E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar 25 prillin si një ditë të zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri dhe ditën e zgjedhjeve jo-demokratike. Në një analizë të publikuar në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se vota e lirë e shqiptarëve është ekzekutuar para se të hidhej në kuti, duke akuzuar kështu maxhorancën për blerje votash.
Berisha shton se kanabisi i mbjellë në të gjithë Shqipërinë në vitin 2020 u kthye në të paktën 12 mandate në vend, dhe këto mandate do të kthehen sërish në drogë. Ai shton e klanet Gjici, Frroku, Beqaj, Sterkaj, Ndreu, Ndreca, Malaj, Rraja, Ahmeti, Manstirliu, Balluku, Koka, Çyrbja, Balla, Gjiknuri, Brace Peleshi, Klosi, Çuçi, kanë shpenzuar mijëra euro, së paku dhjetëfishi i shumave të shpenzuara nga Tom Doshi po për të njëjtin qëllim, për blerje votash me ushqime, para e favore të tjera per blerje votash me euro, ushqime, dhe favore te tjera për të siguruar 10-12 mandate.
Referuar fjalëve më lart dhe ngjarjes së rëndë në Elbasan ku u vra Pjerin Xhuvani, Berisha paralajëmron e Librit e Zi të zgjedhjeve jo demokratike të vitit 2021 në Shqipëri. Ai shton se ky libër në kohën më të shkurtër do t’ju dërgohet institucioneve të shtetit njepartiak, OSBE ODHIR, institucioneve ndërkombëtare, Këshillit të Europës, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Kongresit te SHBA, Bundestagut, parlamenteve, ministrive të jashtme, qeverive të vendeve anëtare te BE dhe NATO-s.
Shkrimi i plotë:
25 prilli, dite e zeze ne historine e demokracise ne Shqiperi! Zgjedhjet jo demokratike! Mandat mbi drogen, krimin, blerjen dhe abuzimin me pushtetin! Vota e lire e shqiptareve u ekzekutua para se te hidhej ne kuti! Te dashur miq, zgjedhjet apo me sakte farsa e tyre perfundoi. Gjate fushates dhe keto dite me eshte rikujtuar viti 2000. Ne tetor do zhvilloheshin zgjedhjet lokale. Ish presidenti Xhimi Karter dergoi nga Qendra e tij, qe ne gusht te atij muaji, nje mision faktmbledhes per te marre persiper vezhgimin e zgjedhjeve. Misioni i Presidentit Karter pas dy jave qendrimi u largua nga Shqiperia dhe vendosi te mos i vezhgonte zgjedhjet pasi konstatoi se qeveria socialiste i kishte ekzekutuar ato para se te zhvilloheshin. E njejta gje ndodhi pas 20 vitesh me zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021. Vota e lire e shqiptareve u dhunua para se te hidhej ne kuti per asrsyet qe vijojne.
1- Nga droga.
Viti 2020, pra viti para zgjedhor ishte viti ne te cilen me ftese te kreut te narkoshtetit Shqiperia u mbulua me kanabis de juro medicinalis kurse de facto ‘electoralis’. Ne keto zgjedhje me shume se ne te gjitha tjerat vetem droga medicinale u kthye te pakten 12 mandate dhe mandatet do kthehen ne droge.
2- Narkoshteti.
Ne keto zgjedhje me shume se ne çdo fushate tjeter narkoshteti u shnderrua ne makineri elektorale te Kreut te Meduzes. Parlamenti ne shkelje te konsensusit te vendosur mes forcave politike beri ndryshime kushtetuese ligjore, me te cilat favorizohej me disa mandate partia e qeverise. KQZ, Kolegji, Policia e shtetit, Porkuroria dhe gjykatat e partise ne 98% te vendimeve qendruan besnike te palekundura te partise shtet. Po ndalem ketu vetem ne ngjarjen tragjike te Elbasanit. Banda e personave ne shoqerim te Edi Rames sulmoi shtazerisht e keqtrajtoi fizikisht para kamerave dhe ne prani te bossit te tyre mbeshtetes te opozites. Asnje nga keta bandite nuk u penalizua nga policia, prokuroria e partise sepse duheshin te vazhdonin misionin tyre kriminal te terrorizimit te popullates dhe blerjes se votes. Ndaj dhe me 21 Mars kjo bande kishte dale publikisht dhe e armatosur per blerje votash, gje qe solli pergjakjen e Elbasanit. Pas ngjarjes narkopolicia dhe narkoprokuroria fshehen ne menyre kriminale provat qe faktonin se ne makina u gjeten materiale per blerje te votes. Perveç kesaj, dispozitat e kodit elektoral por dhe nenet e Kartes se Kopenhegenit per zgjedhjet e lira qe ndalojne perdorimin e burimeve te qeverise dhe shtetit per ndikim ne procesin zgjedhor, u shkelen me urdhera, ligje, vendime dhe akte te gjitha publike me qindra here nga Edi Rama dhe zyrtaret e tij.
Nuk po ndalem ketu ne perdorimin e mjeteve shteterore dhe administrates per fushate nga Edi Rama dhe ministra e narkozyrtaret e tij as tek qindra tendera dhe prokurime publike ne funksion te zgjedhjeve, as ne dhjetra e dhjetra inaugurime elektorale po po jap ketu vetem nje fakt; Vetem bashkia e Durresit ka levruar pas dates 25 Mars transferta nga Thesari per individin (te demtuarit nga termeti) 83 here me shume se sa ka levruar nga 1 dhjetori i vitit 2019 deri me 25 Mars te vitit 2021. Pengmarrja e votes me te dhenat personale te qytetareve. Dergimi i te dhenave personale te mbrojtura me ligj dhe kushtetute ne çdo vend demokratik te botes nga e-Albania ne seline e partise socialiste perben megakrimin elektoral me te madhin ne histori, perben aktin me te rende pas burgosjes politike qe nje shtet mund te kryej ndaj qytetareve te tij. Ky akt de fakt shenon jo vetem deligjitimin e zgjedhjeve por edhe te shtetit bandit qe kryen ate.
Edi Rama pajisi patronazhistet e tij me te dhena qe dikur sigurimi i shtetit pajiste patronazhistet e partise shtet qe te merrnin peng dhe te konfiskonin voten e qytetareve shqiptar. Po ne kete kontekst, narkoshteti me kontrollin e tij te rrepte ndaj mediave dhe blerjen e polleve per manipulimin e opinionit, shenon ne çdo aspekt nje rekord te zi ne pabarzine e paraqitjes se fushtes elektorale te paleve ne gare. Keshtu, me shnderrimin e narkoshtetit ne makineri elektorale u asgjesua barazia midis paleve, kushti i te gjitha kushteve per zgjedhje te drejta sipas standarteve nderkombetare dhe vota e lire u fut ne agoni.
3-Blerja e votes ne zgjedhjet e 25 Prillit ishte me masive se kurre me pare. Ajo u shnderrua ne nje treg pothuaj publik. Partia Doshi eshte vetem nje shembull i “industrializimit” te blerjes se votes per llogari te Edi Rames sepse makineria me e madhe e blerjes se votes e ketij megakrimi elektoral qendron ne Partin Socialiste. Keshtu nga klanet Gjici, Frroku, Beqaj, Sterkaj, Ndreu, Ndreca, Malaj, Rraja, Ahmeti, Manstirliu, Balluku, Koka, Çyrbja, Balla, Gjiknuri, Brace Peleshi, Klosi, Çuçi, etj jane shpenzuar per blerje votash me euro, ushqime, dhe favore te tjera se paku dhjetfishi i shumave te shpenzuara nga Doshi per kete qellim. Me keto shuma jane blere me se paku 10-12 mandate.
Per te gjitha sa me siper dhe te tjera per te cilat nuk po ndalem, dua te them se vota e lire si shprehje e vullnetit te qytetareve te lire vdiq pa u futur ne kuti dhe natyrisht ne kuti nuk mund te kishte fat tjeter nga ai para kutise. Ne keto rrethana, me te drejte shtrohet pyetja: A duhej opozita te ndiqte kete farse elektorale? Pergjigja ime eshte e prere Po. Kjo sepse ajo duhet ti permbahet e palekundur parimit te saj themelor te ardhjes ne pushtet me voten e qytetareve dhe se dyti duke mos marre pjese ne zgjedhje ajo humbiste te drejten per te qene avokate e besueshme e votes se lire tek shqiptaret dhe miqte dhe partneret tane nderkombetar. Keshtu qe pavaresisht nga te gjitha mendoj se ajo veproj drejte qe mori pjese ne keto zgjedhje. Duke mos mohuar rendesine e padiskutueshme dhe detyrimin e pashmengshem e nje analize te thelle per nxjerrjen e pergjegjesive per rezultatin e ketyre zgjedhjeve nga cilido dhe te drejten e pamohueshme te gjithsejcilit per te kerkuar ne gje te tille, mendoj se e nje rendesie jetike per qytetaret, opoziten, militantet dhe mbeshtetesit e saj qe sakrifikuan aq shume ne keto zgjedhje si dhe per vendin ne teresi eshte mbledhja, administrimi dhe sistemimi i çdo dokumenti, fakti, argumenti dhe pregatitja me seriozitet e objektivitet e Librit te Zi te zgjedhjeve jo demokratike te vitit 2021 ne Shqiperi.
Ky liber duhet ne kohen me te shkurter tju dergohet institucioneve te shtetit njepartiak, OSBE ODHIR, misioni vezhgues i te cilit ka bere nje raport paraprak te paanshem dhe objektiv per keto zgjedhje. Libri duhet tju dergohet dhe te gjitha institucioneve nderkombetare, Keshillit te Europes, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Kongresit te SHBA, Bundestagut, parlamenteve, ministrive te jashtme, qeverive te vendeve anetare te BE dhe NATO-s dhe menjehere per te gjitha shkeljet e tmerrshme te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut te paprecedent ne historine e Keshillit te Europes duhet drejtuar Gjykates Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Kjo nuk eshte nje beteje e lehte por nisur dhe nga precedenti eshte beteje qe fitohet plotesisht. Zyrtaret, qeveritaret qe qendrojne per voten e lire mirepresin Librin e Zi te zgjedhjeve 2021 te Shqiperise se nje perpjekje serioze, legjitime te opozites shqiptare. Ky eshte nje mision i larte sa shqiptar aq dhe nderkombetar per te gozhduar para botes Lukadrogen e Shqiperise dhe per tju rikthyer shqiptareve voten e lire. sb
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FIER– Kryeparlamentari Gramoz Ruçi rrezikon vendin e tij në Kuvend. Partia Socialiste ka marrë 8 mandatë në qarkun e Fierit, duke rrezikuar pozitën...
DURRËS– Procesi i numërimit të votave të kandidatëve vijon në Durrës.Në Qarkun e Durrësit, Kryeministri Edi Rama, ka marrë deri më tani 508 vota. Mirëpo i ...
Nën titullin “Edi Rama mund të vazhdojë të qeverisë” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” thekson se Partia Socialiste ka arritur shumicën absolute në zgjedhje...
TIRANË– Kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vijuar replikat me Presidentin Ilir Meta pasi paralajmëroi nisjen e procedura...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i cili paralajmëroi dorëheqjen e tij nëse kryeministri Edi Rama do të merrte mandatin e tretë, vijon të jetë në zyrën e tij. ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në lidhje me shkarkimin e tij. M...
LEZHË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër pas humbjes së opozitës në zgjedhje. Përmes një postimi të...
TIRANË– Presidenca iu është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, pas deklaratës së shkarkimit. Zëdh...
TIRANË– Një socialist i ‘zjarrtë’ ka shprehur në mënyrë të veçantë entuziazmin e tij nga fitorja e mandatit të tretë të partisë socialiste.Gjatë fja...