LIVE UPDATES
Bota

Zbërthehet agjenti turk: Më urdhëruan të vras politikanen kurde në Austri

14 Tetor 2020, 13:09 Nga DOSJA
Zbërthehet agjenti turk: Më urdhëruan të vras politikanen

Gjatë një pasdite muajin e kaluar, një burrë që pretendonte se ishte një operativ i inteligjencës turke hyri në një stacion policie në Vjenë. Rrëfimi i tij ishte tronditës: Burri tha se ishte urdhëruar të qëllonte një politikane kurdo-austriake, gjë që ai nuk donte ta bënte dhe kërkoi mbrojtjen e policisë.

Ai gjithashtu tha se ishte detyruar të jepte dëshmi të rreme, për të dënuar një punonjës në Konsullatën Amerikane në Stamboll.

Nëse janë të vërteta, pretendimet nga burri në fjalë,  i cili e identifikoi veten si Feyyaz Ozturk, pasqyrojnë një imazh të ri se deri ku Presidenti Rexhep Tajip Erdogan  është i gatshëm të shkojë për t’i zhdukur armiqtë e tij.

Rrëfimi i Ozturk, i cili mor nga The New York Times, mund të hapë një rrugë për dënimin e Metin Topuz, i cili punoi për Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe Departamentin amerikan të Anti-Drogës.

Në qershor, Topuz u dënua nga një gjykatë turke me më shumë se tetë vite burg nën akuzën  se kishte ndihmuar një grup terrorist të armatosur.

Çështja e Topuz është një nga disa çështjet kundër qytetarëve amerikanë dhe punonjësve të qeverisë amerikane. Nga ana tjetër zyrtarët amerikanë kanë thënë se faktet janë të pabaza dhe se ata e shohin si një përpjekje të Erdogan për të ushtruar presion në marrëdhëniet e tij gjithnjë e më antagoniste me Shtetet e Bashkuara .

Autoritarizmi në rritje i Erdogan gjatë dekadës së fundit është shoqëruar nga një fushatë agresive kundër armiqve të tij brenda dhe jashtë vendit, e cila filloi me Bashkimin Europian dhe u intensifikua pas grushtit të shtetit të dështuar në 2016 që presidenti  ka fajësuar Fethullah Gulen.

Pas grushtit të shtetit, u arrestuan  mijëra armiq  të Erdogan. Jashtë vendit, sipas hetuesve francezë, ai ka vrarë 3 militantë kurdë në Paris në 2013, megjithëse inteligjenca turke mohon çdo përfshirje në ato vrasje.

Qeveria austriake ka qenë prej kohësh e shqetësuar për ndikimin e shërbimit sekret të Turqisë në Austri dhe kjo çështje e fundit ka ngritur edhe më tepër  alarmin.

“Kjo çështje është shumë serioze,” tha Karl Nehammer, ministri i brendshëm austriak për The New York Times të martën.

Ai tha se nuk do të jepte detaje rreth çështjes sepse hetimi ende po vazhdonte. Prokuroria nuk pranoi të japë asnjë koment, duke thënë në një deklaratë me email se çështja ishte tejet serioze dhe delikate.

Një zyrtar i lartë qeveritar i cili foli në kushte anonimiteti tha që nëse komploti për të sulmuar një politikane kurdo-austriake do të konfirmohej, kjo do të sinjalizonte një nivel të ri të turqve që  përzihen me çështjet në  Austri.

Vetëm muajin e kaluar, një komision i posaçëm i policisë arriti në përfundimin se shërbimi sekret i Turqisë kishte rekrutuar agjitatorë për të shtuar provokimet mes përplasjeve të dhunshme gjatë një proteste në një rrugë kurde në një zonë të Vjenës në qershor dhe për të mbledhur informacion rreth demonstruesve.

Në atë kohë,  Nehammer tha, “spiunazhi turk dhe ndërhyrja turke në të drejtat demokratike nuk ka vend në Austri.” Ka rreth 270,000 njerëz me origjinë turke në Austri, tha Ministria e Brendshme, dhe rreth një e treta e tyre janë kurdë.

Susanne Raab, ministrja austriake e Integrimit,tha: “Austria është bërë një shënjestër e spiunazhit turk, influenca e Erdoganit ka arritur deri në Vjenë”.

Kur Ozturk u dorëzua në 15 Shtator, ai i tha policisë se kishte dalë në pension nga një karrierë e gjatë në shërbimet e inteligjencës turke, i njohur si MIT, por kohët e fundit ishte “punësuar” për të kryer një sulm ndaj Aygul Berivan Aslan, një ish-ligjvënëse e Partisë së Gjelbër me origjinë Kurde dhe një kritike e Erdoganit.

Ai është ndaluar nga prokurorët austriakë, të cilët tani po hetojnë rastin. I pyetur nga një zyrtar i lartë nga presidenca turke, tha në një deklaratë me email se akuzat ishin  të kuptimta dhe pa baza.

“Ozturk kurrë nuk ishte i lidhur dhe as nuk veproi kurrë në emër të inteligjencës turke, ”thuhej në deklaratë.

Por përpjekjet turke për të minuar besueshmërinë e Ozturk nga ana e tyre duket se ka ngritur pikëpyetje në lidhje me besueshmërinë e tij si dëshmitar kundër Topuz.

Gjatë një interviste prej 4 orësh me policinë austriake, ajo çfarë tha Ozturk, ishte e paqartë në disa raste, veçanërisht kur bëhej fjalë për punën e tij të pretenduar. Por çështja u bë më shumë konkrete, kur një oficer e pyeti për çështjen e Topuz.

Sipas transkriptimit të policisë, Ozturk tha se ai kishte punuar për Departamentin e Anti-Drogës në SHBA deri në 2004 dhe se për herë të fundit ishte takuar me Topuz në 2005. Topuz, gjithashtu, kishte punuar për DEA si përkthyes, ai shtoi, diçka që zyrtarët amerikanë e kanë konfirmuar.

Një zyrtar shtypi për DEA në Shtetet e Bashkuara tha në një email se agjencia nuk kishte të dhëna për punësimin e Ozturk  por po konsultohej me zyrën në Turqi.

Ozturk tha se në fillim të shtatorit 2017, atij iu kërkua të nënshkruante një deklaratë kundër Topuz ose do të rrezikonte të burgosej.

“Ata më  detyruan të isha dëshmitar dhe më dhanë një copë letër bosh, të cilën unë e nënshkrova,” tha  Ozturk. “Në të kundërt unë do të shkoja në burg me Metin Topuz.”

“Në Turqi, ata kështu veprojnë gjithmonë,” shtoi ai.

Ozturk tha se ai ishte urdhëruar për të qëlluar Aslan dhe u kontaktua për herë të parë për këtë punë nga një prokuror turk në Stamboll në 2018.

Fillimisht, ai duhej të kryente sulmin në mars, por bllokimi nga pandemia  e pengoi udhëtimin e tij për në Vjenë. Ozturk, i cili ka një pasaportë italiane, tha se ai ngeci në Rimini, Itali, ku theu një këmbë në një aksident. Në fund, ai tha se nuk mund të vazhdonte me planin.

Pastaj në gusht, tha ai, u kontaktua në WhatsApp nga një burrë i cili i tha të udhëtonte në Beograd, Serbi dhe të takonte dikë në një lokal turk.

“Nuk ka rëndësi nëse ajo vdes apo vetëm plagoset,”  tha kontakti i tij atje. Pika kryesore ishte “që politikani të merrte mesazhin”, ai raportoi se personi në fjalë i  kishte thënë, të udhëtonte në Vjenë dhe të priste udhëzimet  e mëtejshme.

I pyetur nga policia se pse ishte dorëzuar vetë,  Ozturk tha se ishte ndoshta për të shpëtuar veten.

“Policia austriake mund të më arrestojë më vonë,” vazhdoi ai. “Nuk më pëlqen kjo gjë. Unë nuk jam vrasës me pagesë”

“Nëse kjo do të kishte ndodhur, ata do të ishin distancuar nga unë dhe do të më akuzonin si një kriminel,” tha ai për autoritetet turke. Ai gjithashtu tha se autoritetet turke kishin ngrirë llogaritë bankare të tij dhe të familjes.

Në një intervistë të mëvonshme të policisë, Ozturk gjithashtu përmendi shënjestra të tjera që i ishin dhënë për të vrarë përveç Aslan, politikanja kurd0-austriake. Peter Pilz, botuesi i revistës në internet ZackZack , tha se policia i kishte thënë se ai ishte një nga ata shënjestra dhe i kishte ofruar mbrojtje.

Pilz, gjithashtu një ish-ligjvënës i Partisë së Gjelbër, shërbeu në mbikëqyrjen e komitetit së inteligjencës dhe është një kritik i Erdogan dhe trajtimit të tij ndaj popullsisë kurde. Ai e njeh mirë Aslan. Ajo është kërcënuar shumë herë gjatë viteve, tha ai.

“Ai mori urdhrin për të qëlluar një politikane në Austri, pyetja është: Kush e dha urdhrin?” tha Pilz.

“Në çështjen kundër  Topuz, gjërat janë juridikisht të qarta,” shtoi ai. “Dëshmitari kryesor në këtë çështje e ka tërhequr deklaratën e tij. Çështja duhet të rihapet. ”

Ambasada e SHBA-së në Ankara dhe avokatët e Topuz nuk pranuan të komentojnë pretendimet e Ozturk apo efektin që ata mund të kenë mbi çështjen, e cila do të apelohet.

Por deklarata e Ozturk  ishte thelbësore në dënimin e  Topuz, duke pretenduar se ky i fundit kishte punuar me anëtarët e organizatës Gulen. Megjithatë,  Ozturk nuk u paraqit kurrë në gjykatë personalisht dhe kurrë nuk u mor në pyetje. Gjykatësi shtyu gjyqin disa herë duke pritur Ozturk të kthehej nga jashtë.

Në qershor, gjyqtari vendosi që gjyqi të vazhdojë pa prezencën e tij. Por në kundërshtim me procedurën ligjore, ai urdhëroi që dëshmia e Ozturk të merej parasysh.

Burimi:New York Times

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota agjenti turk agjenti turk

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion