LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhduket Klevis Lleshi, 21-vjeçari nga Burreli që gjakmarrja i mori babanë dhe xhaxhain, nëna mes lotësh: Shokët e kanë ç

14 Gusht 2020, 15:24 Nga DOSJA
Zhduket Klevis Lleshi, 21-vjeçari nga Burreli që gjakmarrja i mori

BURREL– Klevis Lleshi, 21 vjeç, banues në Burrel ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 5 gusht. I riu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi akuzohej se kishte kanosur me jetë një person që quhet Mariglen Hoti, por që nga ora 13:00, e datës 5 guisht, nuk ka pasur më kontakte me familjen e tij.

Pas disa orësh pritje, nëna e e të riut ka denoncuar rastin në polici. Në një prononcim për News 24 nëna e Klevis Lleshit, tregon se hera e fundit që ka parë të birin, ishte rreth 10 ditë më pare dhe që atëherë nuk ka asnjë kontakt me të. Ajo dyshon se miqtë e të birit mund ta kenë tradhëtuar dhe mund ta kenë çuar tek ‘armiku’, që për ata është familja Hoxha. Dy familjet janë në hasmëri prej shtatë vitesh.

“Djali im ka dalë në orën 1 nga shtëpia, është nisur e ka pirë një kafe tek lokali me shoqërinë e vet. Në orën 3, djali ka humbur çdo lidhje dhe çdo kontakt dhe telefoni është fikur, është zhdukur në rrethana misterioze. Unë dyshoj që djali im është marrë nga shoqëria e vet dhe është dorëzuar tek dora e hasmit. Ne kemi hasëm Ali Hoxhën nga Shtjefni dhe me banim në Mamurras. Ne jemi në hasmëri për arsye se djali i kunatit tim që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me djalin e kunatit, prej 12 vjetësh që ishte në Angli, dyshohet se thotë se ka vrarë djalin e Ali Hoxhës. A e ka vrarë a s’e ka vrarë ne nuk kemi asnjë lloj lidhje me të sepse prej 12 vitesh ne edhe në telefon nuk na ka marrë njëherë vetëm më ka pyetur sesi je. Policia asnjëherë nuk më ka kërkuar, e kam kërkuar vetë policinë. Kam ndenjur edhe 2 orë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Burrelit dhe jam futur me zor brenda për të kërkuar djalin tim që më është djerr një fëmijë 20 vjec në mes të ditës në mes të Burrelit. Kam pritur 8 ditë dhe nuk kam marr përgjigje nga policia dhe gjykata e Burrelit, kam ardhur në Tiranë dhe kam kërkuar takim me ministrin Lleshaj. Qysh në vitin 2013 është vrarë burri im, në 2017 është vrarë kunati, 6 muaj mbrapa është zhdukur djali i kunatiti 40 vjec dhe më i fundit djali im 20 vjec më 5 gusht dhe për 6 vjet, 2 persona janë të vrarë dhe 2 të zhdukur. Nga shteti shqiptar nuk kemi marr asnjë lloj përgjigje, asnjë i arrestuar dhe asnjë i dyshuar. Arsyeja është hasmëria. Ne deri në atë kohë as nuk na kanë vrarë, kemi jetuar dhe punuar, nuk kam pas asnjë të keqe. Kalvari i këtyre punëve fillon atë ditë që jemi bërë hasëm me Ali Hoxhën. Nga autoritetet shqiptare unë kerkoj, që deri më tani ato nuk kanë bërë asnje hap para për të gjitha vrasjet. Unë kam heshtue dhe djalin nuk kam dashur ta fus në konflikt. Sepse më është vrarë burri, nuk kam folur tek asnjë gjykatë, tek shteti shqiptar kërkoj drejtësi dhe do flijohem para kryeministrisë, më ka humbur një jetim duke pirë kafe. Dyshimi im është që policia e Burrelit është palë me hasmin dhe krimin,”– tregon nëna e të riut.

Si qëndron puna mes dy familjeve, hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?

Të zhdukurit, Klevis Lleshi i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai, para shtëpisë. Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëri.

Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda i personit të identifikuar si Afrim Hoxha, në makinën e tij në Britani, në vitin 2012. Fisi Hoxha ka pasur konflikte me persona nga familja Lleshi dhe kanë dyshuar që vrasjen macabre në Britani e kanë bërë ata, dhe ashtu rezultoi. Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ali hoxha arben lleshi klevis lleshi zhduket klevis lleshi ali hoxha arben lleshi klevis lleshi zhduket klevis lleshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet