E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
BRUKSEL- Kosova nuk ka marrë një raport të mirë në lidhje me progresin që ka bërë nga Komisioni Europian. Në progres-raportin e publikuar ditën e sotme nga KE, Kosova ka bërë progres të kufizuar ndërsa në disa fusha nuk ka bërë progres fare. Raporti për Kosovën u prezantua nga Oliver Varhelyi. Sipas Raportit, mungesa e stabilitetit politik si dhe përplasjet politike kanë ndikuar në punën e Kuvendit për miratimin e ligjeve.
“Sa i përket kritereve politike, shumica e periudhës që përfshinë raporti, ishte karakterizuar me jostabilitet politik në Kosovë. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në shkurt të vitit 2021, qeveria e re nisi mandatin me një shumicë të paprecedentë në Kuvend” thuhet në raport.
Në raport gjithashtu, u komentua edhe ngritjet e akt-akuzave nga Gjykata Speciale. Ndërsa në lidhje me zgjedhjet në veri, në raport nuk u përmend asgjë.
“Gjatë pesës së madhe të periudhës që mbulon raporti, atmosfera e polarizuar politike, mungesa e një shumice efektive qeverisëse dhe mungesa e shpeshtë e kuorumit ndikuan në mënyrë të fuqishme në vendim marrjen në Kuvend”, thuhet në raport.
Sipas Raportit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Kosova është në fazën e hershme dhe ka arritur një progres të kufizuar. Ndërkohë që përmendet se për disa vite me rradhë, korrupsioni në Kosovë, vazhdon të jetë i përhapur dhe është një shqetësim serioz. Në luftën, kundër terrorizmit, Kosova ka shënuar progres.
Gjendja e mediave dhe lirisë së shprehjes në Kosovë duket të jetë më e kënaqshme sesa në disa vende tjera të rajonit.
“Sa i përket lirisë së shprehjes, Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe përfiton nga një ambient i gjallë dhe pluralist medial. Megjithatë mbetet shqetësim për fushata kërcënuese dhe sulme fizike ndaj gazetarëve”, thuhet në raport.
Në Raportet e Progresit për Kosovën dhe në atë për Serbinë flitet edhe për dialogun mes këtyre dy vendeve që është duke u zhvilluar me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Nënvizohet se janë zhvilluar dy takime të nivelit të lartë, në qershor dhe korrik, si dhe tri takime në nivel të kryenegociatorëve.
“Një marrëveshje e tillë është nevojë urgjente dhe kyçe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të avancojnë ne rrugëtimin e tyre përkatës evropiane”, thuhet në tekst.
Lajmi kryesor/ Progres-raporti për Shqipërinë, Varhelyi: Të hapen negociatat, i plotësuan kushtet
(I.A/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BRUKSEL– Zyrtarët e Bashkimit Europian dhe Polonia janë përplasur në lidhje më sundimin e ligjit, për shkak të mosvarrveshjeve që kanë të dyja palët mbi v...
BRITANI– Skeretari i Shëndetësisë në Britani, Sajid Javid ka kërkuar nga Facebook të bëjë publike dëmet që platforma po u shkakton fëmijëve. Javid tha se ...
BRUKSEL- Komisioni Evropian të martën (19 tetor) prezanton Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit. Paketa e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të...
ZVICER– Lufta në Jemen ka shkaktuar vdekjen e 10.000 fëmijëve që nga marsi 2015, kur filluan përplasjet midis lëvizjes rebele Houthi dhe një koalicioni us...
GREQI– Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka vendosur të bëjë çertifikatën e vaksinimit të detyruar për punonjësit e sektorit privat. Sipas mediave ...
Misioni i Bashkimit Evropian që vëzhgoi zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, vlerësoi se zgjedhjet lokale ishin të organizuara mirë dhe pa probleme të mëdh...
BRUKSEL– Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi është duke preznatuar para Komisionit Europian paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e ...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërkuar të bllokojë publikimin e dokumenteve që lidhen me sulmin e Kapitolit më 6 janar në një komitet të Dhomës...
KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar 1 viktimë dhe 17 raste të reja me Covid019.Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar ...
BRITANI- Një sëmundje e rrallë seksualisht e transmetueshme e cila mund të bëjë që lëkura të kalbet është në rritje në Angli, kanë paralajmëruar ekspertët e shë...