Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Në Kaliforni, një person i vaksinuar për COVID-19, u bë i pari në Shteteve të Bashkuara i diagnostikuar me variantin Omicron. Lajmi u njoftua nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
Doktor Anthony Fauci u tha gazetarëve se personi i diagnostikuar me Omicron kishte qenë në Afrikën e Jugut dhe ishte kthyer në SHBA më 22 nëntor. Ai rezultoi pozitiv më 29 nëntor. Zoti Fauci tha se personi ishte vaksinuar, por nuk kishte marrë një dozë përforcuese dhe se po përjetonte “simptoma të lehta” të sëmundjes.
Në fund të muajit të kaluar administrata Biden mori vendim të kufizojë udhëtimet nga Afrika e Jugut, ku u identifikua për herë të parë varianti i ri i COVID-it. Raste me Omicron janë identifikuar gjithashtu në më shumë se 20 vende të tjera të botës.
“Ne e dinim se ishte vetëm çështje kohe përpara se rasti i parë me Omicron të zbulohej në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Fauci.
Ai tha se personi i prekur po e merrte veten dhe shtoi se “ky është një shembull tjetër se pse është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen”.
Zyrtarët amerikanë thanë se kishin kontaktuar me të gjithë ata që kishin patur kontakt të ngushtë me personin e infektuar me Omicron dhe se ata kishin rezultuar negativë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po ndërmarrin hapa për të forcuar rregullat e testimit në SHBA për udhëtarët që vijnë nga jashtë, përfshirë një dëshmi se janë testuar negativ brenda harkut të 24 orëve nga hipja në aeroplan, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit. Gjithashtu po shqyrtohet mundësia e testimit me detyrim edhe pas mbërritjes në SHBA.
Zyrtarët thanë se këto masa do t’u sigurojnë kohë për të mësuar më shumë rreth variantit të ri dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura, por ata shtuan se futja e Omicron-it në SHBA ishte e pashmangshme.
Ka ende shumë pikëpyetje që lidhen me variantin e ri të COVID-it: nëse ai është më ngjitës se variantet e mëparshme, nëse ata që infektohen sëmuren më rëndë apo nëse vaksinat janë apo jo efektive ndaj tij. Dr. Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se pas dy deri në katër javë do të dihet më shumë rreth Omicron-it falë testeve laboratorike mbi virusin.
Marrë nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SERBI – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se “protestat në rrugë nuk do të bëhen politikë kryesore e Serbisë pë sa kohë ai do të jet...
ITALI- Reshje të shiut dhe të dëborës pritet që të përfshijnë Italinë qendrore dhe Jugore në ditet në vijim. ilmattino shkruan se për këtë gjë kryebashkiaku i C...
SHBA- NASA shtyn shëtitjet e planifikuara hapësinore pasi ditën e djeshme u njoh me një kërcënim të mundshëm të sigurisë nga mbetjet hapsinore.Origjina e këtyre...
ANGLI- Një vajzë që paditi mjekun e përgjithshëm të nënës së saj pasi lejoi që ta lindte atë, ka fituar çështjen e saj në gjykatë. Mirror shkruan se 20-v...
KOSOVË – Tetë familjeve me katërmbëdhjetë anëtarë të tyre, që kanë arritur nga Turqia në Kosovë, iu është njohur këtë vit e drejta e statusit të refu...
KOSOVË- Një karabinier italian Fabio Cervellieri me mision në Kosovë, ka ndihmuar një vajzë 4-vjeçare, e cila vuante nga diabeti. ilmessaggero shkru...
KOSOVË – Një vetëvrasje u regjistrua sot në Kosovë. Një 24-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është identifikuar, raportohet se ka vrarë veten n...
KOSOVË- Një 24-vjeçar në Kosovë ka humbur jetën pasi është plagosur me armë zjarri në një poligon në Obiliq. Telegrafi shkruan se lajmin për plagosj...
SUEDI – Kelman Qibini, shqiptari që u bë i njohur në Suedi pasi i shpëtoi jetën fqinjit të tij nga zjarri i rënë në banesë, ka ndërruar jetë. Emigranti ng...
SHBA- Autorja amerikane Alice Sebold ka kërkuar falje për pjesën e saj në dënimin e gabuar të një burri, i cili u lirua javën e kaluar nga akuzat e përdhunimit ...