LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet e 14 shkurtit, qyetarët do të votojnë vetëm me dokumente të Kosovës

3 Shkurt 2021, 20:50 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 14 shkurtit, qyetarët do të votojnë vetëm me

KOSOVË – Zharko Ristiq nga veriu i Kosovës thotë se ishte pajisur me dokument të Kosovës, kur kishte planifikuar të shkonte në Shkodër të Shqipërisë, për të vizituar një monument historik. Për ta kaluar kufirin, atij i është dashur letërnjoftimi i Kosovës.

“Kur e kuptova se shumica ishin pajisur me dokumente (të Kosovës), kjo nuk më shqetësoi shumë pasi edhe unë i kisha disa parime. Por, unë u pajisa me këtë dokument për të shkuar në Shkodër”, tha Ristiq për Radion Evropa e Lirë. 

Ristiq dhe të gjithë shtetasit e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, mund të votojnë vetëm nëse kanë dokument të lëshuar nga Republika e Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar udhëzuesin për identifikimin e votuesve në vendvotim, për zgjedhjet e 14 shkurtit. Është vendim që si dokumente identifikimi të pranohen vetëm ato dokumente që janë të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe që janë të vlefshme: letërnjoftim, pasaportë, dokument udhëtimi dhe patentë shoferë”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Domosdoshmëria e pajisjes me dokumente të Kosovës

Disa qytetarë të tjerë në Mitrovicën e Veriut që u intervistuan nga Radio Evropa e Lirë, thonë se do të marrin pjesë në zgjedhje dhe se janë të pajisur me dokumente të Kosovës. Ajro Marjanoviq thotë se posedon dokumente të Kosovës.

“Të gjithë u pajisën dhe nuk u ndava as unë. Këtu kam lindur dhe do të bëj ashtu si vepron i gjithë populli”, thotë Marjanoviq. Ndërkaq, Sllavica Marjanoviq thotë se është pajisur me letërnjoftim të Kosovës qe shtatë vjet.

“Ka qenë e nevojshme që të pajisjesh edhe me të Serbisë edhe të Kosovës. Ne jetojmë këtu dhe duhet t’i kemi të dytë”, thotë ajo.

Stamen Kazhiq i tha Radios Evropa e Lirë se ka dokumente të Kosovës dhe se është votues i rregullt në zgjedhje.

“Votoj edhe për zgjedhjet e Kosovës dhe ato të Serbisë tonë”, thotë Kazhiq.

Sreteni dhe Ruzha Saviq thonë se janë pajisur me dokumente të Kosovës, për të përfituar të drejtën e pensionit.

“Më duhej për shkak të dokumenteve, për shkak të Eurove, sepse i bëra 65 vjet”, thotë Ruzha Saviq.

122 mijë persona u larguan nga lista

Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve mijëra persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm më dokumente të UNMIK-ut.

“KQZ-ja ka kërkuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil të dhëna për qytetarët që kanë dokumente të identifikimit vetëm të UNMIK-ut. Pasi e ka pranuar listën, KQZ-ja ka vendosur që t’i largojë nga lista më shumë se 122 mijë persona, të cilët kanë vetëm dokument të UNMIK-ut”, tha Valmir Elezi nga KQZ-ja.

Sa janë të pajisur serbët e veriut me dokumente të Kosovës?

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme për numrin e qytetarëve serbë që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës. Por, deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka marr përgjigje.

Sidoqoftë, Adriana Hoxhiq, që është nënkryetare e Komunës së Mitrovicës së Veriut, thotë se ka shqetësime në radhët e komunitetit serb, pasi ka ende të atillë që nuk kanë dokumente të Kosovës.

“Është një numër i konsiderueshëm, por nuk e di a janë të pajisur të gjithë. Nga ajo çfarë kam dëgjuar, është një brengë se është një pjesë që nuk ka letërnjoftime të Kosovës, por nuk ka informatë të detajuar”, tha ajo.

Hoxhiq kishte udhëhequr Zyrën Administrative të Qeverisë së Kosovë në veri, qysh nga themelimi i saj nga Qeveria e Kosovës, në maj të vitit 2012. Kjo zyrë, kishte shërbyer për vite të tëra si qendër për t’u pajisur me dokumente të Kosovës.

Aktualisht, sipas Adriana Hoxhiqit, në të katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë funksionale zyrat e gjendjes civile, ku lëshohen dokumente të Republikës së Kosovës. Hapja e tyre, ka qenë pjesë e marrëveshjeve të Brukselit.

Ndryshe, këtë vit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ka pasur interesim shumë të vogël për votim me postë nga Serbia. Sipas KQZ-së, vetëm 200 aplikacione kanë marr dritën e gjelbër për të votuar me postë nga ky shtet.

Marre nga: REL 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora fushata elektorale ne kosove zgjedhjet e parakohshme fushata elektorale ne kosove zgjedhjet e parakohshme

Sondazh

Poll
Bota 3 Shkurt 2021, 20:19

SHBA- Këngëtarja e famshme Mariah Carey është paditur në gjykatë nga motra e saj e madhe, pasi kujtimet nga libri i këngëtare që u publikua në vitin 2020 “The M...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë