LIVE UPDATES
Politike

“Zgjedhjet nuk ishin të barabarta”/ Kapllanaj: Beteja për të rrëzuar këtë regjim do të vazhdoj  

30 Prill 2021, 17:26 Nga DOSJA
“Zgjedhjet nuk ishin të barabarta”/ Kapllanaj: Beteja për

FIER- Kandidati për deputet nga Partia Demokratike për qarkun Fier, Agron Kapllanaj ka falenderuar të gjithë qytetarët që e votuan. Në një postim në Facebook, Kapllanaj u ka shprehur mirënjohen të gjithë njerëzve që morën pjesë në këto zgjedhje dhe të që votuan PD-në.

Kapllanaj ka shkruar se se beteja në zgjedhje nuk ishte e barabartë pasi, sipas tij qeveria kishte të gjitha strukturat në dorë, të ciat blenë dhe manipuluan votat e qytetarëve. Kapllanaj gjithashtu bëri të ditur se beteja nuk ka mbaruar dhe se ata do të luftojnë për rrëzuar regjimin, dhe sjellë demokracinë në vend.

Postimi i plotë:

“Të dashur motra dhe vëllezër mallakastriotë dhe të gjithë Qarkut Fier ! Dua t’ju falenderoj nga zemra për mbështetjen që i dhatë Partisë Demokratike dhe mua personalisht në këto zgjedhje! Veçanërisht falenderoj gjithë strukturat e Partisë Demokratike – dega Mallakastër, kryetarin e Degës, z. Arjan Llanaj, kryesinë, kryetarët dhe sekretarët e Grupseksioneve, të seksioneve, gjithë anëtarët, simpatizantët dhe gjithë qytetarët me bindje të djathta, te majta apo pa bindje partiake, të cilët besuan te programi i PD dhe personalisht te emri im !

Falenderoj anëtarët e KZAZ-ve përfaqësues te PD, komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe mbrojtësit e votës ! Mirënjohje dhe respekt i vecantë për ata të cilët nuk u kursyen e bënë qindra km rrugë dhe erdhën nga Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia per të dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë. Dua të falenderoj përzemërsisht drejtuesin politik te qarkut Fier z. Alibeaj për punën e jashtëzakoshme qe ai bëri!

Falenderoj të gjithë kolegët e mi që bënë maksimumim e tyre në këtë betejë, aspak te lehtë perballë makinerisë shtetërore, e cila ishte e gjitha në dispozicion të partisë në pushtet. Një falenderim e kam për LDG, për drejtuesen e kësaj organizate, znj. Suzana Malaj dhe të gjitha zonjat që trokitën derë më derë me qytetarinë që i karakterizon, pa u lodhur e me shpresën e mirë të ndryshimit të madh!

Një falenderim shumë i vecantë shkon per FRPD dhe drejtuesin e saj, z. Besmir Shametaj! Ju jeni te mrekullueshëm dhe te palodhur, ju trokitët në çdo derë mallakastriote dhe i gjetët ato të hapura! Ju ishit oksigjeni i kësaj fushate, ndaj ju them të mos ndjeheni humbës, por fitues, mbajeni kokën lart dhe mos u dorëzoni, sidomos ju që votuat dhe u angazhuat për herë të parë! Ju patë me sytë tuaj sesi shteti i manipuloi dhe vodhi këto zgjedhje, ndaj duhet të mos dorëzohemi, por të vazhdojmë luftën deri në përmbysjen e këtij regjimi që po kërcënon demokracinë.

Kur demokracia dhe atdheu janë në rrezik është rinia ajo qe del në ballë dhe prin përmbysjen e një regjimi për të rifituar demokracinë! Falenderim të përzemërt kam për të gjithë ata votues që besuan te programi i PD dhe te unë personalisht, që nuk pranuan ta shkëmbenin votën me asgjë dhe e panë atë si të shenjtë e të patjetërsueshme! Edhe ju që padashur e hodhët votën gabim duke votuar 9 dhe 7 vertikalisht, mos u ndjeni keq, unë ju mirëkuptoj, nuk është faji juaj, por i Edi Ramës që ka kapur çdo institucion, ai që hoqi emrat e kandidatëve për deputetë nga listat dhe i identifikoi kandidatët me numra, njëjtë sikur të ishin të burgosur.

Ju e shprehet qartë vullnetin tuaj dhe unë ju jam shumë mirënjohës. Këto nuk ishin zgjedhje të barabarta, pasi partia në pushtet kishte gjithë strukturat shtetërore në dispozicion, administratën publike, policinë e shtetit, e cila pasi shkonte ora policore vetëm militantët blerës të votës, e PS kishin të drejtë të qarkullonin, madje dhe të ndihmuar nga policia duke bllokuar rrugët deri sa këta blerës të votave me makina pa targa të mbaronin punë, median e blerë me paratë tona, drejtësinë e kapur, prishjen e rregullave të lojës me ndryshimin e njëanshëm të tyre, me ca pseudodeputetë derdimenë që nuk arritën të marrin as nga 100 vota duke ndryshuar kushtetutën dhe prishur marrëveshjen e 5- qershorit e shumë e shumë të tjera…

Të dashur motra dhe vëllezër!Duhet të ndjehemi krenarë për atë që kemi bërë në këto zgjedhje, por dhe për atë që arritëm! Jeni realisht mbi 11 mijë mbështetës që keni votuar për PD dhe Agron Kapllanaj, pavarësisht pavleshmërisë së gati 2 mijë votave ku dukej qartë vullneti i shprehur! Ju më keni votuar shumë më shumë se 121 deputetë që pretendojnë te ulen në atë parlament dhe njëri prej tyre me 2391 vota, do të jetë “deputeti” i Mallakastrës e që nuk foli njëherë të vetme për ju në katër vitet e shkuara…
Të gjitha këto i bëri Edi Rama qe nuk i hapi listat 100% pasi e dinte mirë se Ismet Beqirin nuk e votonin mallakastriotët.

Të nderuar qytetarë e mbështetës! Lufta nuk ka mbaruar! Beteja jonë vazhdon! Do të vazhdojë, derisa me Lulzim Bashën te rrëzojmë këtë regjim! Ky është synimi ynë tashmë! Deri sa këtij vendi t’i kthehet demokracia ! Mirënjohja ime ndaj jush, tani më shumë se më parë, do të jetë e përjetëshme. Zoti u bekoftë ju dhe familjet tuaja! Agron Kapllanaj”, shkruan Kapllanaj.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike agron kapllanaj zgjedhjet 25 prill 2021 agron kapllanaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 30 Prill 2021, 16:46

TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nëse fleta e votimit do të ishte me emra, do të kishte më par...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet