Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Prononcohet Vetëvendosja e Albin Kurtit, anëtari i kryesisë: Do të përkrahim koalicioni
29 Qershor 2020, 06:20Nga DOSJA
KOSOVË- Pavarësisht se paralajmëruan se do të hapin parti politike në Maqedoni të Veriut, mesa duket në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës do të përkrahë koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi në një postimi në Facebook u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që në këto zgjedhje të rreshtohen në krah të koalicionit ASH-AAA (Alternativa)
“Së fundi, kam patur mundësinë të njoh edhe të rinjtë nga këto dy subjekte, në ligjëratat që kam mbajtur, si i ftuar, në shkollat politike respektive. Mes atyre të rejave e të rinjve ka plot që në të ardhmen mund të jenë aktualizim i shpresave e dëshirave të shqiptarëve të RMV. Po të isha votues atje, do u kisha besuar kësaj radhe këtyre dy subjekteve.”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
I njoh edhe personalisht prej vitesh tashmë disa nga veprimtarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, dhe mendoj se koalicioni që kanë lidhur për zgjedhjet atje është i qëlluar.
Mendoj se subjektet e vjetra, me të njëjtat taktika e veprime, nuk mund të sjellin diçka të re për shqiptarët e RMV, të cilët janë komunitet i madh e në vendin e vet, as të vajtur, as pakicë, as të tepërt. Së fundi, kam patur mundësinë të njoh edhe të rinjtë nga këto dy subjekte, në ligjëratat që kam mbajtur, si i ftuar, në shkollat politike respektive. Mes atyre të rejave e të rinjve ka plot që në të ardhmen mund të jenë aktualizim i shpresave e dëshirave të shqiptarëve të RMV. Po të isha votues atje, do u kisha besuar kësaj radhe këtyre dy subjekteve. (Me shpresën që nuk ndërhyn për t’i mbështetur Edi, Batoni dhe Genti, mbështetja e të cilëve kudo që po ndodh po sjell rezultate të këqija për shqiptarët.
Ndërkohë paralajmërimi i VV-së për shtrije në Maqedoni të Veriut nuk është pritur mirë nga partitë politike në Maqedoni. Nga BDI-ja dhe PDSH-ja thanë se janë të zënë dhe se nuk e kanë dëgjuar se çfarë ka paralajmëruar kreu i VV-së Albin Kurti. Nga Lëvizja Besa u përgjigjën pak sa me ironi se janë të zënë me punët e fushatës ndërsa nuk ka pasur asnjë qëndrim nga eksponentët e Aleancës për Shqiptarët.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Ishulli i Rodosit në Greqi është tronditur nga një tërmet me madhësi 5.3 të shkallës rihter.Mediat lokale shkruajnë se lëkundjet u regjistruan në o...
KOSOVË– Gazetari Berat Buzhala ka na treguar detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore. Buzhala i cili është prekur nga COVID-19 nëpërmjet një postimi në F...
KOSOVË- Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka deklaruar së fundmi se kreu i LDK-së Isa Mustafa duhet të merret në pyetje për rastin e vrasjes s...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte njoftuar sot do ttë zhvillonte një konferencë me mediat në lidhje me aktakuzat që ka ngritur kundë...
TURQI- Një termet i fuqishëm me magnitutë 5.2 rihter ka tronditur sot Turqinë. Sipas mediave vendase mësohet se epiqendra e lëkundjeve ishte në Marmaris në prov...
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot në mbrëmje se gjatë 24 orëve të fundit janë edhe 87 raste të reja me COVID-19....
KOSOVË- Kreu i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është konfirmuar me COVID-19. Në një postim në Facebook, Gashi ka ndarë m...
SHBA- Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Trump nuk është informuar më parë se ekzistojnë raporte të zbulimit amerikan që, sipas një gazete amerikane, tregojnë...
FRANCË- Francezët ditën e sotme kanë zhvilluar zgjedhjet lokale për të përcaktuar kryebashkiakët e tyre për gjashtë vitet e ardhshme. Ky ëhstë raundi i dyt...