LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, VV: Kemi formuar një lëvizje, do e çojmë atë në Kuvendin e Shqipërisë 

22 Prill 2021, 18:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, VV: Kemi formuar një lëvizje, do e

TIRANË– Lëvizja Vetevendosje me qendër në Shqiperi ka zhvilluar ditën e sotme një aktivitet te përbashkët për zgjedhjet e 25 prillit. Ne një video të postuar në Facebook, anëtarët e VV ne Shqipëri kane mbajtur nga nje fjalim mbi zgjedhjet që do të mbahen ditën e djelë.

Fjalime mbajten kandidatët per deputet të VV në Tiranë Boiken Abazi, Gjirokastër Kreshmim Merxhani dhe Lezhë Iliaz Shehu. Ndërkohë që i ftuar ne aktivitet ishte Kryeministri i Kosovës si dhe Kreu i VV në Kosovë, Albin Kurti.

Kurti dhe kandidatët për deputet i bënë thirrje qytetarëve që të dalin ne 25 prill për të votuar si dhe VV ka ndërmarr një hap dhe ka krijuar një lëvizje të denjë, që pretendojnë ta çojnë në Kuvend.

Fjalimi i Albin Kurtit:

Të dashur Boiken, Iliaz e Kreshnik. Të dashur aktivistë të Lëvizjes që jeni mbledhur sot në Tiranë. Të dashur zonja e zotërinj që po na ndiqni nga rrjetet sociale. Do të kisha dashur të isha më shpesh i pranishëm në këtë fushatë, për të ndihmuar bashkëpunëtorët e miqtë e mi, Boikenin, Iliazin e Kreshnikun, por gjendja e vështirë në të cilën e gjetëm shëndetësinë publike në Kosovë na ka imponuar që, nga njëra anë, të kemi një agjendë intensive punësh, e nga ana tjetër, të marrim masa për të mbrojtur jetët e qytetarëve. Uroj që të gjithë ju të jeni mirë me shëndet, e ta kapërcejmë sa më shpejt këtë pandemi që po sfidon gjithë botën.

Por, me zemër unë kam qenë pranë fushatës suaj e pranë jush, ju kam mbështetur dje e sot, dhe sigurisht do t´ju mbështes dhe nesër. Ne na bën bashkë një ide e një projekt i cili as nuk nis e as nuk përfundon me ne. Është ideja kombëtare, e cila do të vazhdojë të bëjë bashkë shqiptarët e ndershëm e idealistë edhe kur ne të mos jemi më.

Ju, Vetëvendosja në Shqipëri, edhe pse në këto zgjedhje keni dalë me tre kandidatë, keni bërë një fushatë shembullore, për disa arsye të cilat unë dëshiroj t´i përmend këtu.

Së pari, keni bërë një fushatë të kulturuar, pa nxitur sharje e urrejtje për anëtarët e partive të tjera, pa kërkuar armiqësi të stisur apo spektaklin e brutalitetit verbal. Keni bërë mirë që nuk keni rënë në grackën e ofendimeve. Të gjitha partitë e tjera, edhe kur janë të vjetra, edhe kur nuk e dinë më se cili është misioni i tyre në shoqërinë tonë, edhe kur dështojnë të kontribuojnë me ide, program e moral në politikë, megjithatë janë pjesë e kombit tonë. Debati me to duhet të jetë argumentativ, i bazuar në kritikë objektive, e jo në sulme të ulëta. Kombi ynë, njerëzit tanë, e presin këtë standard prej nesh. Dhe ju në Shqipëri, e keni arritur këtë.

Të gjitha partitë e vjetra kanë brenda vetes shumë qytetarë, punëtorë, intelektualë, krijues, sipërmarrës të ndershëm. Ata jo vetëm që nuk janë armiqtë tanë, por janë bashkëpunëtorët tanë potencialë për zhvillimin që duam t´i sjellim vendit. Me sjelljen tonë korrekte do t´i ftojmë ata në radhët e Lëvizjes, e cila do të rritet në Shqipëri ashtu siç u rrit edhe në Kosovë. Një pjesë e madhe prej tyre, në të ardhmen, do të vijnë te ne, sepse do të gjejnë një organizim demokratik, të ndërtuar mbi parime e vlera, e jo një çerdhe thashethemesh, goditjesh të ulëta, bërrylash e ambiciesh të sëmura.

Së dyti, e vlerësoj faktin se ju, edhe pse tre kandidatë, keni zhvilluar një fushatë të ndërtuar rreth një programi konkret. Ju i keni renditur vlerat e parimet për të cilat do të angazhoheni nesër në Kuvendin e Shqipërisë, por i keni treguar qytetarëve e votuesve tuaj edhe se cilat janë çështjet për të cilat ju do të kundërshtoni e nuk do të pranoni asnjë kompromis. Ju jeni zotuar se do të jeni kritikë e kundërshtarë të formulave të privatizimit të maskuar, siç janë PPP-të, kundër marrëveshjeve që cënojnë interesin kombëtar, kundër kapjes së institucioneve prej partive apo prej krimit, kundër abuzimit me të drejtat e punëtorëve, si dhe kundër monopoleve e oligopoleve që kanë vënë lak në fytin e ekonomisë. Në pak faqe program ju keni folur shumë ide e përmbajtje politike, si askush tjetër, si asnjëherë tjetër.

Nuk mund të ketë demokraci pa ballafaqim të ideve e kritikave. Pikërisht mungesa e ideve, që i ka bërë partitë njësoj në qasjen e tyre qeverisëse, shkakton pastaj fenomene të shëmtuara. Partitë të cilat nuk kanë qenë të afta të dallohen nga njëra-tjetra sa i përket programit apo qeverisjeve, kanë prodhuar ndarje të rrezikshme, si ajo jug-veri, për të betonuar elektoratet e tyre. Kjo është e papranueshme. E vetmja mënyrë e pranueshme për të bërë për vete votuesin, është shpallja e idesë dhe forcimi i organizatës. Nuk mund të rrezikohet kombi për të mbajtur në këmbë partinë, siç kanë bërë të tjerë.

Së treti, fushata juaj ka qenë një kontribut në rrafshin e afrimit mes Shqipërisë e Kosovës. Ju keni qenë dhjetra aktivistë nga Shqipëria, që keni ardhur në Kosovë për vite me radhë e na keni ndihmuar shumë. Tash me këtë fushatë sërish po na ndihmoni, sepse e hapët rrugën që edhe aktivistët nga Kosova të vijnë në Shqipëri e të angazhohen për çështje politike e qytetare. Ne shqiptarët jemi një popullsi jo e madhe. Nëse punojmë bashkë e afrohemi, prapë nuk do të jemi rrezik për askënd, por nëse mbetemi të përçarë do të jemi gjithnjë rrezik i vetvetes. Krahinarizmat kanë vlerën e tyre kur vjen puna te folklori e respektimi i traditave a i dialekteve, mirëpo nëse duam të bëjmë një shtet që ndihmon ekonominë, forcon kulturën e arsimin, dhe e ndal braktisjen e atdheut tonë prej të rinjëve sot e fëmijëve tanë nesër, ne duhet t´i kapërcejmë ndasitë krahinore, nga Gjirokastra e Kreshnik Merxhanit e deri në Mitrovicë, nga Lezha e Iliaz Shehut e deri në Gjilan, nga Tirana e Boiken Abazit, e deri në Prishtinën tonë.

Ne kemi fituar tre figura dinjitoze publike në këtë fushatë. Tre ligjërues universitarë, të cilët kanë vendosur të hyjnë në politikë jo për pozitë apo për post, por si sakrificë, për çështje.

Ju ftoj të votoni në Tiranë Boiken Abazin, specialist i shkencave politike dhe ekonomisë zhvillimore, anëtar i kryesisë së Lëvizjes, i cili ka qenë në pozita të larta këtu në Kosovë dhe na ka ndihmuar shumë sidomos në rrafshin ndërkombëtar. Për Boikenin e kam thënë edhe më parë, ai nuk shitet e nuk blihet. Por jo vetëm kaq, Boikeni e ka edhe një të mirë tjetër. Ai nuk frikësohet përballë padrejtësive dhe nuk e ul kokën. Me Boiken Abazin Vetëvendosja në Shqipëri e ka një shtyllë të fortë, një garanci për qëndrueshmëri në të ardhmen, por edhe një zotim për përparimin e programit të bashkimit kombëtar dhe të ideve socialdemokrate.

Ju ftoj të votoni në Lezhë Iliaz Shehun, studiues e ligjërues i filozofisë, i cili është duke përfunduar doktoraturën e vet në Universitetin e Parisit (Paris 8). Iliazi është një djalë me qëndrim të drejtë e të thelluar, edhe pse i ri, ai është i matur e i pjekur. Me të rinj si Iliazi duhet ta shohim të ardhmen e politikës shqiptare, e jo me lajle-lulet e spektaklit sipërfaqësor. Si ish-student, Iliazi do të çojë përpara kërkesat e studentëve që prodhuan në Shqipëri një lëvizje të fuqishme para pak vitesh, si profesor ai do të këmbëngulë për forcimin e universitetit, dhe do të jetë një aleat i politikave që favorizojnë rininë, edhe në punësim apo në sfera të tjera të jetës.

Ju ftoj të votoni në Gjirokastër Kreshnik Merxhanin. Kreshniku është një ndër arkitektët e specialistët e trashëgimisë kulturore më të përgatitur që unë njoh. Ligjërues universitar, por edhe aktivist për ruajtjen e trashëgimisë. Specialistët si Kreshniku politika do të duhej ta kishte për nder që t´i angazhonte, sepse janë përfaqësuesit më të mirë të punës që bëjnë. Por fatkeqësisht në të shkuarën politika pati zakonin e keq që të zgjidhte të paaftët për të përfaqësuar punëtorët. Kjo gjë po merr fund me Lëvizjen, sepse ne njerëzit si Kreshniku jo vetëm që i marrim në gjirin tonë, por edhe i vendosim në rresht të parë. Ne jemi krenarë me Kreshnikun, e vlerësojmë së pari vetë, e vetëm pastaj ia paraqesim atë qytetarëve, dhe u kërkojmë ta votojnë.

Miq të dashur. Si kryeministër i Kosovës, unë do të respektoj maksimalisht dhe do të bashkëpunoj me cilëndo qeveri që populli i Shqipërisë do të zgjedhë në zgjedhjet e 25 prillit. Por si aktivist dhe kryetar i Vetëvendosjes, ju do të jeni vazhdimisht bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, për të përhapur mesazhin tonë politik. Sot jeni tre kandidatë, por pas jush qëndrojmë si mbështetës të gjithë ne, që e duam Vetëvendosjen, në Kosovë e Shqipëri.

Dëshiroj t´i ftoj gjithë qytetarët e Shqipërisë me të drejtë vote, që të votojnë për Boiken Abazin në Qarkun e Tiranës, për Iliaz Shehun në Qarkun e Lezhës, për Kreshnik Merxhanin në Qarkun e Gjirokastrës. E sidomos, i ftoj shtetasit e Kosovës që kanë edhe nënshtetësi të Shqipërisë, që në ditën e zgjedhjeve, pra të dielën, të nisen drejt Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës, e të votojnë Boikenin, Iliazin dhe Kreshnikun. Me këta të tre, ia hapim rrugën Vetëvendosjes edhe në Shqipëri. Ju falemnderit.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

(I.A/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albin kurti boiken abazi iljaz shehu kreshnik merxhani vv zgjedhjet 25 prill 2021 albin kurti boiken abazi iljaz shehu kreshnik merxhani vv zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit