LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri në Kuvend, ISP: Pati parregullësi, procesi mund të vihet në diskutim

6 Dhjetor 2019, 10:25 Nga DOSJA
Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri në Kuvend, ISP: Pati

TIRANË- ISP mirëpret vendimin e parlamentit për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Procesi i kandidimit dhe i renditjes së kandidatëve përmes KLP përbën një nga proceset më pozitive të deritanishme të zgjedhjes së zyrtarëve të lartë dhe një shembull referues për praktika të njëjta zgjedhore aktuale e në të ardhmen. Fakti që kontestimet janë minimale është edhe tregues i mënyrës sesi u jetësua procesi i kandidimit, konkurrimit dhe seanca dëgjimore në KLP. Vendimi i parlamentit për të votuar me 101 vota kandidatin e parë të listës së ardhur nga KLP gjithashtu përbën zhvillim pozitiv. Në praktikat e kaluara edhe Prokurori i Përgjithshëm i zgjedhur më 1992, 1997, 2002, 2007, 2012 kanë pasur mbështetje të gjerë parlamentare, por tre prej tyre u shkarkuan me akuza korruptive më vonë nga parlamenti dhe i fundit është edhe në listën e personave non grada në SHBA. Ndaj vlerësimi për Prokurorin e ri nuk vjen thjesht nga vota e zgjedhur, por nga rezultatet konkrete që ai do të realizojë gjatë ushtrimit të mandatit të tij.

Lidhur me vendimin e zgjedhjes së Prokurorit të ri ka edhe tre elementë që meritojnë vëmendje, sidomos nga Kuvendi.

1. Problemi parë lidhet me praktikën e ndjekur nga Kuvendi në zbatim të nenit 111 të Rregullores, “Zgjedhja në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj”. Në rastin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatëve të tjerë të zgjedhur në institucione të përafërta Komisioni i Çështjeve Ligjore zhvilloi seancë dëgjimore publike me të gjithë kandidatët në Kuvend, praktikë që është aplikuar në tërësi me kandidatët për organet kushtetuese. Në rastin aktual të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm nuk pati seancë dëgjimore dhe as ndonjë raport në seancë plenare mbi përputhshmërinë e praktikës ligjore sikurse e përcakton Rregullorja dhe sikurse ka qenë e është praktikë parlamentare. Në funksion të transparencës Kuvendi duhej të kishte bërë publike argumentet e aplikimit të praktikës së re për t’i dhënë procesit më shumë integritet dhe besueshmëri.

2. Problemi i dytë lidhet me aplikimin e votimit të tre kandidatëve në mënyrë të veçuar. Kjo praktikë është korrekte me Rregulloren e Kuvendit, por krijon një situatë paradoksale: në votimin e parë kandidati Çela fitoi 101 vota dhe për pasojë u zgjodh për Prokuror të Përgjithshëm. Çfarë do të ndodhte nëse edhe në dy votimet e tjera të kandidatëve rivalë të kishte votë të cilësuar mbi 100 pro? A është e mundur ky skenar? Në votimin për kandidaten Arta Marku votuan pro 11 deputetë, në votimin për kandidaten Fatjona Memçaj votuan pro 8 deputetë, pra në total 19 deputetë. Në votimin për kandidatin Çela ishin kundër ose atestues vetëm 12 deputetë, pra edhe matematikisht rezulton se së paku 7 deputetë kanë votuar më shumë se një Prokuror të Përgjithshëm. Vetë votimi dje tregoi se votat pro për Prokuror të Përgjithshëm janë 120 nga 113 deputetë të pranishëm, pra së paku 19 deputetë kanë votuar për më shumë se një kandidat për prokuror të përgjithshëm! Në të kaluarën ka pasur raste kur Kuvendit pas zgjedhjes së kandidatit të parë nuk ka votuar kandidatët e tjerë duke e konsideruar të panevojshme, siç ka pasur raste të votimit konkurrues me listë kandidatësh ku fitues shpallet individi më me shumë vota apo raste të votimit me emra të ndarë, siç u praktikua dje. Në funksion të transparencës dhe votës së përgjegjshme të deputetëve do të kishte qenë shumë më produktive që praktikat të unifikohen për çdo rast dhe për çdo kandidat që zgjidhet në Kuvend.

3. Së treti, gjatë momentit të votimit kryetari i seancës njoftoi se janë të pranishëm në sallë 113 deputetë. Referuar të dhënave të tabelës së votave për dy kandidatët e parë konfirmohet se numri total i votave është 113, por për kandidaten e tretë, F.Memçaj rezulton se ka pasur prezent 114 deputetë, pra 1 deputet më shumë sesa në dy votimet e para dhe sesa vetë kryetari i seancës konfirmoi. Konkretisht në votimin e saj, siç u pasqyrua edhe në tabelën finale, pati 8 vota pro, 16 kundër, 87 abstenime dhe 3 deputetë që nuk morën pjesë në votim, në total 114 deputetë nga 113 prezent. Në raste të tilla do të duhej që sekretaria teknike dhe vetë Kuvendi të ishte më transparent në të dhënat dhe verifikimin e tyre për të treguar nëse ka deputetë që i janë shtuar votimit të tretë apo nëse kemi të bëjmë me problem teknik apo me votim të një deputeti për një deputet tjetër që nuk është prezent. Sipas Rregullores, kur ka devijime të tilla e gjithë praktika e votimit vihet në diskutim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet instituti i studimeve politike olsian çela kryeprokuror zgjidhet kryeprokurori i ri instituti i studimeve politike olsian çela kryeprokuror zgjidhet kryeprokurori i ri

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri