LIVE UPDATES
Politike

Tërhiqet nga gara kandidati i Bindjes Demokratike në Kavajë, Sinella: Zgjedhjet pa opozitën janë fasadë

21 Maj 2019, 09:42 Nga DOSJA
Tërhiqet nga gara kandidati i Bindjes Demokratike në Kavajë,

Kavajë- Nga gara e zgjedhjeve të 30 qershorit, është tërhequr kandidati i Bindjes Demokratike në Kavajë, Bledar Sinella. Sinella ka dorëzuar në KQZ kërkesën e dorëheqjes.

Por ajo çfarë tërheq më shumë vëmendjen ka të bëjë  me deklaratën e tij ku shprehet se zgjedhjet pa opozitën janë fasadë.

“Si qytetar i Kavajës, qytet i cili ka nisur i pari përpjekjet për rrëzimin e regjimit diktatorial, emri dhe figura ime nuk më lejon që unë të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer edhe një herë në Shqipëri një regjim tjetër njëpartiak. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale dhe kur zhvillohen në një klimë që mundëson shpalosjen e alternativave për qytetin. Kjo nuk është e mundur të ndodhë në 30 Qershor. Vlerësoj se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë.”, shprehet ai. 

Sinella shkruan në kërkesën e tij ndër të tjera se pas kontaktit që ka pasur nga Bindja Demokratike me ftesën për të kandiduar ka rënë dakort në parim por sipas tij kjo e fundit ka bërë regjistrimin në KQZ pa një dakordësi përfundimtare.

Kërkesa e plotë ndaj KQZ për çregjistrimin nga gara:

Disa ditë më parë, jam kontaktuar nga Bindja Demokratike për të vlerësuar mundësinë për kandidimit tim për Bashkinë Kavajë. Kam shprehur dakordësinë në parim, me premtimin se do të diskutoja përfundimisht mbi këtë mundësi në një moment tjetër, pasi të mblidhja edhe firmat mbështetëse të qytetarëve.

Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ, pa marrë dakordësinë time përfundimtare mbi këtë veprim dhe pa më dhënë mundësinë që të testoja mbështetjen nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, siç ligji e kërkon. Për këtë arsye, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se unë nuk kam paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej meje as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nisur nga mungesa e mbështetjes nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, si dhe situatës politike në vend, duke qenë i ndërgjegjshëm mbi pasojat që ka për Kavajën dhe Shqipërinë zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, gjykoj se unë nuk mund të bëhem pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Si qytetar i Kavajës, qytet i cili ka nisur i pari përpjekjet për rrëzimin e regjimit diktatorial, emri dhe figura ime nuk më lejon që unë të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer edhe një herë në Shqipëri një regjim tjetër njëpartiak. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale dhe kur zhvillohen në një klimë që mundëson shpalosjen e alternativave për qytetin. Kjo nuk është e mundur të ndodhë në 30 Qershor.

Vlerësoj se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë.

Në këto rrethana, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Kavajës.

Lutem ndjekjen e procedurave ligjore për mosregjistrimin apo çregjistrimin tim si kandidat, përsa kohë unë nuk kam shprehur dakordësinë time për kandidim dhe nuk kam plotësuar personalisht deklaratën e kandidimit për Kryetar Bashkie apo Formularin e Dekriminalizimit.Me konsideratë të lartë, BLEDAR SINELLA.

Pak ditë më parë u tërhoq nga gara  kandidati i Bindjes Demokratike në Skrapar, Dejvis Hebibasi.  (lexo këtu)  Po kështu dje u tërhoq nga gara Salvador Kaçaj, kandidat për bashkinë Lezhë. (lexo këtu) 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledar sinella sinella tërhiqet nga gara zgjedhjet e 30 qershorit bledar sinella sinella tërhiqet nga gara zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës