Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Zjarr në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, ALARMOHEN nxënësit, nis evakuimi i tyre
17 Janar 2022, 10:19Nga DOSJA
TIRANË– Linja e tensionit pranë shkollës 9-vjeçare ‘Ahmet Gashi’ në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Laprakës. ‘Panorama’ ka ndarë pamjet nga zjarri që shihet se ka nisur pranë shkollës.
Nxënësit e shkollës janë alarmuar nga flakët e zjarrit të cilat kanë intensitet të lartë. Mësohet se nxënësit dhe mësuesit janë duke u evakuuar nga ambientet e shkollës për shkaqe sigurie.
Dyshohet se shkak i nisjes së zjarrit mund të jetë bërë këputja e telit të korrentetit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse për të shuar flakët e zjarrit. Polica ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprakMë datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Dy shqiptarë dhe një grua moldave janë arrestuar në Itali pasi janë kapur me 50 kg kokainë. Tre personat janë arrestuar në flagrancë. Mediat e huaja rapo...
MALI I ZI-Një sasi e konsiderueshme kanabisi u sekuestrua të shtunën në Mal të Zi, në pikën kufitare të Bozhaj. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës po vazhdojnë h...
TIRANË – Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka pranuar kërkesën e magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani për marrëveshje duke pranuar shkeljen disi...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka arritur të rikthejë buzëqeshjen në fytyrën e Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan. Në fjalimin e tij Rama bëri një batut...
TIRANË – Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, dega Tiranë, ka ftuar të gjithë mësuesit e kryeqytetit të bashkohen në një revoltë në datën 26 janar...