All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Zgjedhjet lokale/ Rama: Do të bëhen edhe pa ata, nuk i presim gjatë. Do të ndajmë politikën nga krimi

28 Mars 2019, 15:13 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/ Rama: Do të bëhen edhe pa ata, nuk i presim
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli gjatë ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa opozita protestoi për disa orë para godinës e më pas për tu zhvendosur tek Ministria e Brendshme e në fund tek Selia e Partisë Demokratike.

Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur se zgjedhjet vendore do të mbahen në datën e caktuar dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim, ndonëse opozita nuk do të pranojë që të hyjë në zgjedhje.

“Sot dhe në vijimësi do të dëgjojmë avazin nuk hyjmmë në zgjedhje. Është punë e tyre. E mira e tyre është të hynë në zgjedhje, e keqja e tyre është të mos hynë në zgjedhje. Natyrisht Shqipërisë nuk i bëhet nder nëse siglat e atyre partive që janë jashtë nuk janë në fletët e votimit në zgjedhjet vendore, por qederin më të madh, ata ia kanë bërë, ia bëjnë dhe do t’ia bëjnë vetes. Hynë ata në zgjedhja apo nuk hynë ata në zgjedhje, zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar dhe ne do të marrim përsipër të qeverisim edhe aty ku ata kanë qeverisur deri më sot, dhe të qeverisim shumë më mirë se ata edhe për ata që ne nuk na kanë votuar dhe nuk do të vijnë që të na votojnë”, deklaroi Rama.

Po ashtu ai la të kuptohej se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku tha se nuk do të bëhet asnjë kompromis në kurriz të mandatit të dhënë nga qytetarët që PS të qeverisë e vetme.

“Ideja se këtu do të ketë një zhvillim dhe do të bëhet ndonjë përmbysje e rregullave të lojës, apo do të bëhet ndonjë kompromis ku do të futet si pjesë e kompromisit mandati që shqiptarët i kanë dhënë Partisë Socialiste për të qeverisur e vetme, pa të tjerë në prehër deri në vitin 2021 është një ide ngushëlluese për të ridalë prap te gardhi të enjten tjetër, por më shumë se kaq nuk vlen dhe më larg se kaq nuk çon. Është një ide vetëm për të ndenjur tek gardhi. Këtu në Parlament nuk i fut njeri ata para qershorit të vitit 2021”, theksoi Rama.

Poashtu kryeministri Rama tha se paketa duhet të përfshijë edhe ndarjen e politikës nga krimi, që sipas tij filloi vetëm në mandatin e tyre të parë. 

Patjetër paketa duhet të përfshijë edhe vullnetin tonë për ta thelluar ndarjen e politikës nga krimi dhe të qeverisë nga kriminelët, e cila ndryshe nga sa është propaganduar gjithë këto vite ka filluar vetëm kur ne e kemi marrë mandatin tonë të parë” u shpreh ai.

Rama tha se ndonëse “Ata do të vazhdojnë në të tyren, janë të dëshpëruar dhe të pashpresë. E dinë që nuk fitojnë dot me zgjedhje. Ne nuk jemi këtu të detyruar të mendojmë se si duhet t’u japim atyre mundësinë që të kuptojnë se çfarë është demokracia. Ne jemi këtu të detyruar të mendojmë sesi çdo ditë të bëjmë gjënë e duhur për Shqipërinë, dhe gjëja e duhur për Shqipërisë sot është që ata të rrinë në rrugë atje ku janë. Rrugën kanë zgjedhur, në rrugë të rrinë. Ndërsa ne të vazhdojmë në rrugën që kemi marrë përsipër t’i udhëheqim shqiptarët. Patjetër që është pjesë e detyrës sonë, jo të shkelim mbi kontratën me shqiptarët për të joshur ata që të lënë rrugën, por për hir të rrugës që kemi zgjedhur t’ju japim atyre gjithmonë mundësinë që të ndjehen të përfshirë. Dhe përfshirja e tyre sot ka vetëm një mundësi, të japin kontributin e tyre për atë për të cilën i kanë rroganisur kokën shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për atë për të cilën, partnerët e tyre partiakë në Gjermani ndikuan që për herë të parë, që s’kishte bërë ndonjëherë vaki, të futej në rekomandimet e komisionit, Reforma Zgjedhore. Sot ne jemi këtu gati me të gjithë reflektimin tonë për të futur në Kodin Zgjedhor të gjitha rekomandimet e ODHIR-it, sikundër e thotë Këshilli Europian, ndërsa ata janë në rrugë. Ata edhe kur ishin këtu nuk u ulën për të dakordësuar mbi këtë reformë”, tha ndër të tjera Rama, ndërsa shtoi: “Unë jam kundër votimit elektronik, por pikërisht sepse dëshironim që të gjendej një rrugë dakordësie,të provonim edhe votimin edhe numërimin elektronik që ata të pranojnë rezultatin. Jemi bërë gati që të vendosim projektin pilot në disa njësi bashkiake për të parë rezultatin. Por me kë e ke? Me kë e ke?!”

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në zgjedhje edhe pa opozitën zgjedhjet lokale edi rama në zgjedhje edhe pa opozitën zgjedhjet lokale

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet