LIVE UPDATES
Politike

Zgjerimi i BE: Propozimi francez nuk është i vetmi

20 Nëntor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Zgjerimi i BE: Propozimi francez nuk është i vetmi

Bashkimi Evropian nuk ia ka kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor, por ka vend për përmirësime. Propozimi francez nuk do të jetë i vetmi që do të trajtohet.

Pas bisedimeve të pasuksesshme maratonë të liderëve në tetor të këtij viti, për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE, takimi i tanishëm i ministrave të jashtëm ishte një shans i ri për shqyrtimin e qetë të perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Drejtuesja e takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës Titi Tupurainen, tha se debati i fundit ishte vetëm hapi i parë në përgatitjen e samitit të pranverës së vitit 2020, kur sërish do të mblidhen liderët e BE.

Nuk ka ndonjë konkludim nga ky takim, por ideja është që të dërgohet një sinjal i qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane. Të gjithë ne e mbështesim këtë perspektivë”, tha Tupurainen.

Mbështetja formale e Ballkanit Perëndimor është ndoshta edhe elementi i vetëm që bashkon vendet anëtare. Shumica prej tyre janë dakord me vazhdimin e procesit. Qëllimi është që në samitin e majit në Zagreb, ku do të mblidhen krerët e BE dhe Ballkanit Përëndimor, të vendosen bazat e një politike efikase të zgjerimit.

Kërkesat e Parisit 

Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme franceze, Amélie de Montchalin foli për një proces më efikas, konkret dhe të besueshëm të zgjerimit. „Tani shohim që procesi nuk po funksionon, sepse po zgjat tepër, është zhgënjyes, zhvillohet sipas automatizmave të caktuar dhe qytetarët nuk shohin ndonjë interes në këtë proces.”

Duke folur për propozimin francez, Amélie de Montchalin tha se ai parashikon kushte më të rrepta, mbështetje financiare dhe mundësinë e kthimit mbrapa të vendeve kandidate. Ashtu siç është tani, sipas saj, procesi nuk po jep rezultatet e pritura. Si dëshmi ajo përmendi faktin që përkundër negociatave shumëvjeçare, po vazhdon procesi i zhvendosjes së njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ka ardhur koha të largohemi nga tregimet e mëdha dhe të shtrojmë çështjen e ndryshimeve esenciale – pra mbështetjes së qytetarëve të Balllkanit Perëndimor, të cilët presin shumë nga BE”, tha ajo.

Propozimi francez nuk ishte zyrtarisht në rend dite në këtë takim. Por burimet e informuara mirë thonë se disa vende kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë propozim, ndërsa të tjerat e kanë mbështetur.

Ka edhe propozime të tjera

Propozimi francez nuk është i vetmi dhe kjo është bërë e qartë pas një letre dërguar Komisionit Evropian nga gjashtë vende anëtare. Austria, Italia, Sllovenia, Sllovakia dhe Polonia angazhohen për përmirësimin e procesit të zgjerimit të BE, me kusht që njëkohësisht të vazhdojë procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor. Letrën fillimisht e kishte nënshkruar edhe Kroacia, por ajo e ka tërhequr nënshkrimin, me shpjegimin se nuk është në rregull që një vend që kryeson BE-në në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, të pozicionohet zyrtarisht pas ndonjë propozimi konkret.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha pas takimit në Bruksel se këtë propozim e kanë mbështetur edhe disa vende të tjera. “Jemi të gatshëm për një angazhim konstruktiv dhe pozitiv, që çon drejt përmirësimit të procesit të zgjerimit. Vend për përmirësime ka, por këto nuk duhet të jenë kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut“, theksoi Schallenberg.

Ndryshime mund të bëjë vetëm Komisioni i ri i BE, sepse ai ka rol udhëhehqës në këtë proces, mendon ministri i Jashtëm i Austrisë. Me këtë qëndrim pajtohet edhe Titi Tupurainen nga Finlanda.

Në Bruksel pritet që Komisioni i ri të marrë detyrën në dhjetor. Më pas ai mund të merret me përmirësimin e metodologjisë së zgjerimit dhe hartimin e propozimeve të reja, që mund të mbështesin reformat në vendet e BE. Ky propozim duhet të përpunohet deri në janar të vitit 2020.

Hartimin e një metodologjie të re e ka paralajmëruar edhe i emëruari pwr postin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Por edhe ai mendon se reformat e brendshme në BE duhet të bëhen paralelisht me procesin e zgjerimit të BE në Ballkan. Mbetet të shihet nëse Parisi do të pajtohet me këtë “proces paralel”.

Marrë nga DW

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkimi evropian zgjerimi i be bashkimi evropian zgjerimi i be

Sondazh

Poll
Politike 20 Nëntor 2019, 11:52

TIRANË– Ish-deputeti i PD Astrit Patozi ka shpërndarë një foto tijën bashkë me mikun e tij të ngushtë, Sokol Olldashin.Në 6 vjetorin e tij të vdekjes...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen