LIVE UPDATES
Aktualitet

DËSHMITË + DOSJA/ 4 mln euro mashtrim! Burg 4 të arrestuarve. Shqiptarët rrëfejnë si iu futën bizneseve fiktive të kamer

24 Korrik 2021, 10:14 Nga DOSJA
DËSHMITË + DOSJA/ 4 mln euro mashtrim! Burg 4 të arrestuarve.

TIRANË– Xhentil Kupe 54 vjeç, banues në Tiranë, Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Donad Anu alias Ugochukëu 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, janë lënë sot në burg nga Gjykata e Tiranës. Masat e sigurisë janë dhënë ditën e sotme gjatë seancës së mbajtur për të arrestuarit, të cilët akuzohen për mashtrim kibernetik përmes të cilit kanë zhvatur 4 milionë euro.

Të arrestuarit janë shfaqur kokëulur dhe thuajse të zbathur, ndërsa dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore. Marie Estelle Goufan ka shpërthyer në lot para gjykatës. Në momentin që trupi gjykues ka dhënë masat e sigurisë, ajo ka nisur të qajë dhe ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme. Gruaja ka thënë se ka shkuar vetëm njëherë në bankë me Xhentil Kupen, edhe ky i arrestuar për të njëjtën çështje, për të dëgjuar bisedën dhe për t’ia treguar më pas Donald Anu, një tjetër i arrestuar gjithashtu. Në një tjetër dëshmi ajo ka thënë se kishte ardhur në Shqipëri për në nisur një jetë të re me 34-vjeçarin Donald Anu, të cilin deklaroi se e ka të dashur. Ndërsa vetë i riu është shprehur se në Tiranë ka ardhur për turizëm, duke nxjerrë kështu në pah kontradiktat e para mes deklaratave.

Shqiptari Fatbardh Danja, ka pretenduar se shtetasin nga Kameruni, ia kanë prezantuar si sipërmarrës, konkretisht një person me emrin Abaz dhe se ai ka bërë rolin e përkthyesit, dhe nuk ka qenë në dijeni të mashtrimit që është kryer. Përpara gjykatës, ai tregon se ka marrë 300 mijë lekë të vjetra për për kthimet, dhe pas kësaj pune i kanë ofruar që të bëjë dhe punën e administratorit në lidhje me biznese të ndryshme që kamerunasi Donald Anu kishte hapur në Shqipëri.

Ndërsa Xhentil Kupe ka thënë hetuesve se e ka njohur biznesmenin 34-vjeçar përmes motrës së këtij të fundit, e identifikuar si Evelina, me të cilën ishte dhe fqinj. Kupe është shprehur se pasi janë takuar disa herë, ai i ka kërkuar që të hapë një “NIPT” në emrin e tij, pasi ai vetë nuk mundej sepse nuk kishte leje qëndrimi në Shqipëri. Kupe është shprehur se pasi ka marrë garanci prej tij se nuk kishte probleme ligjore ka pranuar ta ndihmojë dhe se më pas në llogarinë e hapur për biznesin Donald Anu ka ardhur një transfertë parash nga Polonia me vlerë 300 mijë euro. Pasi e ka pyetur për këtë fakt, Donaldi i ka thënë se nuk duhet të shqetësohej pasi çdo veprim që kryhej përmes bankës ishte i ligjshëm.

Dosja.al ka siguruar edhe dokumentet nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se Kupe ka në pronësi edhe katër biznese të tjera përveç atij të gurëve të çmuar që mban emrin tregtar ‘GS ECOMETAL CO LTD’. Një prej tyre është mobileri me emrin tregtar ‘Agnes Katbeth Kreimer’, një tjetër është një bar-kafe, një tjetër është për pasjisje farmaceutike me emrin ‘ECI PHARMACEUTICALS LLC’ dhe një tjetër rezulton i çregjistruar. Xhentil Kupe rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë që sot, 54-vjeçari Kupe, ka disa biznese në emrin e tij, një prej tyre dhe për blerjen e shitjen e gurëve të çmuar, në vitin 2010 ka qenë i arrestuar dhe i akuzuar për vjedhjen e Kishës së Shën Mërisë në Voskopojë, ku ishin marrë disa mbajtëse llampadarësh dhe një pjesë e ikonostatit.

Si ra në rrjetë grupi i mashtruesve?

Dosja.al ka zbardhur detaje nga dosja e grupit të vënë në pranga për mashtrimin kibernetik prej katër million eurosh. Mësohet se fillimisht e ka dhënë sinjalin një biznesmen, përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare. Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije i është drejtuar në banke në Shqipëri duke theksuar se dikush po tenton të ndërhyjë në të dhënat e tij, duke mashtruar partnerët e tij të biznesit, përmes një llogarie të hapur në të njëjtën bankë me të.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një biznes me seli në Durrës që kishte hapur një llogari bankare në emër të një person inga Nigeria, Emmanuel Emereibenu 39 vjeç i cili njihej edhe me emrin Donald Fonkem. Në momentin e çeljes së llogarive, 39-vjeçari nuk ka kryer asnjë pagesë, por aktiviteti i tij ka ngjallur dyshime tek hetuesit dhe ata e kanë mbajtur nën vëzhgim.

Kështu, më datë 18 shkurt Donald Fonkem u pa teksa dilte nga banesa, nga një ambient me qira në fund të rrugës “Maji”  dhe rrugës ka hedhur në kosh disa letra dhe karta ‘sim’ të kompanive të ndryshme celulare. Këto karta janë marrë nga njësia e vëzhgimit ku janë gjetur disa pasëorde të ndryshme dhe fatura e pagesa.

Për çfarë akuzohen?

Grupi u vunë në pranga dy ditë më parë, më 22 korrik. Të katërt, së bashku me persona të tjerë jashtë territorit të Shqipërisë, akuzohen se kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme.

Në këtë moment, kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e pritësve të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re dhe për pasojë u kanë marrë paratë. Në total akuzohen se kanë zhvatur 4 milionë euro.

Roli i dy shqiptarëve Xhentil Kupe e Fatbardh Danja ishte hapja e bizneseve fiktive pranë qëndrës kombëtare të bizneseve, strehimi i të huajve si dhe tërheqja e parave në banka. Tani, prokuroria i ka bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve të tjerë nga Kameruni, emri i të cilëve nuk bëhet ende me dije.

(kle.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet donald anu fatbardh danja marie goufan xhentil kupe donald anu fatbardh danja marie goufan xhentil kupe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet