LIVE UPDATES
Politike

“Zgjidhni krizën politike”, pas PPE-së edhe Unioni Ndërkombëtar Demokrat me rezolutë të posaçme për Shqipërinë

10 Dhjetor 2019, 11:24 Nga DOSJA
“Zgjidhni krizën politike”, pas PPE-së edhe Unioni

TIRANË– Unioni Ndërkombëtar Demokrat, IDU, i kërkoi qeverisë dhe opozitës në Shqipëri të zgjidhin pa humbur kohë krizën politike. Organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës, e cila kryesohet nga kryeministri kanadez, Stephen Harper, ka miratuar në takimin e fundit në Washington një rezolutë të posaçme për Shqipërinë.

Rezoluta me 8 pika ka në fokus nevojën urgjente të Shqipërisë për zgjidhjen e krizës politike, për zgjedhje të lira e të ndershme, për dënimin e politikanëve, zyrtarëve dhe kujtdo tjetër të përfshirë në krime elektorale, për funksionimin e organeve të drejtësisë, veçanërisht Gjykatës Kushtetuese, për gjykim pa vonesë të ligjshmërisë e 30 Qershorit, si dhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rezoluta shpreh keqardhje për mungesën e vullnetit politik nga PS për një reform konsensuale zgjedhore dhe në contrast me këtë, shpreh mbështetjen e Unionit Ndërkombëtar Demokrat për përpjekjet e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për zgjidhjen e krizës politike dhe përmbushjen e aspiratave euroatlantike të qytetarëve shqiptarë.

Unioni Ndërkombëtar Demokrat u themelua 36 vjet më parë nga politikanët më të njohur të kohës, kancelari gjerman Helmut Kohl, kryeministrja britanike Margaret Thatcher, presidenti i mëvonshëm i Francës, Jacques Chirac, si dhe mori pjesë zëvendës Presidenti amerikan i kohës, George Bush, duke qenë se pjesë e rëndësishme e organizatës është edhe Partia Republikane në SHBA.

Rezolutë e Unionit Ndërkombëtar Demokrat IDU,
Miratuar në Takimin Ekzekutiv
6 Dhjetor 2019
Ëashington DC

• Duke mbajtur në konsideratë konkluzionet për Shqipërinë të Këshillit Evropian mbajtur në 17-18 Tetor 2019 dhe Raportin e OSBE/ODIHR në 5 Shtator 2019
• Duke mbajtur në konsideratë faktin që Shqipëria është duke u përballur me një krizë të thellë politike, me largimin e popullsisë nga vendi dhe me rënien e ekonomisë,
• Duke mbajtur në konsideratë faktin se zgjedhjet e 30 Qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesat e zgjedhësve dhe u zhvilluan në sfondin e një situate krize politike dhe institucionale,
• Duke njohur angazhimin e vendosur dhe të palëkundur të Partisë Demokratike të Shqipërisë në mbështetje të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë;
• Në mbështetje të angazhimit të Bashkimit Europian për procesin e zgjerimit, bazuar në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit nga vendet aplikante;
• Duke theksuar rëndësinë e procesit të integrimit si një katalizator i reformave, dhe duke vlerësuar mbështetjen që gëzon ky proces nga qytetarët shqiptarë;

Unioni Ndërkombëtar Demokrat:

1. I bën thirrje partisë qeverisëse dhe opozitës në Shqipëri të ndërmarrin çdo përpjekje për ta tejkaluar në mënyrë të menjëhershme këtë krizë të thellë politike nëpërmjet dialogut politik.

2. Shpreh keqardhje për mungesën e vullnetit politik nga partia qeverisëse për të arritur progres në draftimin dhe miratimin me konsensus nga partitë politike të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

3. Duke theksuar thirrjen e përsëritur nga OSBE/ODIHR të rëndësisë që ka vullneti politik për të zbatuar plotësisht standartet e kërkuara për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës zgjedhore në dobi të demokracisë shqiptare dhe të funksionimit të institucioneve demokratike në nivel qendror dhe vendor.

4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe strukturat e specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; bën thirrje për një vendim përfundimtar të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit të vitit 2019.

5. Thekson se aktiviteti i blerjes së votës dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet Europiane dhe bën thirrje për rezultate të prekshme në kohë të afërt dhe procedim penal të suksesshëm të të gjithë fajtorëve përfshirë politikanët, zyrtarët dhe bandat kriminale të përfshirë në vjedhje votash dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.

6. Shpreh shqetësim të thellë përsa i përket fenomenit të përsëritur të kandidimit të njerëzve me rekorde kriminale apo zgjedhjes së tyre në funksione publike në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim të shpejtë dhe pa mëdyshje të ligjit dhe largimin nga funksioni të gjithë shkelësve të tij.

7. Vëren më shqetësim faktin se Shqipëria konsiderohet bazë operacionale e rrjeteve të krimit të organizuar si dhe po përballet me korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes; shpreh nevojën urgjente të Shqipërisë të përfundojë hetimet, procedimin dhe dënimin për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar; thekson nevojën për rezultate solide në luftën kundër kultivimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; nisjen dhe përfundimin e procedimeve të gjithë fajtorëve përfshirë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

8. Mbështet plotësisht Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe aleatët e saj në përpjekjet e tyre për të zgjidhur krizën politike, si dhe angazhimin e tyre të palëkundur në përmbushje të aspiratave Euro-Atlantike të qytetarëve të Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rezolute per shqiperine unioni ndërkombëtar demokrat rezolute per shqiperine unioni ndërkombëtar demokrat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet