LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA: Parashikimet e mediave për Donald Trump dhe Biden, kush do të jetë fituesi

28 Tetor 2020, 18:44 Nga DOSJA

SHBA- Ndërsa amerikanët përgatiten të shkojnë në qendrat e votimit këtë 3 nëntor, mediat në SHBA do të raportojnë numërimin e votave, që do të përcaktojë fituesit e më shumë se 7,000 garave, ku përfshihen ato për Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin, për poste shtetërore dhe poste legjislative lokale.

Në Shtetet e Bashkuara, mediat e vëzhgojnë numërimin e votave në kohë reale dhe përdorin një larmi informacionesh për të përcaktuar se kur mund ta deklarojnë fituesin në secilën garë. Informacione të tilla janë numri i përgjithshëm i votave, pjesëmarrja në votime dhe numri i votave ende të pa numëruara në secilën zonë.

Ja se si funksionon dhe se çfarë metodash përdorin mediat për të garantuar se nuk do të bëjnë gabime:

Kush i shpall fituesit në zgjedhje?

Zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve janë ata që çertifikojnë numërimin e votave, por shumë kohë para se të numërohet çdo fletë votimi, media amerikane përdor një larmi burimesh dhe të dhënash për të parashikuar fituesit. Duke përdorur elementë të tillë si totali i votave të papërpunuara dhe teknika të ndryshme statistikore, mediat, të cilat i kanë mbuluar zgjedhjet presidenciale amerikane që nga viti 1848, i kanë parashikuar me shumë sukses fituesit e garës, por jo në mënyrë të përsosur.Zgjedhjet 2020, FiladelfiaZgjedhjet 2020, Filadelfia

Si i numërojnë mediat votat e hedhura natën e zgjedhjeve?

Votat mbahen shënim për secilin qark nga Associated Press, një agjenci lajmesh jofitimprurëse e cila përdor rrjetin e saj kombëtar prej më shumë se 4,000 reporterësh natën e zgjedhjeve për të regjistruar totalin e votave të hedhura, që raportohen nga nëpunësit e qarqeve dhe zyrtarë të tjerë lokalë. AP gjithashtu mbledh informacion nga faqet e internetit të shteteve, ku postohen të dhënat për votat e hedhura. Gazetarët e kalojnë këtë informacion në operacionin e numërimit të votave të AP, ku analistët marrin vendime se për cilat gara mund të jepet një parashikim i fituesit.

Kush e bën numërimin?

Punonjësit e zgjedhjeve lokale mbledhin votat në secilën zonë. Si dhe kur numërohen fletët e votimit, kjo përcaktohet nga ligjet lokale dhe shtetërore. Për shembull, disa shtete si Pensilvania dhe Uiskonsin përcaktojnë që asnjë fletë votimi të mos numërohet deri në ditën e zgjedhjeve, edhe nëse ato kanë mbërritur në zyrat e zgjedhjeve javë më parë. Sapo numërohen votat në një zonë, punonjësit e zgjedhjeve ia kalojnë informacionin zyrtarëve të qarkut dhe të shtetit, të cilët më pas ia japin atë gazetarëve dhe publikut.

Si e përdorin gazetarët totalin e votave në nivel lokal?

Gazetarët e AP në të gjithë vendin ua dërgojnë rezultatet njerëzve në qendrat zgjedhore të ngritura posaçërisht, ku ata i fusin në një sistem elektronik. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, këtë vit qendrat zgjedhore janë virtuale. Të gjitha votat e numëruara i nënshtrohen një serie kontrollesh dhe verifikimesh, duke përfshirë programet kompjuterike të cilat japin alarmin, nëse ka mospërputhje.

Kush i përcakton fituesit?

Në AP, një ekip i caktuar përcakton nëse ka informacion të mjaftueshëm për të deklaruar fituesin. Ekipi nuk shikon vetëm totalin e përgjithshëm të votave të hedhura, por merr parasysh edhe votat që do të hidhen më vonë, numrin e fletëvotimeve që kanë mbetur për të numëruar dhe vendin se ku janë hedhur votat që ende nuk janë numëruar.

Në këto zgjedhje, AP nuk po përdor të dhëna nga anketimet me njerëzit që sapo kanë votuar (exit polls), siç ka bërë në vitet e kaluara. AP thotë se nuk beson që të dhëna të tilla janë të efektshme kur një numër i madh njerëzish kanë votuar herët, si këtë vit.

Media të tjera, duke përfshirë rrjetet e mëdha televizive – ABC, CBS, CNN dhe NBC – vazhdojnë të përdorin të dhënat nga ‘exit polls’ për të bërë parashikimet e zgjedhjeve. Rrjetet përdorin gjithashtu ‘redaksi zgjedhore’ të ngritura posaçërisht për të parashikuar fituesit natën e zgjedhjeve.

Kjo do të thotë që organizata të ndryshme mediatike mund ta deklarojnë fituesin në kohë të ndryshme, duke përdorur modelet dhe të dhënat e tyre.Votim në OhajoVotim në Ohajo

Si numërohen fletët e votimit kur janë kaq shumë njerëz që votojnë herët?

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë më tepër amerikanë po votojnë herët këtë vit dhe shumë prej këtyre votave po hidhen me postë. Votimet me postë kërkojnë zakonisht më shumë kohë për t’u numëruar sesa ato të hedhura personalisht. Zyrtarët e zgjedhjeve duhet të hapin fletët e votimit, të sigurohen që një votues është i regjistruar dhe shpesh të verifikojnë nënshkrimin e tij.

Për shkak të kësaj, AP po parashikon, “numërime të zgjatura votash” në më shumë shtete sesa vitet e mëparshme, që mund të zgjasin ditë ose javë. Në 2018 AP krijoi sondazhin e saj të posaçëm, pikërisht për rastin nëse do të kishte një rritje të votave të hedhura para ditës së zgjedhjeve. Sondazhi, i quajtur AP VoteCast, merr parasysh deklarimin e atyre që kanë votuar herët si dhe të atyre që votojnë në ditën e zgjedhjeve dhe e ndihmon AP të faktorizojë votimin e hershëm në përllogaritjet e saj.

Sa e saktë është media në njoftimin e rezultateve?

Media ka qenë përgjithësisht e saktë në parashikimin e fituesve të zgjedhjeve. Por besueshmëria e tyre u dëmtua jashtëzakonisht shumë gjatë garës presidenciale të vitit 2000, kur shumica e mediave parashikuan para kohe, rreth orës 20:00 natën e zgjedhjeve, kandidatin Al Gore si fitues, pastaj pas orës 2 të mëngjesit shpallën fitues George W. Bushin. Më pas, ato hoqën dorë nga parashikimi, sepse në shtetin Florida filloi automatikisht rinumërimi i votave.

AP i numëron votat prej mbi 120 vjetësh dhe thotë se në vitin 2016 ajo ishte 99.8% e saktë në parashikimin e të gjitha garave zgjedhore dhe 100% në parashikimin e garave presidenciale dhe të kongresit për secilin shtet. AP e shpalli kandidatin Donald Trump fitues në orën 2:29 të mëngjesit më 9 nëntor 2016.

Marrë nga:VOA

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen