LIVE UPDATES
Politike

Zijad Beçiroviç: Shqipëria shtet mafioz, Rama do ketë fatin e Millosheviçit

26 Qershor 2019, 08:27 Nga DOSJA
Zijad Beçiroviç: Shqipëria shtet mafioz, Rama do ketë

TIRANË- Pak ditë më parë, Instituti i Studimeve Ballkanike dhe të Lindjes së Mesme, realizoi një studim, në bazë të së cilës, thuhej se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po vepronte si Slovodan Millosheviçi në Serbi. Efektet negative të qeverisjes së Edi Ramës janë mese të dukshme edhe nga drejtori i këtij instituti, Z. Zijad Beçiroviç. Në intervistën dhënë për gazetën “Shekulli”, Z. Beçiroviç thekson problemet që po vijnë nga qeverisja e dështuar e Kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama. Sipas Beçiroviç, Shqipëria me sjelljen e saj po dëmton rajonin dhe ka mundësi edhe të destabilizojë Bashkimin Evropian. Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Z. Beçiroviç, është pesimist edhe për muajin tetor. Sipas tij edhe në tetor, Shqipëria do ta ketë të pa mundur të hapë negociatat me Bashkimin Evropian.

Në Shqipëri ka një krizë politike. Si e komentoni këtë gjë?

Për fat të keq Shqipëria gjendet në fazën para luftës qytetare. Situata është më se serioze, mbasi elitat politike nuk kanë mësuar asgjë nga ngjarjet e vitit 1991 dhe 1997, kurse sot, situata është më e vështirë dhe më komplekse. Ashtu sikurse kam theksuar edhe disa herë më parë, tani në Shqipëri kemi fenomenin e politizimit të kriminalitetit dhe kriminalizimin e politikës, si dhe mungesën e shtetit të së drejtës. Pra, Shqipëria gjendet në rrethin vicioz të politikës, kriminalitetit dhe mafies. Kësaj here kemi të bëjmë edhe me rolin e faktorit ndërkombëtarë në kriminalitet në Shqipëri, para së gjithash, disa funksionarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Pasi gazeta e njohur gjermane “Bild”, publikoi materialet e përgjimit, rezultonte se qeveria është e përfshirë në vjedhjen e votës dhe korrupsionit. Si e analizoni këtë fakt?

Në “Bild“ kanë dalë shkrime tepër të buta. Situata është tejet e ndërlikuar dhe sikurse thashë më parë tejet komplekse. Pra, nuk bëhet fjalë veç për kriminalitet standard dhe korrupsion, por për kriminalitet ku janë bashkëpunëtorë institucionet më të larta të shtetit shqiptarë dhe funksionarët e tij më të lartë, kurse akuzat më të mëdha janë të drejtuara nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

 Shqipëria ka marrë një përgjigje negative nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian. Negociatat janë shtyrë për në muajin tetor. A ka ndonjë rrezik që edhe në tetor, Shqipëria të mos i hapë negociatat?

Duhet të jesh iluzionist i pa përmirësuar, dhe të presësh datën për bisedime në qershor të vitit 2019. Nuk do të ndodhë asnjë gjë e tillë as në tetor të 2019. Padrejtësi e madhe është bërë nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Maqedonisë Veriore, e cila ka bërë hap historik të paraprirë nga kryeministri Zoran Zaev, që ishte fuqishëm i përkrahur nga bashkësia shqiptare në atë shtet. Nuk mund të prisni që Shqipëria të marrë datën për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, kur në hapësirën politike të saj janë institucionet e shtetit të zhvatura nga mafia dhe politika. Dua t’ju rikujtoj fjalët e funksionarit të lartë amerikan, i cili ka thënë se çdo shtet ka mafie, vetëm se në Shqipëri mafia ka shtetin e vet.

Një çështje tjetër ka të bëjë me shqetësimin e Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave. A mendoni se Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë për këtë proces?

Pa dyshim se është vendosur në pikëpyetje regjimi pa viza për Shqipërinë, të cilin ajo e ka me shtetet e Bashkimit Evropian. Shqipëria si rregull është në situatën më të rëndë që kur ka hyrë në fuqi pluripartizmi në vendin tuaj. Shqipëria gjendet në boshllëk historik nga e cila do të varet e ardhmja e saj, e unë do të thosha edhe ekzistenca e saj. Ngjarjet në Shqipëri mund të destabilizojnë jo vetëm rajonin, por edhe dhe Bashkimin Evropian.

Po në lidhje me qasjen e elitës politike shqiptare ndaj Bashkimit Evropian? Kryeministri Edi Rama është përpjekur që të thotë se Bashkimi Evropian është e prekur nga ekstremistët populistë? Por partitë e tjera në Shqipëri janë duke thënë se gabimi kryesor qëndron tek qeveria? A jeni dakord me këtë konkluzion?

Edi Rama deri tani ka folur çka nuk duhet të flasë. Tani aspak nuk është me rëndësi se çka ai mendon. Ngjarjet në terren dhe situata aktuale janë argumenti i politikës së tij. Për fat të keq, disa nga funksionarët e Bashkimit Evropian, por edhe të disa shteteve tjera, janë tashmë të korruptuar nga ana e regjimit të Edi Ramës. Gëzon fakti se agjencitë e inteligjencës së shteteve të mëdha u kanë rënë në fije rrjedhave financiare të kapitalit të Edi Rames dhe oktopodit të tij kriminal. Në situatën ekzistuese, opozita sillet dukshëm si shtet formuese, sepse për të Shqipëria është në vendin e parë. Zgjidhja e krizës në Shqipëri do të shpalosë gjithë vobektësinë e politikës evropiane, kriminaliteti i kryer dhe korrupsioni nga ata, prandaj Edi Rama ka ende përkrahjen e atyre rretheve të korruptuara. Në rastin e Shqipërisë krejtësisht kanë dështuar NATO dhe BE.

Cilat janë shqetësimet kryesore për Shqipërinë sot?

Shqetësimi më i madh në Shqipëri është se si të parandalohet lufta qytetare. Ajo mund të arrihet vetëm në një mënyrë. Duhet që partitë politike të formojnë qeveri tranzitore, e cila do të përgatisë terrenin për mbajtje të zgjedhjeve transparente dhe të ndershme, për zgjedhjet parlamentare në vjeshtë të vitit 2019 . Po ashtu të gjitha partitë politike duhet të pranojnë që të formohet gjykata dhe prokuroria speciale, e cila do të procedonte bartësit e funksioneve më të larta, si dhe shtyllat bartëse të kriminalitetit dhe korrupsionit duke e përfshirë edhe Edi Ramën. E natyrisht, duhet të respektohet dekreti i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, cili me dekret shtyu mbajtjen e zgjedhjeve të 30.06.2019, deri sa të përmbushen kushtet për mbajtje të tyre. Aventurizmi politik i Edi Ramës e çon Shqipërinë si dikur kryetarin e Serbisë Sllobodan Millosheviçin, dhe nëse vazhdon kështu do të pësoj fatin e tij. Rama është i mendimit se me intensifikim të krizës do të shpëtojë veten, por në të vërtetë me intensifikim të krizës ai vetëm e vështirëson pozitën e tij, kurse Shqipërinë si ndër shtete të lashta evropiane do ta çojë në pasiguri dhe greminë politike. Shërbimin më të madh do t’i bënte vendit të veta po që se do të dorëhiqej sa më parë.

(Marrë nga Shekulli.com)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama instituti i studimeve ballkanike përgjimet e bild slovodan millosheviçi zijad beçiroviç edi rama instituti i studimeve ballkanike përgjimet e bild slovodan millosheviçi zijad beçiroviç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet