LIVE UPDATES
Politike

‘Zgjedhjet’/ Lleshaj: Kush cënon votimin, do japë llogari para ligjit, qasja e policisë një hap më pak

17 Maj 2019, 10:13 Nga DOSJA
‘Zgjedhjet’/ Lleshaj: Kush cënon votimin, do japë llogari

KORÇË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte paraditen e sotme në qytetin e Korçës, ku foli për procesin zgjedhor të  30-qershorit.

Gjatë takimit të tij me qytetarët dhe strukturat vendore, Lleshaj tha se qeveria është angazhuar për të garantuar të drejtën e votës për qytetarët dhe ata që do të përpiqen ta cenojnë atë do të japin llogari para ligjit.

Qeveria është e angazhuar për të garantuar të drejtën e votës. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Ministria e Brendshme është një prej instrumenteve që garanton zgjedhjet. Lista e zgjedhësve dhe mjedisi i sigurt, janë detyrat e dikasterit tonë. Zgjedhjet bëhen në prag të vendimmarrjeve historike.

Duhet të garantojmë që Shqipëria është një vend i pjekur për të hapur negociatat. Zgjedhjet duhet të zhvillohen me parametrat e kërkuar. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë. Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar. Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”, deklaroi Lleshaj.

Nga ana tjetër Lleshaj tha se policia e shtetit do të bëjë detyrën e diktuar nga ministri, çka do të thotë sipas tij, qasja e policisë është gjithmonë një hap më pak se reagimi i atyre që ngrenë dorën kundër policisë së shtetit

“Policia ka në fokus detyrën e dhënë nga ministri. Qasja e policisë është një hap më pak, se reagimi atyre që ngrenë dorën kundër policisë së shtetit. Vigjilenca e institucioneve mund të jetë e reduktuar, por ligjzbatimi do të shtohet, pasi kemi të bëjmë me një vit zgjedhor”, tha ministri Lleshaj.

Prononcimi për mediet i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministri Lleshaj: Për arsye se kështu e kërkon Kushtetuta dhe ndalimi i tyre nuk është atribut i kurrkujt, askush nuk mund t’i ndalojë zgjedhjet, zgjedhjet janë të qytetarëve shqiptarë. Sigurisht që nëse do të ketë njerëz që do të dalin nga kufijtë e arsyes dhe të ligjit, patjetër që organet përkatëse të sigurisë dhe të ligjzbatimit do të marrin masat e duhura. Plane ka për gjithçka.

Pyetje: Zoti ministër, në datën 25, opozita ka lajmëruar sërish për një protestë të opozitës së  bashkuar. Gazi lotues do të përdoret po aq fuqishëm sa në protestat e tjera?

Ministri Lleshaj: Pyetja nuk shtrohet kështu, megjithëse nuk ju themi se si të bëni pyetje, por në qoftë se flasim për protesta dhe për masa të tjera të karakterit demokratik janë të mirëpritura nga të gjithë ne, pra Policia e Shtetit i mirëpret.

Pyetje: A do të jeni pak më të kursyer, këtu e kisha pyetjen. A do të jetë proporcional reagimi i Policisë së Shtetit ndaj reagimit të protestuesve?

Ministri Lleshaj: Çështjet e reagimit të policisë ndaj protestuesve i ka në dorë Policia, ministri nuk merret me çështje të karakterit operacional. Po ju them që policia ka këtë qasje dhe detyra e dhënë nga ministri, që është shndërruar në strategji është “1 1 0”: një moment më mbrapa në kohë, pra Policia do të reagojë gjithmonë një hap më mbrapa; një shkallë më poshtë në nivelin e dhunës dhe 0 viktima, kjo është qasja e Policisë; pra gjithmonë më pak sesa ajo që është përballë, nëse dikush ngre dorën kundër Policisë sigurisht Policia do të përgjigjet, sepse duhet të përgjigjet, por gjithmonë reagimi i Policisë do të jetë proporcional dhe gjithmonë  më poshtë sesa reagimi i atyre që ngrenë dorën ose tentojnë të ballafaqohen me Policinë e Shtetit.

Pyetje: Kush tejkalon reagimin, do të  mbajë përgjegjësi dhe nga ana e Policisë?

Ministri Lleshaj: Kush tejkalon reagimin patjetër.

Pyetje: Ka mbajtur deri tani, ka pasur të proceduar nga radhët e Policisë?

Ministri Lleshaj: Nuk ka pasur, sepse nuk ka pasur asnjë tejklalim nga radhët e Policisë në të gjitha protestat.

Pyetje: Keni hetuar për këtë Policinë?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që po. Policia ka një strukturë të tërë, e cila merret vetëm me verifikimin e standardeve të sjelljes së saj.

Pyetje: Ky vit zgjedhor a mund të shfrytëzohet për bimët narkotike? Po e bëj të thjesht pyetjen, cilat do të jenë masat që do të merren?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që elementët kriminal, rrjetet kriminale, trafikantët kërkojnë mjegull për të ushtruar ose për të zgjeruar aktivitetin e tyre kriminal. Mund të ekzistojë iluzioni që duke qenë se është një vit zgjedhor, vigjilenca e institucioneve mund të jetë e reduktuar, unë sapo e kam diskutuar këtë çështje edhe me drejtuesit e degëve territoriale dhe drejtuesit e tjerë të pushtetit vendor këtu në Korçë që, jo vetëm që vigjilenca nuk do të ulet, por ajo do të shtohet pikërisht për arsye se është një vit zgjedhor dhe ashpërsia e reagimit të institucioneve ligjzbatuese do të shtohet pikërisht për arsye se kemi të bëjmë me një vit zgjedhor dhe pikërisht sepse kemi të bëjmë me një prioritet të madh kombëtar, i cili synon ta zhdukë përfundimisht kultivimin e narkotikëve nga sipërfaqja e Shqipërisë.

Pyetje: Do ta realizoni një gjë të tillë?

Ministri Lleshaj: Patjetër që po, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Dështimi nuk është opsion

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike korce sander lleshaj zgjedhjet lokale korce sander lleshaj zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj