Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Zidane pritet si hero në Marsejë, projekt për të luftuar pabarazinë mjekësore në qytete…
11 Shkurt 2022, 16:09Nga DOSJA
FRANCE –“Nuk duhet të lejosh, që pabarazitë në aksesin e kujdesit mjekësor të zgjerohen!” Ishin këto fjalët e para të Zinédine Zidane që ishte për të mbështetur hapjen e një zyre telekonsultimi mjekësor, të premten në qytetin e paprivilegjuar të Marsejës, ku ai u rrit.
“E dini, unë jam nga La Castellane, jam rritur këtu me prindërit e mi. Ne e kemi gjithmonë zemrën tone këtu edhe kur largohemi”,- u tha “Zizou” dhjetëra njerëzve nga ky qytet në veri të Marsejës, të grumbulluar për ta pritur atë.
Të rinjtë u ngjitën nëpër pemë për të parë yllin e futbollit, kampion bote në vitin 1998. Nënat bënin foto me celularët e tyre, emocioni është i dukshëm.
Rrethi në të cilin ndodhet La Castellane, si tre të tjerët në veriun e varfër të Marsejës, janë shumë “më pak më të pajisur se pjesa tjetër e qytetit me mjekë të përgjithshëm dhe specialistë”, sipas Agjencisë Rajonale të Shëndetit. Në La Castellane, ku jetojnë rreth 7.000 njerëz, mjeku i fundit u largua dy vjet më parë.
Projekti i shtëpisë së kujdesit dixhital, i udhëhequr nga profesori i neurokirurgjisë, Philippe Metellus, do t’i lejojë banorët të përfitojnë nga terminalet e telekonsultimit, ku mund të konsultohen me mjekët nga distanca, të ndihmuar nga një infermiere, ose një ndërmjetës.
“Ky projekt fantastik do të përmirësojë jetën e njerëzve dhe jetën e kësaj lagjeje dhe kjo është më e rëndësishmja, – u shpreh Zinedine Zidane. – Faleminderit për këtë projekt, i cili do të ofrojë zgjidhje efektive në jetën e përditshme të njerëzve. Shpresoj që ky projekt të mund të përhapet në të gjitha lagjet që kanë nevojë”.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SPANJE – Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Karim Benzema do të jetë në Paris të martën e ardhshme për ndeshjen e fazës eliminatore të Champions League mes ...
SPANJE – Villarreal po kalon një moment shumë pozitiv, me vendin e gjashtë në renditje të La Liga dhe jo shumë larg Champions League. Por që gjërat po shk...
TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu bëjë me dije, se ditën e sotme, e premte, 11 shkurt 2022, ora 15:00, do të zhvillohet mbledhja e Kom...
PEKIN- Lara Gut-Behrami, bashkëshorjta e futbollistit me origjinë shqiptare Valon Behrami ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Peki...
KORÇË-Merkato e transferimeve është mbyllur, por jo për Skënderbeun. Skuadra korcare ka mundur të bëjë edhe lëvizjen e fundit duke transferuar Jorgo...
SPANJE – Gjashtë gola në 62 ndeshje, plus një seri dëmtimesh që e kanë kufizuar shumë aktivizimin e tij. Ndikimi i Eden Hazard te Real Madrid nuk ishte aq...
ANGLI – Jurgen Klopp vlerëson me superlativa Diogo Jotan, autorin e dopiedës, me të cilin Liverpool mposhti Leicester mbrëmë, në javën e 24-të të Premier ...
ANGLI – Fitorja e Arsenalit në Wolverhampton, pasi si të pazakontë përjashtimin e jashtëzakonshëm nga fusha të Gabriel Martinellit.Sulmuesi italo-brazilia...