Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË- Fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës. Vetëm 3 ditë kanë mbetur nga data e zgjedhjeve dhe partitë politike vijojnë me fushatën elektorale nëpër qytete të vendit. Nga emigrantët deri më tani kanë votuar 14, 625 persona.
Kandidati për Kryeministër Albin Kurti është parë sot në Podujevë me Kreun e Komunës Shpetim Bulliqi pak ditë pasi ky i fundit u akuzua për dhunë fizike në polici. Kurti gjithashtu ka vizituar së bashku me Vjosa Osmanin komunitetin kulturor të Kosovës ku i kanë shprehur se do të kenë mbështetjen e tyre pas 14 shkurtit.
Ndërsa kandidati për President Ramush Haradinaj u shpreh për Kurtin dhe Osmanim asnjeri nga ata nuk ishte ëngjëll dhe jo çdo gjë e bëjnë në nivel me popullin e thjeshtë. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka deklaruar se disa parti serbe po hynë në koalicion me Albin Kurtin ‘pa pikën e turpit’. Sipas tij këta serbë do të jenë në shërbim të interesave të shqiptarëve.
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do të fshehet për ta marrë barrën e dialogut Kosovë-Serbi, në dallim nga kundërshtarët e tjerë, veçanërisht nga ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Pakot me fletëvotime nga diaspora do të ruhen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, dhe më pas më datën 14 Shkurt, do të dërgohen në Qendrën për Numërimin e Rezultateve, ku edhe do të bëhet vlerësimi i tyre. Subjektet politike do të përmbyllin fushatën zgjedhore të Premten në mesditë, ndërsa dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore.
Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.
Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FINLANDË- Pamje të mrekullueshme janë ndërtuar në dëborë. Disa vizatime gjeometrike janë shfaqur në një kurs golfi në ESPO, në Finland. Ato janë vepër e ar...
ATHINË– Marselino Sherifi është konkurenti shqiptar që ka mahnitur jurinë e “The Voice of Greece” me timbrin e zërit të tij. 26-vjeçari nga Ti...
SHBA- Njerëzit që kanë marrë dozat e plota të vaksinave anti-Covid, nuk duhet të karantinohen edhe nëse zbulojnë se kanë pasur kontakte me një të infektuar. Laj...
KOSOVË-Partisë Demokratike e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme tubimin e saj përmbyllëse të fushatës elektorale në Pejë. Sipas Telegraf, kandidati për kr...
KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë më 14 shkurt. Me anë të një video të publikuar ...
KOSOVË-Një përplasje fizike ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, ku dyshohet se një shqiptar është plagosur.Në videon e publ...
KOSOVË-Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka folur në lidhje me veprimet që mund të marrin, në rast se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ...
KOSOVË-Dy xhami në Kosovë, janë përdoruar për të bërë thirrje për të votuar Lëvizjen Vetëvendosja. Sipas Gazeta Express, në muret e dy xhamive, është shkru...
KOSOVË-Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, ka zbuluar detaje se si e kalon kohën babai i tij dhe ish-udhëheqësit e tjerë që ndodhen në dhomat e paraburgim...
ITALI-Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, ditën djeshme kaloi natën në spital, pasi u rrëzua aksidentalisht në rezidencën e tij në Appia Antica, Villa G...