LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohen shifrat, shqiptarët më të varfrit e Europës dhe për vitin 2018

13 Dhjetor 2019, 16:08 Nga DOSJA
Zbulohen shifrat, shqiptarët më të varfrit e Europës dhe

TIRANË- Asgjë  nuk ka ndryshuar. Shqipëria bashkë më Bosnjën sipas Eurostat, mbeten dy vendet më të varfëria të Europës. Matjet për 2018 treguan se të ardhurat për frymë  janë sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian.

Nga të dhënat e publikuara sot ( e premte) në krahasim me një vit më parë, ka një përmirësim të lehtë, pasi treguesi është rritur me 1 pikë përqindje, në raport me vitin e mëparshëm, ndërsa në 2017-n ishte 29%. Por në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, Shqipëria renditet e fundit e vetme, me 38% të mesatares europiane (Bosnja e ka këtë tregues 38%).

Për të ardhurat për frymë në rajon, në vend të parë është Mali i Zi, me 48% të mesatares Europiane, e ndjekur nga Serbia (39%), Maqedonia (37%). Për konsumin individual për frymë, sërish e para është Mali i Zi, me 58%, Serbia (48%), Maqedonia e Veriut (41%).

Prej vitesh, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, nuk po arrijnë të bëjnë para në të ashtuquajturin procesin e konvergjencës që nënkupton një rritje më të shpejtë me  vendet e zhvilluara në mënyrë që t’i afrohen sa më shumë mesatares së tyre.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit “jeta në tranzicion” konstatonte se Shqipërisë mund t’i duhen 80 vite që të kapë mesataren e vendeve të zhvilluara të OECD në të ashtuquajturin proces të konvergjencës.

Sipas Eurostat, Konsumi Individual Aktual (AIC) është një masë e mirëqenies materiale të familjeve. Përgjatë shteteve anëtare të Eurozonës në vitin 2018, AIC për frymë, e shprehur në paritetin e fuqisë blerëse (PPS) ndryshonte nga 56% e mesatares së Bashkimit Evropian (BE) në Bullgari në 134% në Luksemburg.

Këto të dhëna, të publikuara nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Europian, bazohen në paritetin e fuqisë blerëse të rishikuara dhe shifrat e fundit të PBB-së dhe popullsisë.

Dhjetë shtete anëtare regjistruan një konsum për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2018. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 34% mbi mesataren e BE-së, përpara Gjermanisë (20% më lart). Ata u pasuan nga Austria, Danimarka, Belgjika, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Suedia dhe Franca me nivele prej 7 deri 17% mbi mesataren e BE-së.

Konsumi për frymë për katërmbëdhjetë shtete anëtare vendoset midis mesatares së BE-së dhe 30% më poshtë. Në Itali, Irlandë, Qipro dhe Spanjë nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Lituania, Portugalia, Çekia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më poshtë. Sllovenia, Greqia, Polonia, Estonia, Sllovakia dhe Rumania ishin midis 20% dhe 30% nën mesataren. Katër shtete anëtare regjistruan konsum për frymë më shumë se 30% nën mesataren e BE-së. Letonia, Kroacia dhe Hungaria ishin midis 30% dhe 40% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte konsum për frymë më shumë se 40% nën mesataren e BE.

Gjatë tre viteve të fundit, AIC për frymë në raport me mesataren e BE mbeti relativisht e qëndrueshme në shumicën e shteteve anëtare. Sidoqoftë, rritje të dukshme janë regjistruar në Rumani (71% e mesatares së BE në 2018 krahasuar me 65% në 2016), Sllovaki (73% kundrejt 68%) dhe Lituani (89% kundrejt 85%). Në të kundërt, uljet më të dukshme janë regjistruar në Suedi (108% në 2018 kundrejt 112% në 2016) dhe Francë (107% kundrejt 110%). Në vitin 2018, PBB për frymë shprehur në Paritetin e Fuqisë Blerëse (PPS) varionte midis 51% të mesatares së BE në Bullgari dhe 261% në Luksemburg.

(Marrë nga Gazeta Si)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia me e varfra vendi me i varfer ne evrope zbulohen shifrat shqiperia me e varfra vendi me i varfer ne evrope zbulohen shifrat

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron