.05.2021 ora 5:46:59 PM përsoni nën hëtim Gazmend Canaj zhvillon nje bisede me personin Neritan Bablusha, i cili i thote se do niste mé ëhatsapp atë rregjistrin dhe me pas kopjen e kartelës për rastin “Shati”.

Më pas personi nën hëtim Gazmend Canaj telefon personin nën hetim Gezim Bazha duke i thene se kishte marre lajm të mire duke i thene konkretisht: Neser ta bi në Ëhatsapp tha të gjitha, kte javë mbarojm punë. Të mërkurën bejm aplikimin tha, i kishte thonë atij shokut, ditën e premte mbarojm punë.

Ne datën 24.05.2021 personi nën hetim Neritan Bablusha i thotë personit nën hetim Gazmend Canaj se neser mbasdreke do të bënte gati 7000-shen që duhej dhe deri të premten edhe të tjerat,

Në datën 25.05,2021 personi nen hetim Gazmend Canaj i thotë personit nën hetim

Neritan Bablusha fjalët “o Tano po kena gjithë kto lek rrugve o Tan Po na flliq me shokët o vlla, na vje furp të rri te lokali o Tano, vjen tjetri atje e di sa turp mề vjen. Ndërsa Neritani i përgjigjet duke i thënë …po skemi për ti lonë lekët rrugve a ke lujt mendsh.

Në datën 26.05.2021 personi nen hetim Gezim Bazha duke qenë se personi nen hetim Neritan Bablusha po vonohej në përgjigje e pyet mos problemi ishte punë lekësh dhe nëse po lekët që kishte ai tia jepnin ndërsa Neritani i thotë se nuk është punë lekësh sepse leket duheshin pasi të mbaronin pune.

Në datën 31/05/2021 9:07:50 PD personi nën hetim Neritan Bablusha telefonon shtetasin Gēzim Bazha dhe i thotë: O sot në drekë vellai jot, ka leket, ora 3 e gjys 4, ose neser mjes kur te vij nga puna do te bi haberin e mire per ate punen tone, po mos u ni fare me ata. Se mrom kemi qene deri ne 12 notes bashke me atë

Nga traskriptimi i pergjimeve telefonike në vijimësi rezulton se shtetasi Neritan Bablusha vijon të ketë kominikime me shtetasit nën hetim Gazmend Canaj dhe Gezim Bazha ne lidhje me praktikën e pronesise qe ai ka marre përsiper të regjjistroj, duke i orientuar ata për veprimet që po kryejnë punonjesit ASHK-së.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet admir burri gazmend canaj panol at-nikolla spak ne kadastren e tiranes admir burri gazmend canaj panol at-nikolla spak ne kadastren e tiranes

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje