LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet plani i qeverisë/ Kur do të nisë vaksinimi i personave mbi 65 vjeç! Dokumenti jep detaje edhe për kapacitetet e ru

20 Janar 2021, 12:17 Nga DOSJA
Zbardhet plani i qeverisë/ Kur do të nisë vaksinimi i personave

Zbardhet plani i qeverisë për vaksinimin kundër COVID19, ku përcaktohen kategoritë që do të vaksinohen, fazat në të cilat do të kalojë ky proces, pikat e vaksinimit si edhe kapacitetet për ruajtjen e vaksinave.

Mjekët janë vendosur në krye të listës për marrjen e vaksinës dhe ka më shumë se një arsye për këtë. Përtej faktit që janë në vijën e parë të zjarrit, përhapja e infeksionit në radhët e tyre mbetet në shifra tejet shqetësuese. Dhe nuk bëhet fjalë për muajt e parë të pandemisë, ku informacioni mbi COVID-19 ishte i kufizuar, por për të gjithë periudhën nga marsi në dhjetor, ku gati 25 për qind e personelit shëndetësor të testuar ka rezultuar e infektuar.

Shifra është bërë publike nga vetë Ministria e Shëndetësisë dhe konfirmon atë që shumë ekspertë kanë thënë deri më tani mbi mungesën e mjeteve mbrojtëse dhe nivelin e ulët të testimeve. “Punonjësit shëndetësorë janë prekur gjatë kësaj pandemie dhe ka pasur edhe vdekje midis tyre.

Gjatë periudhës 9 mars 2020-3 janar 2021 janë kryer 9468 testime në personel shëndetësor dhe janë konfirmuar 2347 raste pozitive me COVID-19. Incidenca e COVID-19 në stafin mjekësor dhe mbështetës është 1020 /10.000 banorë (duke pasur parasysh që numri i personelit shëndetësor në gjithë Shqipërinë është 23.000) prandaj grupi i parë prioritar janë punonjësit shëndetësorë”, thuhet në Planin Kombëtar të Vaksinimit kundër COVID-19 të hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

PLANI I VAKSINIMIT

Në dokumentin me 25 faqe ku përcaktohet plani i vaksinimit, të dhënat e paraqitura janë të përgjithësuara duke lënë hapësirë për shumë pikëpyetje. Referuar këtij dokumenti, në të njëjtën kohë me mjekët do të vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e përkujdesit si edhe punonjësit në këto qendra. Kjo sa i takon fazës së parë ku mungon informacioni mbi sasinë e dozave që do të aplikohen dhe shtrirjen kohore.

“Faza e parë e administrimit të vaksinës bazohet në një sasi të kufizuar të vaksinave dhe kërkon një prioritizim më të detajuar midis grupeve prioritare dhe këtu futen punonjësit shëndetësorë që kanë rrezik më të lartë si p.sh ata që punojnë direkt me të sëmurët me COVID-19, punonjësit shëndetësore të ndihmës së shpejtë etj., duke u kombinuar me personat që kanë një kombinim të sëmundjeve, janë te moshuar dhe jetojnë ne mjedise te mbyllura e te kufizuara si shtëpitë e pleqve. Kjo fazë mund të kërkojë administrim më të përqendruar të vaksinës në pika të caktuara, sidomos për vaksina të cilat kërkojnë kushte ruajtje më specifike se vaksinat e tjera”, thuhet në dokument.

Sa i takon fazës së dytë, në radhë për vaksinën veç personelit shëndetësor që shërben në strukturat e tjera shëndetësor do të përfshihen edhe të moshuarit, fillimisht ata mbi 90 vjeç për të vijuar me atë mbi 85 vjeç, mbi 80 e kështu me radhë deri te të moshuarit mbi 65 vjeç që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Sërish mungojnë të dhënat mbi sasinë e dozave që do të sigurohen dhe do të aplikohen në këtë fazë, ku siç vihet në dukje edhe në dokumentin e qeverisë vetëm nëse do të mbesin doza pa aplikuar, do të kenë fatin të marrin vaksinën edhe mësuesit, punonjësit e Policisë apo kategori të tjera, të cilat po ashtu janë të rriskuara dhe që përbëjnë burim infeksioni për të tjerët. “Në varësi të sasisë së vaksinave në këtë fazë do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë, si mësues, edukatorë, forcat e rendit, punonjës të shërbimit elektrik dhe ujësjellësit dhe kanalizimeve, forcat zjarrfikëse, punonjës të telekomit apo transportit publik”.

PIKAT E VAKSINIMIT

Lidhur me pikat e vaksinimit, për shkak të specifikave të vaksinës “Pfizer” që kërkon të ruhet në temperaturë -70 gradë, atëherë vaksinimi do të jetë i qendërzuar, ndërsa më vonë do të futen në lojë edhe qendrat shëndetësore si edhe do të ngrihen pika të posaçme vaksinimi. “Vaksinimi do të aplikohet nga ofruesit e shërbimit shëndetësor pika të caktuara të grumbulluara apo në institucionet mjekësore për kujdesin ambulator dhe spitalor, si dhe mjedise të caktuara për grupe të caktuara prioritare, si pranë shtëpive se të moshuarve apo në mjedise të dedikuara të shkollave, universiteteve, ministrive apo institucioneve prioritare nga ekipet te përcaktuara, të ngritura në mënyrë të qartë për qëllimin, duke përfshirë ekipet lëvizëse”. Ndërsa identifikimi i personave që bëjnë pjesë në grupet e prioritizimit do të bëhet përmes regjistrave, por edhe të dhënave që disponohen nga mjekët e familjes. “Grupet e përcaktuara do të identifikohen duke përdorur të dhënat nga OSHKSH-ja, regjistrat e organizatave profesionale, urdhrit të mjekut, spitaleve përkatës MSHMS për personelin shëndetësore kurse për grupet e tjera si personat e moshuar duke përdorur të dhënat e mjekut të familjes, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Po ashtu edhe për personat me sëmundje bashkëshoqërues do të përdoren listat e mjekut të familjes dhe sigurimeve shëndetësore”.

KAPACITETET

Në Planin Kombëtar të Vaksinimit vihet në dukje po ashtu edhe kapacitetet për ruajtjen e vaksinën. Në këtë rast, Ministria e Shëndetësisë nuk ka nguruar të flasë në gjuhën e shifrave ku ka bërë me dije se për vaksinën që kërkon temperaturë -70 (rasti i “Pfizer”) ka kapacitet deri në 250 mijë doza. Për dozat që mund të ruhen deri në -20 gradë kapacitet janë deri në 650 mijë doza dhe për vaksinat që duan temperaturë nga +2 deri në +8 kapacitetet janë deri në 7 milionë doza.

Prioritizimi i grupeve të popullatës

A. Grupi i parë prioritar janë punonjësit shëndetësorë. Këta punonjës do të prioritizohen sipas fazave të sigurimit të vaksinës.

• A1. Në fazën e parë do të jenë punonjësit shëndetësorë të vijës së parë, pra ata që shërbejnë në spitalet COVID dhe në urgjencat dhe shërbimin e reanimacionit të spitaleve dhe kanë kontakt të ngushtë me pacientët, personeli i cili kryen marrjen e mostrës dhe testimin, personeli që kryen hetimin dhe gjurmimin në terren.

• A2. Në fazën e dytë do të jenë punonjësit e tjerë shëndetësorë dhe socialë, të cilët shërbejnë pranë strukturave shëndetësore.

B. Personat e moshuar dhe ata me probleme të shumta shëndetësore. Në këtë grup futen personat mbi 65 vjeç, personat që jetojnë në shtëpitë e pleqve apo institucione të kujdesit afatgjatë, personat me sëmundje bashkëshoqëruese dhe obezët.

• B1. Në fazën e parë do të vaksinohen të gjithë personat që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe institucione të kujdesit shëndetësor dhe social afatgjatë.

• B2. Në fazën e dytë do të vaksinohen personat e moshuar ku fillimisht do të vaksinohen ata mbi 90 vjeç dhe me pas mbi 80 vjeç, mbi 70 vjeç dhe mbi 65 vjeç pavarësisht sëmundjeve bashkëshoqëruese.

• B3. Në këtë fazë do të vaksinohen personat nën 65 vjeç me probleme të ndryshme shëndetësore dhe ata obezë ku prioritet do t’u jepet atyre të cilët kanë më shumë se një sëmundje.

• B4. Në varësi të sasisë së vaksinave në këtë fazë do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë, si p. sh., mësues, edukatorë, forcat e rendit, punonjës të shërbimit elektrik dhe ujësjellësit e kanalizimeve, forcat zjarrfikëse, punonjës të telekomit apo transportit publik etj.

C. Në fazën e tretë do të vaksinohen të gjithë personat e grupeve te mësipërme të fazës së dytë që nuk kanë arritur të vaksinohen. D. Dhe në fazën e katërt do të vaksinohet e gjithë popullata, pavarësisht sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Marre nga Panorama

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin


Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Janar 2021, 11:48

TIRANË– IGJEUM ka paralajmëruar reshje intensive në fundjavën që po vjen. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në pjesët e sipë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta