LIVE UPDATES
Aktualitet

DËSHTON arratisja! Mici dhe Idrizi i vunë flakën Komisariatit në Kamëz, 2 policë në pranga

27 Mars 2022, 07:06 Nga DOSJA
DËSHTON arratisja! Mici dhe Idrizi i vunë flakën Komisariatit

TIRANË-Tentativa për arratisje e Arben Micit dhe Dilaver Idrizit, i vuri flakën Komisariatit numër 5 në Kamëz. Dosja.al raportoi e para ngjarjen e rëndë e cila mori jetën e Micit si dhe la të asfiksuar dy të tjerë. 26-vjeçari, Arben Mici, është viktima i cili humbi jetën në spital nga plagët e marra. Burime për Dosja.al tregojnë se Mici së bashku me të ndaluarin tjetër, Dilaver Idrizin i vunë flakën rrobave me çakmak në qelinë e paraburgimit në Komisariatin e Kamzës. Dy të paraburgosurit kishin bërë plan për t’u arratisur e kishin menduar që të krijonin kaos me djegien e rrobave e të dyshekut ku flinin, duke tentuar arratinë. Mirëpo plani i tyre mori kthesë tjetër, duke lënë njërin prej tyre të vdekur e tjetrin të asfiksuar e me plagë në trup…

Por si ndodhi e gjithë ngjarja?

Rreth orës 18:00, Arben Mici 26-vjeç ishte rikthyer në qelitë e Komisariatit nr 5. Ai akuzohej për dhunë në familje dhe ishte në një dhomë me Dilaver Idrizin, 62-vjeçarin që akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, pasi hodhi bashkoëshorten e tij nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku jetonin. Dilaver Idrizi është njohur të premten me masën e sigurisë “arrest me burg”, por edhe ky priste ekzekutimin e urdhrit dhe duke qenë fundjavë ishte rikthyer në qelitë e komisariatit të Kamzës.

Ishte ora 21:00 kur totalisht në shkelje të ligjit, Mici është lejuar të ndezë një cigare dhe të dalë në korridor. Në një moment, ai është kthyer në qelinë e izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut me çakmakun që iu la për të ndezur cigaren. Më pas ka dalë që aty dhe me shpejtësi është futur në banjo me shpresën se efektivët do të hutohen nga zjarri e ai do të kishte mundësinë të arratisej. Por nuk ia doli dot. Dhomat e izolimit në komisariatin numër 5 janë në katin e nëndheshëm, bodrum e nuk kanë dritare. Dhomat e reja të izolimit janë ndërtuar por nuk janë vënë në funksion vetëm se mungonte një zgarë hekuri.

Për pasojë djegia e sfingjerit të dyshekut ka bërë që i gjithë kati të mbushet nga tymi e 26-vjeçari u bllokua në tualet ku dhe u gjet i vdekur si pasojë e asfiksisë. Dëme të mëdha ka pësuar edhe Dilaver Idrizi. Duke qenë se po shikonin ndeshjen, efektivët kanë ndërhyrë me vonesë. Konkretisht ka qenë inspektori Hajredin Boja ai që është futur në bodrume, por ka mbetur edhe vetë i plagosur.

Kush ishin të shoqëruarit?

26-vjeçari Arben Mici në vetëm dy muajt e fundit ishte shoqëruar mbi 22 herë në polici. Ai është denoncuar nga nëna e tij për dhunë, të cilën e rrihte vazhdimisht. Lajmin familja e tij e ka marrëvesh sot nga policia dhe kanë hapur dyert e mortit. Konkretisht, i ati ka treguar përpara kamerave se ishte nisur t’i dërgonte rrobat në komisariat kur ishte informuar për ngjarjen.

62-vjeçari Dilaver Idrizi akuzohet për vrasje të mbetur të tentativë. Ai hodhi gruan e tij nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku dhe jetonin, por dëshmoi se ajo ra vetë, duke varur rrobat. Idrizi kërcënoi dhe të shoqen duke e bindur që të thoshte të njëjtën gjë para uniformave blu, por vajza e çiftit zbuloi të gjithë ngjarjen.

Efektivi Hajredin Boja dhe i paraburgosuri Dilaver Idrizi ndodhen në repartin e djegieve plastike në QSUT-të, në gjendje delikate por jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitë e tyre për ngjarjen, pritet të hedhin më tepër dritë mbi atë çfarë ka ndodhur brenda mureve të komisariatit nr.5.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vuri në pranga dy inspektor policie, Fatmir Isufi eHajredin Bojën që mbeti i plagosur. Gjithashtu ka nisur procedimi penal për dy inspektorët e tjerë, Lutfi Muça e Mark Marashi si dhe komisarin Ylli Çollaku. Të gjithë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën duke mos marrë masa në parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mosdhënie ndihme.  

Nga ana tjetër, kjo ngjarje nxjerr në pah një tjetër problem, kushtet në dhomat e izolimit në komisariat që janë shumë të rënda. Avokati i Popullit bën thirrje për përmirësim të kushteve të paraburgimit. Përmes një reagimi zyrtar, zyra e Avokatit thotë se ka rekomanduar masa mbi ndërtimin e ambienteve të sigurisë, mjediseve të veçanta për të miturit, pajisjen me orendi bazë, pajisjen me sistem ngrohjeje për stinën e ftohtë, pajisjen me sistemin e sinjalizimit me zile për raste emergjente, pajisjen me sistemin e monitorimit me kamera, si dhe kushte të tjera”. Vetëm dy javë më parë, për komisariatin e Kamzës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit paraqiti një raport për kushtet e trajtimit të të arrestuarve. Po ashtu, Këshilli i Europës ka ngritur shpesh alarmin për mbipopullimin e burgjeve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Si iu vu flaka komisariatit, policët shihnin ndeshje, Mici vdiq në banjo, roli i Idrizit

Iu vu zjarri nga të paraburgosurit, PAMJE nga komisariati i Kamzës, dritaret të nxira

“E sollën kufomë!”/ Fqinjët e Arben Micit: Na iku truri, si të ishte djali jonë

Viktima i ndaluar 22 herë në 2 muaj! Zjarri në Komisariat, efektivët po ndiqnin ndeshjen

Dyshohet se i vuri zjarrin komisariatit në Kamëz, hapen dyert e mortit për Arben Micin

Djali i tij tentoi arratisjen nga komisariati! Babai i viktimës: Sot do i çoja rrobat

ZJARRI/ Plani për arratisje i Micit dhe Idrizit! Tentuan të krijonin kaos, dogjën rrobat

‘Nuk vepruan…’/ Zjarri në komisariatin e Kamzës, EMRAT e inspektorëve të arrestuar

Zjarri në Komisariat! SHÇBA: Arrestohen 2 policë, 3 në hetim, lejuan mjete ndezëse në qeli

Hodhi partneren nga ballkoni! Idrizi i lënduar nga zjarri në Komisariat, 20% djegie në trup

Zjarri në komisariatin e Kamzës!Avokati i Popullit: Nevojë urgjente për përmirësim kushtesh

FOTO/ Tentoi të ndihmonte të burgosurit në Kamëz! Ky është ‘Boja’, efektivi që u asfiksua

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mici dilaver idrizi zjarr ne komisariatin e policise ne kamez arben mici dilaver idrizi zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet