LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Kosovë, REL: Koalicionet si pazar për fitore

19 Tetor 2021, 17:40 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, REL: Koalicionet si pazar për fitore

KOSOVË- Partitë politike në Kosovë nuk janë përcaktuar rreth koalicioneve të mundshme para rrethit të dytë të votimeve për kryetarë të komunave. Disa prej tyre i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke pritur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale të 17 tetorit, për të nisur negociata për koalicionet e mundshme. Në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2017, partitë politike në shumicën e komunave kishin bërë koalicione të cilat i kishin zyrtarizuar, e në disa raste kishin marrë mbështetje nga njëra apo tjetra parti.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, që do të mbahet më 14 nëntor 2021.

Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në balotazh në 12 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale

Arbëresha Loxha-Stublla, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i partive për koalicionet e mundshme nuk bazohet në parime, vlera apo plane të përbashkëta.

“Kryesisht edhe në të kaluarën, por edhe kësaj radhe, partitë politike koalicionet i bazojnë në pazare politike apo kalkulime të partive politike se cila ofertë ose cili bashkëpunim me partitë tjera do të mund t’ia sigurojë fitoren”, thotë Loxha-Stublla.

Koalicionet mund të ndryshojnë nga komuna në komunë

Drejtuesit e partive politike thonë se ende nuk kanë diçka konkrete rreth koalicioneve, por që koalicionet ndërmjet tyre mund të ndryshojnë nga komuna në komunë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se po presin zyrtarizimin e rezultateve për të filluar më pas negociatat për koalicionet e mundshme.

Rezultatet përfundimtare ende nuk dihet se kur do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në të kaluarën, KQZ-së i ishin dashur 12-17 ditë për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Kush fitoi më së shumti vota në zgjedhjet lokale?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas raundit të parë të zgjedhjeve, deklaroi se lidhur me koalicionet për raundin e balotazhit do të vendosin degët e partisë në komunat përkatëse.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i pyetur se kë do ta përkrahin në garën për Prishtinën, pasi PDK-ja nuk do të jetë në balotazh me kandidatin e tyre, Krasniqi ka thënë se i mbetet Uran Ismailit, i cili ishte në garë për Prishtinë, që të vendosë.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar që të komunikojë me Ismailin, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të REL-it.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një konference për media ka thënë se pa humbur kohë do të fillojnë të bëjnë plane se si do të ecin tutje për në balotazh.

Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë pranë organizatës Iniciativa për Progres (INPO), që merret me politika lokale, thotë për Radion Evropa e Lirë se është shumë e rëndësishme që koalicionet të jenë parimore, në mënyrë që asambletë komunale të jenë sa më funksionale.

Kur ka koalicione joparimore dhe jo të bazuar në fuqinë reale të një subjekti politik, atëherë kohë pas kohe lindin probleme, qoftë probleme në shkëputje të koalicioneve, qoftë probleme të votimeve të ndryshme që ndodhin në asamble”, thotë ai.

Disa nga koalicionet më 2017

Partitë politike në balotazhin e zgjedhjeve për kryetarë të komunave në vitin 2017, në disa komuna patën vendosur të garojnë pa koalicione apo mbështetje e disa kishin bërë edhe koalicione zyrtare.

Nga zgjedhjet e 22 tetorit 2017, 19 nga 38 komuna patën shkuar në raund të dytë të zgjedhjeve.

Në Prishtinë në balotazh ishte Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidat, Arban Abrashin i cili kishte zyrtarizuar koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Derisa, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbështetjen në koalicion zyrtar nga Aleanca Kosova e Re.

Sa komuna kanë fituar partitë në zgjedhjet lokale më 2017?

Në Gjilan, LVV-ja kishte marrë mbështetje nga Partia e Drejtësisë, derisa LDK-ja kishte garuar e vetme.

Në Podujevë, LDK-ja dhe LVV-ja patën garuar të vetme. Edhe në Suharekë, AAK-ja dhe LDK-ja nuk kishin bërë ndonjë koalicion parazgjedhor. Po ashtu, PDK-ja dhe LVV-ja në Kaçanik nuk kishin zyrtarizuar ndonjë koalicion.

Në Mitrovicë të Jugut, kandidati i AKR-së, Agim Bahtri kishte mbledhur katër parti LVV-ja, Nisma, Alternativa dhe Partinë e Drejtësisë kundër Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së, e cila kishte marrë mbështetjen e AAK-së.

Në Prizren, Mytaher Haskuka nga LVV-ja mori mbështetjen e partive si Nisma dhe Alternativa. Ndërkaq, Shaqir Totaj nga PDK-ja mori mbështetjen e AAK-së dhe KDTP-së.

Në Gjakovë, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini pati marrë mbështetjen e Partisë Shqiptare Demokristiane. Derisa Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa kishte pasur mbështetjen e LVV-së, LDK-së si dhe AKR-së.

Në Malishevë, PDK-ja bëri koalicion me AKR-në kundër Nismës, e cila nuk bëri koalicion.

Në Vushtrri, LDK-ja kishte marrë mbështetjen e AKR-së dhe LVV-ja kundër PDK-së me AAK-në.

Kandidati për Komunën e Kamenicës nga LDK-ja pati marrë mbështetjen e AKR-së për këtë komunë. Ndërkaq, kandidati i LVV-së, Qëndron Kastrati pati bërë marrëveshje koalicioni me AAK-në.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni koalicionet zgjedhore ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 koalicionet zgjedhore ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait