LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, shumë kandidatë për komunat e vendit kanë probleme me ligjin

26 Gusht 2021, 10:29 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, shumë kandidatë për komunat

KOSOVË- Jo të gjithë kandidatët për asambletë komunale dhe ata për kryetar komunash që duan të garojnë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do të mund të jenë pjesë e listës zyrtare të garës zgjedhore. Kjo për faktin se të paktën 160 kandidatë, nga 30 subjekte politike kanë probleme me ligjin. Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shpjegon situatën aktuale me kandidatët që nuk meritojnë kandidimin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përgjigjet nga institucionet e ndryshme përgjegjëse për ligjin, lidhur me përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për Zgjedhjet e Përgjithshme, thotë Valmir Elezi. “Duke u mbështetur në përgjigjet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës rezulton se 30 subjekte politike nga 93 sa janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë kandidatë, të cilët nuk janë në pajtueshmëri me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, sipas të cilës kandidat nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, thotë Valmir Elezi.

Duhet bërë zëvendësimi i kandidatëve

Elezi sqaron, se bëhet fjalë për 160 kandidatë që kanë kandiduar për kryetar komune apo për Kuvende Komunale dhe që kanë së paku një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të të cilit janë shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit. “Janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5 mijë e 200 kandidatësh, të cilët kanë kërkuar të certifikohen qoftë në zgjedhjet për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, por që kanë së paku një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të të cilit janë shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit”, tha Valmir Elezi.

Sipas tij, partitë politike e kanë mundësinë që të bëjnë zëvendësimin e kandidatëve. “Sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, do të paraqesë në KQZ rekomandimet lidhur me certifikim ose jo të ndonjë subjekti apo kandidati. KQZ-ja do të marrë vendimet për certifikim, më së largu deri më 1 shtator.  Në rast të moscertifikimit të ndonjë kandidati apo subjekti, pala e pakënaqur me vendimin e KQZ-së mund të paraqes ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme”, tha zëdhënësi Valmir Elezi. Komisioni Qendror I Zgjedhjeve dhe mekanizmat përcjellës të zgjedhjeve, kanë kohë verifikimi edhe disa ditë në mënyrë që me datën 08.09, të hidhet shorti për renditjen e partive politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

IKD: Mungon vullneti për pastrimin e listave

Instituti i Kosovës për Drejtësi, një organizatë hulumtuese për sistemin e drejtësisë konstaton se “edhe në këto zgjedhje, partitë politike nuk kanë pasur vullnetin për t’i pastruar listat nga kandidatët për kryetar të komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. “Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një (1) kandidat, i cili në tri (3) vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një (1) kandidat me një dënim më të vjetër se tri (3) vite derisa tetë kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive. Sipas partive politike, IKD ka gjetur se partitë politike, të cilat kanë kandiduar më së shumti persona, të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK dhe PDK me nga tre (3) kandidatë, pasuar nga LVV me dy (2) kandidat dhe NISMA me një (1) kandidat”, konstaton IKD.

Por si i komentojnë njohësit e çështjeve të drejtësisë listat e kandidatëve të partive politike që kanë probleme me ligjin, dhe prapë se prapë, tentojnë t’i kandidojnë anëtarët e tyre. Ehat Miftaraj drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së, se partitë politike nuk po e marrin seriozisht çështjen e integritetit të kandidatëve që propozohen për zgjedhje. “Është jashtëzakonisht shqetësuese që 160 kandidatë të dërgohen nga partitë politike që kanë problem me ligjin. Pra ato propozojnë persona, qoftë për kuvendet komunale, qoftë për kryetarë të komunave, të cilët kanë aktgjykime të formës së prerë në tre vjetët e fundit nga gjykatat”, tha Miftaraj për DW. Sipas tij, “partitë politike vazhdimisht proklamojnë parimet e sundimit të ligjit, se do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe në anën tjetër, në lista zgjedhore propozojnë persona që kanë precedent penal. Kjo është shqetësuese”, thotë Miftaraj.

Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme që u mbajtën me 14 shkurt të këtij viti,  Albin Kurti që tashmë është kryeministër dhe të dënuar të tjerë me vendim të formës së prerë, nuk ishin lejuar të jenë pjesë e listave elektorale. Kjo për faktin që një Aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese ua kishte pamundësuar një gjë të tillë. Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese citohej ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili saktëson se “kushdo që dënohet me vendim të formës së prerë për vepër penale në tri vitet fundit nuk mund të bëhet pjesë e garës elektorale”./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ehat miftaraj zgjedhjet lokale ne kosove ehat miftaraj zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 26 Gusht 2021, 10:17

KOSOVË– Gjykata Themelore në Ferizaj ka publikuar një komunikatë në lidhje me gjyqet dhe dënimet e kryera nga Dardan Krivaqa.Sipas Gjykatës, Krivaqa ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen