LIVE UPDATES
Politike

Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit! Celibashi miraton mandatin e Zef Hilës dhe rezultatet në 11 qarqe, Abazi: Disa KZAZ s’m

4 Maj 2021, 05:44 Nga DOSJA
Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit! Celibashi miraton mandatin e Zef Hilës

TIRANË– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur sot në orën 17:00 ku ka certifikuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, rrjedhimisht duke certifikuar fitoren e Partisë Socialiste që mori 74 mandate. Gjatë mbledhjes u paraqitën tabela për rezultatin e votimit në 11 qarqet e vendit, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Për qarkun e Kukësit, rezultatet u certifikuan që më datë 1 maj. Duke mos pasur ankesa nga Partia Demokratike, Partia Socialiste përmes përfaqësuesve në KQZ, rezultatet u certifikuan. Në tabela nuk rezultoi të kishte asnjë mospërpuethshmëri apo problematikë në shifra. Konkretisht u miratuan rezultatet e zgjedhjeve për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastrën.

Nga sot, secila parti ka 5 ditë afat të bëjë ankimim zyrtar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim. Vetëm pasi KAS të shqyrtojë të gjitha ankesat dhe të dalin vendimet nga Kolegji Zgjedhor, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të shpërndajë mandatet me emrat e deputetëve të rinj.

Gjithashtu gjatë mbledhjes u miratua edhe mandati për kandidatin për deputet Zef Hila, pas verifikimeve të bëra nga Prokuroria. I pranishëm në mbledhje ka qenë edhe kandidati i pavarur Boiken Abazi, i cili shtroi problematikat e tij. Sipas Abazit, disa KZAZ nuk i kanë vënë në dispozicion pamjet filmike për të verifikuar prcedurën e numërimit të votave dhe jo vetëm. Ishte vetë Abazi që kërkoi të kishte pamjet filmike, por disa KZAZ i kanë thënë se në disa qendra nuk ka pasur pamje.

“Nuk më dhanë pamjet filmike për të kontrolluar procedurën. Disa KZAZ janë shprehur se nuk kanë pamje filmike,”- ka thënë Abazi.

Celibashi e ka ftuar Abazin të depozitojë ankesën zyrtarisht, ndërsa ka shtuar se edhe vetë KQZ-ja do të bëjë shqyrtimet e saj.

“Edhe KQZ ka interes të shohë se si ka qenë sjellja e komisionerëve, për mënyrën se si janë shpallur rezultatet, do bëjmë dhe ne kqyrjet tona, do i adresojmë në prokurori të gjitha rastet ku nuk ka përputhshmëri, kush e ka menduar se do kalojë nuk do kalojë aq thjesht, nuk do jemi indiferent,”- ka thënë Celibashi.

Përsa u përket ankesave të depozituara për njësinë nr.10 ku u votua elektronikisht, tha se subjektet politike janë lajmeruar në orën 08:00 të mëngjesit të datës 26 Prill mbi rezultatin e zgjedhjeve, por të dhënat nuk ishin hedhur online për çështje teknike.

“Rezultati i shpallur në orën 8 të datës 26, e kanë marrë përgjigjen në këtë zonë zgjedhore menjëherë, në zonën zgjedhore numër 40. Të dhënat janë hedhur me vonesë prandaj nuk janë përputhur, ndaj dhe të dhënat e tabelave qoftë për subjektet dhe kandidatët janë hedhur në mënyrë manuale ndaj ka pasur dhe gabime. Nuk ka për shqetësime në këtë zonë pasi përgjigja është marrë në orën 8 e mëngjesit, nuk vjedh KQZ vota,”- tha Celibashi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike certifikohen zgjedhjet e 25 prillit 2021 kqz zgjedhjet 25 prill 2021 certifikohen zgjedhjet e 25 prillit 2021 kqz zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës