“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Tensionet në Veri, Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel më 29 shtator, merr pjesë dhe përfaqësuesi amerikan Gabriel Escoba
27 Shtator 2021, 18:37Nga DOSJA
KOSOVË– Kosova dhe Serbia kanë rënë dakort që të ulen për bisedime në Bruksel, më 29 shtator, kur tensionet në kufirin që ndan këto dy vende kanë arritur në ditën e tetë. Lajmin e ka bërë me dije një zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për Gazeta Ekspress.
Sipas zëdhënësit në fjalë, emri i të cilit nuk është bërë me dije nga mediat e Kosovës, pjesë e këtyre bisedimeve do të jetë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime. Siç theksojnë ngjarjet e fundit, dallimet midis Kosovës dhe Serbisë, nëse lihen të pazgjidhura, do të pengojnë investimet e huaja dhe do të shpejtojnë ikjen e trurit, duke parandaluar ekonomitë kosovare dhe serbe të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë dhe të bllokojnë integrimin e ardhshëm në institucionet evropiane”, mësohet të ketë thënë zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-ve, sipas Gazeta Ekspress.
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jope Biden ka marrë dozën e tretë të vaksinës Pfizer. Vaksinimi i Biden është bërë para kamerave, nj...
KOSOVË– Kryeminsitri Edi Rama nuk ka referuar të përgjigjet kur është pyetur nga studentët e Kosovës për arsyen e përjashtimit të Gent Cakajt dhe Bes...
FRANCË – Oficerët e policisë në Bordo, Francë po përballen me masa të mëdha disiplinore pasi një grua u qëllua dhe u dogj e gjallë në rrugë nga burr...
SERBI – Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Evr...
GJERMANI – Social Demokratët gjermanë fituan ngushtë zgjedhjet kombëtare të së dielës sipas rezultateve të parashikuara nga sondazhi dhe mund të kërkojnë ...
KOSOVË– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të jetë e pranishme ditën e nesërme në Tiranë, në kuadër të turit të saj në Ballka...
GJERMANI – Ministri gjerman i Financave ka mundësinë më të mirë për formimin e një qeverie të re gjermane pasi drejtoi Partinë e tij Social Demokratike (S...