LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet në Universitete, Vokshi akuzon Ramën: Vendim antikushtetues dhe kriminal, lë jashtë 75% të studentëve

1 Korrik 2020, 15:22 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Universitete, Vokshi akuzon Ramën: Vendim antikushtetues

TIRANW-Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet ish-deputetes Albana Vokshi, në lidhje me caktimin e datës 30 korrik për zgjedhjet në Universitete. Sipas Vokshit, vendimi i Ministres së Arsimit, Besa Shahini është antikushtetues dhe kriminal dhe vë në rrezik shëndetin e studentëve.

Ndër të tjera ajo shtoi, se ky vendim lë jashtë votimit 75% të studentëve. Ish-deputetja gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po tenton të kapë universitin me zgjedhjet e 30 korrikut.

Fjala e Vokshit

Zgjedhjet universitare janë ngjarja me domethënëse për demokracinë e universiteteve, por qeveria e Edi Ramës synon t’i shndërrojë ato në zgjedhje moniste për të emëruar më të besuarit në krye të fakulteteve dhe universiteteve, veçanërisht në Tiranë. Këtij qëllimi kriminal i shërben edhe vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, që ka caktuar datën 30 Korrik për zgjedhjet në univeristete. Nga pikëpamja ligjore, vendimi i qeverisë “Rama” është antikushtetues. Nga pikëpamja njerëzore, është kriminal. Ai vë në rrezik shëndetin e studentëve dhe pedagogëve, të cilët i thërret në një proces zgjedhor, në një kohë kur numrat e të prekurve nga COVID dhe vatrat e infeksionit po rriten çdo ditë.    Edi Rama kërkon të bëjë me universitete atë që bëri me zgjedhjet e 30 Qershorit, të emërojë njerëzit e tij, duke eliminuar çdo mundësi për garë të ndershme. Me vendimin antikushtetues dhe të paligjshëm të Ministres së Arsimit, qeveria ka përjashtuar 75 përqind të studentëve nga e drejta për të votuar. Ai lejon të kthehen në auditorë vetëm një pjesë të studentëve, ata që largohen këtë vit akademik, si në bachelor edhe në master, duke përjashtuar dhe duke i hequr të drejtën e votës, të gjithë pjesës tjetër të stundetëve. Ministrja e Arsimit nuk lë asnjë mundësi për shpalljen e platformave të dekanëve apo rektorëve, nuk lë asnjë mundësi për fushatë me studentët dhe pedagogët, pasi fakultetet janë të mbyllur, studentët janë të larguar për shkak të pandemisë. Kjo situatë e krijuar me vetëdije nga Edi Rama dhe Besa Shahini për të kapur dhe kontrolluar edhe universitetet, si çdo qelizë tjetër të këtij shteti, është e papranueshme! Është një përpjekje për të rrënuar edhe atë pak që ka mbetur nga autonomia në arsimin e lartë. Është shuarje e çdo shprese që kishin një vit më parë studentët në protestën e tyre. Këto zgjedhje pa votues, pa studentë, me shantazhe dhe presione duhet të anullohen! Zgjedhjet në universitete duhet të kryhen në ligjshmëri të plotë, ku të respektohet e drejta kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar standarde, konkurencë dhe garë të lirë e të ndershme.Vendimi antikushtetues i qeverisë së Edi Ramës për të bërë zgjedhjet në universitete më 30 Korrik i shërben vetëm emërimit pa garë në krye të rektoratit të një shërbëtori të pushtetit, si Artan Hoxha, dekanit famëkeq të Fakultetit Juridik. Përveçse njihet si ish gjyqtari me pasuri të pajustifikuar 200 mijë dollarë, Artan Hoxha, mbahet mend si dekani që futi pabesisht policinë në mjediset e universitetit për të rrahur studentët në kulmin e grevës së tyre. Atë që nuk bëri dot Emiljano Shullazi 4 vjet më parë, nuk mund ta bëjë sot me një vendim antikushtetues Besa Shahini dhe Edi Rama.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi besa shahini edi rama zgjedhjet ne universitete albana vokshi besa shahini edi rama zgjedhjet ne universitete

Sondazh

Poll
Politike 1 Korrik 2020, 12:18

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka pritur shtatorin për të ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Me p...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet