LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëri i Amerikës: Javën e fundit rekord vdekjesh nga COVID-19 në Shqipëri. Në 24 orë pozitiviteti në kuota shumë më të

22 Shkurt 2021, 21:05 Nga DOSJA
Zëri i Amerikës: Javën e fundit rekord vdekjesh nga COVID-19

TIRANË – Në Shqipëri, java e fundit shënoi nivelin më të lartë të viktimave nga COVID 19. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se në 7 ditët e fundit (16 Shkurt-22 Shkurt) kanë humbur jetën 114 persona. Deri më tani numri më i lartë i vdekjeve ishte rregjistruar në javën e parë të Dhjetorit me 112 viktima.

Mesatarja ditore e vdekjeve në javën e fundit ka qenë prej 16 personash që kanë humbur jetën. E premtja e shkuar ka qenë dita me humbjet më të mëdha të jetës, 19 të vdekur, ndërsa e diela dita me më pak, 13 viktima. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur jetën 15 persona, mes tyre dhe një 18-vjeçar: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.

E përkeqësuar dhe situata në spitale, ku numri i të shtruarve ka ardhur në rritje progresive. Ndërsa në fund të javës pararendëse (9 Shkurt-15 Shkurt) kishte 547 pacientë, të dhënat e 24 orëve të fundit tregojnë se numri i tyre ka arritur në 656 të shtruar, ose gati 20 përqind më shumë. Krahasuar me dy javë më parë, numri i pacientëve është rritur me afro 46 përqind. Përkeqësimi i situatës detyroi autoritetet që të hënën e shkuar të vinin në dispozicion të të sëmurëve me COVID 19 edhe dy spitalet rajonale të Shkodrës dhe Durrësit.

Paralelisht me shtimin e të shtruarve është rritur dhe numri i pacientëve në gjendje të rënduar. Deri pasditen e sotme rezulton se në terapi intensive janë 32 pacientë, ndërsa 16 të tjerë janë të intubuar. Krahasuar me të hënën e kaluar (15 Shkurt) numri i të sëmrëve në gjendje kritike është dyfishuar.

Sa i përket rasteve të reja, ato kanë shënuar një rënie fare të lehtë, thuajse në të njejtat kuota në të cilat janë ulur dhe testimet. Në total gjatë javës së fundit janë konfirmuar 7435 raste të reja nga 26.772. Po ashtu dhe mesatarja e pozitivitetit (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) ka qëndruar në të njejtat nivele, me ato të javës pararendëse 27.7 përqind. Megjithate në 24 orët e fundit, pozitiviteti ishte në kuota shumë më të larta, 31.8 përqind.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë nga 3258 testime, kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, dhe 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.

Gati dy javë më parë autoritetet u detyruan të shtrëngojnë masat kufizuese, duke zgjatur orarin e ndalim-qarkullimit nga ora 20.00 deri në orën 06.00. Masat janë në fuqi deri më 25 Shkurt, por me gjasë do të mbeten të pandryshuara, duke qenë se nuk ka patur asnjë shenjë përmirësimi, përkundrazi.

Nga fillimi i pandemisë në 9 mars, në Shqipëri janë rregjistruar 1681 vdekje dhe 101.285 raste pozitive, nga të cilat mbi 35 mijë janë ende aktivë.

Marrë nga: VOA

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet