LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet vendimi/ Gjyqtari Sandër Simoni bindi KPK-në se s’kishte dijeni për dënimin e Valdrin Pjetrit në Itali

13 Korrik 2020, 17:39 Nga DOSJA
Zbardhet vendimi/ Gjyqtari Sandër Simoni bindi KPK-në se

TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Siomoni është vlerësuar pozitivisht në të tri kriteret e rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK.

Simoni e ka bindur Komisionin lidhur me padijeninë e tij gjatë plotësimit të formularit të pastërtisë së figurës për procedimin penal në Itali ndaj kushëririt Valdrin Pjetri, fakt që u bë publik në vitin 2019 – si dhe për mospërfshirjen e tij në disa çështje penale të referuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.

Sandër Simoni ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në dhjetor 2003, Simoni u emërua gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe në vitin 2004 u promovua si kryetar i kësaj gjykate.

Paralelisht me punën si gjyqtar, Simoni është angazhuar në mësimdhënie si në Shkollën e Magjistraturës ashtu edhe në Fakultetin e Drejtësisë. Në fund të vitit 2019, Simoni u caktua përkohësisht kryetar i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deri në një vendim përfundimtar të institucioneve të vetingut.

Në vendim thuhet se në deklaratën për kontrollin e figurës të plotësuar në vitin 2017, Simoni ka shënuar se nuk ka pasur dijeni nëse anëtarë të familjes kanë kontakte të papërshtatshme apo janë të përfshirë në krimin e organizuar.

Komisioni vëren se, në vitin 2019, është vënë në dijeni nga mediet që Valdrin Pjetri, kushëriri i parë i gjyqtarit Simoni, ka qenë i dënuar në Itali në vitin 2003 për trafik lëndësh narkotike. Për mosdeklarimin e këtij fakti, Valdrin Pjetrit ju mohua mandati i kryetarit të Bashkisë së Shkodrës i fituar gjatë zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës.

Në shpjegimet e tij, Simoni ka deklaruar se nuk kishte pasur dijeni për dënimin e Pjetrit dhe se e kishte mësuar nga media si gjithë të tjerët.

“Unë e kam ndjekur si qytetar këtë proces nga mediat, ku kam ndjekur dhe deklaratat e tij se nuk ka probleme me drejtësinë, e më vonë se nuk ka qenë në dijeni të tyre. Ai me këto qëndrime ka marrë përsipër vetë pasojën që rrjedh nga mosdeklarimi i një situate të tillë. Për pasojë, unë nuk kisha si ta dija kur publikisht ky fakt nuk njihej, as nga opinioni e as nga institucionet përgjegjëse që kanë lejuar kandidimin e tij për t’u zgjedhur si kryetar bashkie”, ka shpjeguar Simoni.

“Asnjë nga familjarët e mi, as nëna dhe as prindërit e tij me të cilët kam diskutuar më pas, nuk ishin në dijeni të asnjë fakti të tillë të pretenduar. …Ne dinim vetëm faktin që ai ka qenë student në Itali”, ka shtuar ai.

Simoni ka sqaruar për Komisionin se është takuar rrallë me Pjetrin, vetëm në raste familjare, si dasma apo ceremoni, kur kanë qenë të ftuar nga të afërmit e tyre tës përbashkët. Sipas tij, nuk kanë ndonjë marrëdhënie të afërt, për shkak të moshës, si dhe distancës që ka mbajtur për shkak të angazhimit të Pjetrit në politikë.

Gjyqtari Simoni ka pohuar se ai nuk ka kryer asnjë udhëtim me kushëririn e tij Valdrin Pjetri dhe ka kërkuar që kjo gjë të verifikohet nga Komisioni.

“Nga verifikimi në sistemin TIMS, nuk rezultoi që subjekti i rivlerësimit dhe shtetasi V.P. të kenë udhëtuar bashkë në të njëjtat data apo në të njëjtin automjet apo linjë ajrore”, konstaton KPK.

“Subjekti i rivlerësimit e ka plotësuar deklaratën për kontrollin e figurës në datën 25.1.2017, ndërkohë që dënimi i shtetasit V.P. është dhënë në vitin 2003 në Itali dhe ngjarja është bërë publike në Shqipëri në vitin 2019, nuk u vërtetuan lidhje apo kontakte të vazhdueshme shoqërore mes tyre, përveçse atyre familjare. Subjekti e ka plotësuar me saktësi dhe vërtetësi deklaratën e kontrollit të figurës duke dhënë shpjegime të plota dhe bindëse në lidhje me marrëdhënien e tij me shtetasin V.P.”, konkludon Komisioni.

DSIK paraqiti në KPK dy raporte kontradiktore për gjyqtarin Sandër Simoni. Në të parin konstatoi përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës – ndërsa në të dytin ngrinte dyshime se mund të kishte influencuar në katër çështje. Raporti i dytë i DSIK është rrëzuar nga Komisioni si i pabazuar në prova.

Pas dhënies së shpjegimeve nga Simoni si edhe verifikimi i të dhënave të dërguara nga DSIK, ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit nuk kishte gjykuar çështjes për të cilat pretendohej, si edhe nuk kishte qenë kryetar gjykate në periudhën e shqyrtimit të tyre.

“Në këtë rast DSIK-ja dhe Grupi i Punës nuk ka zbatuar detyrimin që rrjedh nga neni 39 i ligjit paragrafi 1 i tij për të bërë verifikimin nëse informacioni është i saktë dhe nëse vërtet ka kontakt të papërshtatshëm apo jo. Minimalisht Grupi i Punës duhej të verifikonte nëse unë kam qenë gjyqtar në çështjet që pretendohet se është ndërhyrë e nëse ka prova për kontakt të papërshtatshëm. Në këtë rast është marrë e futur në Raport apriori informacioni i institucionit të verifikimit…”, ka deklaruar Simoni. Sipas tij, DSIK duhej të kishte verifikuar nëse informacioni ishte ndonjë rast mashtrimi, gjë që se ka bërë.

Simoni ka shpjeguar se është treguar gjithmonë i kujdesshëm gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe se në dy raste, në vitin 2007 dhe 2011 ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj dy personave që abuzonin me emrat e gjyqtarëve, të cilët më pas janë dënuar për “mashtrim” dhe “shpifje për shkak të detyrës”.

Në vendim thuhet se nga verifikimi i kryer prej Komisionit nuk ka rezultuar që Simoni të kishte lidhje me çështjet penale të evidentuara në raportin e dytë të DSIK-së.

“Nuk u vërtetua pjesëmarrja e subjektit të rivlerësimit, në pozicionin e anëtarit apo kryesuesit të trupës gjyqësore, në proceset gjyqësore me persona të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar, duke hequr çdo dyshim mbi përfshirje të subjektit të rivlerësimit në veprimtari korruptive”, konkludon Komisioni.

Komisioni nuk identifikon probleme për kriterin e pasurisë duke konkluduar se gjyqtari Simoni ka pasur burime të ligjshme financiare për të justifikuar investimet, kursimet dhe shpenzimet e kryera prej tij dhe personave të lidhur me të – si dhe ka rezultuar me balancë financiare pozitive për të gjithë periudhën që i është nënshtruar hetimit administrativ.

Për aspektin profesional Komisioni e konsideron “të aftë” gjyqtarin Sandër Simoni dhe konstaton se në denoncimet e kryera nga publiku nuk janë gjetur prova apo indicie. Trupa gjykuese e KPK që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Simoni përbëhej nga Brunlida Bekteshi kryesuese, Olsi Komici Relator dhe Roland Ilia anëtar.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander simoni valdrin pjetri sander simoni valdrin pjetri

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes