LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet parlamentare të 2021/ Drejtuesi i zyrës së Fondacionit “Konrad Adenauer“ në Tiranë: Vetting për të gjithë

12 Shtator 2020, 07:45 Nga DOSJA
Zgjedhjet parlamentare të 2021/ Drejtuesi i zyrës së Fondacionit

DW:  Z.Rűttershoff, çfarë mendoni për vettingun paraprak të personave që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë dhe përgjegjësinë e kryetarëve të forcave politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet  parlamentare 2021 më 25 Prill?

Dr. Tobbias Rűttershoff: Mospërfshirja në këto lista e personave me rekorde kriminale në të shkuarën ka rinxjerrë në dritë emergjencën e dekriminalizimit të politikës në Shqipëri, të kërkuar kohët e fundit nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ku flitet qartë për përgjegjësinë e kryetarëve të forcave politike në garë.

Mendoj që kemi nevojë të mbështetemi në një sërë masash kur është fjala për mënyra efektive të dekriminalizimit të politikës në Shqipëri. Këto përfshijnë ligjin e ri zgjedhor, presionin e shtuar nga zbatimi i ligjit dhe ndjekja penale – duke përfshirë edhe Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, (SPAK) të sapoformuar, Byronë Kombëtare të Hetimit – si dhe një veting të kandidatëve politikë. Individualisht, këto masa mund të mos jenë të mjaftueshme, por të kombinuara, shpresoj që ato të çojnë në një proces ku të zgjidhen kandidatë të kualifikuar dhe të respektuar, pa rekorde kriminale në të shkuarën e tyre. Në fund të fundit, kjo është ajo që pret publiku shqiptar. Prandaj, procedura e vetingut është vetëm një pjesë e një strategjie efektive për dekriminalizimin e politikës në vend.

DW: A mund të jetë efikas një vetting i tillë pararak nëse bëhet nga kryetarët e forcave politike, ose nga struktura apo komisione të ngritura nga partitë politike që do marrin pjesë në garën elektorale të 25 prillit 2021?

Dr. Tobbias Rűttershoff: Kam parë formularin e Partisë Demokratike, (PD) që kandidatët duhet të plotësojnë. Janë mbi 30 fletë, ky formular duket shumë i gjerë dhe i plotë. Është e rëndësishme të vë në dukje që për plotësimin e këtij formulari, partia merr leje të kërkojë të dhëna të mëtejshme rreth kandidatit për deputet që e ka plotësuar. Për shembull, Komisioni i Përzgjedhjes në PD mund të kërkojë informacion nga policia ose Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, (AIDSH)  Kjo mund të mos jetë e nevojshme në çdo rast, ndërkohë që ky informacion mund të merret nëse ka prova të thella se një kandidat ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.

Për më tepër, unë e shoh këtë vetëdeklarim pothuajse si një affidavit*. Nëse dikush jep informacion të rremë për vehten e saj / e tij atëherë, ky person në të ardhmen nuk do të ketë justifikime. Prandaj, besoj që ndonëse është partia që bën vettingun, ky është një hap i parë drejt një dekriminalizimi më efektiv të politikës. Sigurisht që është më mirë sesa të mos bëhet asgjë.

DW: Dr. Rűttershoff, ju lutem, si veprohet në Gjermani për të siguruar një Bundestag të dekriminalizuar?

Dr. Tobbias Rűttershoff: Kushdo që dënohet për një vepër penale, me një vendim përfundimtar gjykate, të formës së prerë, humbet automatikisht të drejtën e saj / e tij për të konkurruar në zgjedhje për pesë vjet (plus kohëzgjatjen e dënimit me burg). Kjo vlen kur vepra penale është  një krim i rëndë dhe atëhere, në fakt, dënimi është me burg për të paktën një vit (me ose pa provë). Çdo person që ende ka një pozicion, të cilin ai ose ajo e ka fituar përmes zgjedhjeve publike, e humbet këtë pozicion me efekt të menjëhershëm pas dënimit. Personi i interesuar gjithashtu nuk lejohet më të jetë anëtar i një partie për 5 vite. Për më tepër, shumë parlamente të shtetit gjerman kryejnë kontroll për të shkuarën e stafit dhe punonjësve të tjerë në parlamentet e tyre.

Përveç këtyre dispozitave ligjore, është e rëndësishme të theksohet që kultura demokratike në Gjermani nuk do të pranonte njerëz me të  shkuar kriminale serioze dhe partitë (madje edhe ato më ekstreme) do të ishin pa mend të fusnin në lista kandidatë të tillë. Mendoj që kjo lloj mendësie na duhet në Shqipëri për një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tobias rűttershoff zgjedhjet parlamentare 2021 tobias rűttershoff zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet